Shqetësuese, Kosova në rrezik të mbetet pa thëngjill

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë që Vetëvendosje ka thirur Interpelancë për arsye të rrezikut të mbetjes pa thëngjill në muajin maj, njofton Klan Kosova.

Periskopi.com Lajme

“Problemi më i madh është jashtë këtij 15 milionëshi, arsyeja e shqetësimit tonë që kemi ftuar edhe në Interpelancë, ka qenë fakti se rrezikohemi që të mbesim pa thëngjill në muajin maj”.

“Kjo do të thotë se obligohemi për të importuar energji, kush do ta paguajë këtë energji elektrike dhe kjo është shumë alarmante”.

“Me mbet pa thëngjill një vend që flen mbi thëngjill është alarmante prandaj ne kemi thirrur interpelancë”.

Kadaj- Bujupi në emisionin Zona B në Klan Kosova ka thënë se në komisionin për MSA-në evitohet pjesëmarrja e publikut në mënyrë që të mos japin llogari për dështimet e tyre.

“Ka një përpjekje që në çfarëdo forme me e evitu pjesëmarrjen e publikut dhe bërjen publike të këtyre temave, ka vazhdimisht përpjekje që së pari të tallen para këtyre Komisioneve të mbyllura dhe së dyti të mos japin llogari për dështimet e tyre”.

“Kjo është një pyetje që duhet të dëgjohet në publik, ka pasur edhe pyetje të tjera”.

“Ka qenë edhe Ministrja e Drejtësisë dhe ne normalisht që kemi ngritur shqetësimin se çfarë ka ndodhur me vdekjen e Naser Makollit”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Reklamë
Reklamë

Për tre muaj në Kosovë u prodhuan 2 271 900 tonë thëngjill

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për TM3 2016.

Periskopi.com Lajme

Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2016 (TM3 2016), vlera e gjithëmbarshme e prodhimit të thëngjillit është rreth 2 271 900 tonë. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale është 1 263.1 GWh, dhe në hidrocentrale është 38.3 GWh.

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2016, Kosova ka importuar 141.8 GWh energji elektrike, derisa ka eksportuar 199.4 GWh energji elektrike.

Në tremujorin e tretë të vitit 2016, sasia e energjisë elektrike e konsumuar në Kosovë është  831.0 GWh energji elektrike.

Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2015), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është ulur për 11.7%./ Periskopi

Reklamë
Reklamë