Pasi takoi Thaçin dhe Mustafën, Mogherini nis takimin me Nikoliqin dhe Vuçiqin

Kanë filluar takimet e para të ndara të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Periskopi.com Lajme

Pas takimit me delegacionin e Kosovës, i përbërë nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, Mogherini është takuar me përfaqësuesit serb, presidentin Tomisllav Nikolliq dhe kryeministrin Aleksandar Vuçiq.

Pas përfundimit të takimeve të ndara është paraparë takim i përbashkët mes dy delegacioneve, me ndërmjetësimin e Mogherinit.

Thaçi bisedë telefonike me Vuçiqin, ja për çfarë folën

Periskopi.com Video

SHBA-ja me lajme të mira për Kosovën

Thaçi në vazhden e takimeve që po i zhvillon në SHBA është takuar me kongresmenin Mike Turner Thaçi ka thënë se ka pasur një takim frytdhënës me kongresmenin Turner.

Periskopi.com Lajme

“Një takim frytdhënës pata edhe me kongresmenin Mike Turner, i cili njëherësh është Kryesues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Kongresmenin Turner e njoftova për reformat e bëra në Kosovë, për nevojën e themelimit të ushtrisë së Kosovës dhe për domosdoshmërinë që Kosova të bëhet pjesë e programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s”, thuhet në postimin e Thaçit.

Thaçi ka theksuar se kongresmeni Turner e ka siguruar se SHBA-ja mbetet e përkushtuar që ta mbështes Kosovën dhe rajonin për konsolidimin e paqes dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal

“Në këtë drejtim, kongresmeni Turner më siguroi se SHBA-ja mbetet e përkushtuar që ta mbështes Kosovën dhe rajonin për konsolidimin e paqes dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal”, ka thënë Thaçi./21Media

 

Thaçi e përdor radikalizmin si kërcënim ndaj BE-së kur kërkon liberalizim

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në Kongresin e Lëvizjes Panevropiane, ku bashkë me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani dhe atë të Maqedonisë, Gjorge Ivanov kanë folur në një panel për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Periskopi.com Lajme

Para shumë përfaqësuesve shtetëror, diplomatëve dhe përfaqësues te jetës publike të Austrisë, presidenti Thaçi ka thënë se këto diskutime janë një burim i inspirimit të përpjekjeve tona, të ëndrrave dhe dedikimit për të qenë plotësisht pjesë e të ardhmes evropiane.

“Jo vetëm gjeografikisht, por edhe përmes ndarjes së vlerave që e përcaktojnë kontinentin tonë. Nëse kthehemi mbrapa, shohim se zgjerimi i BE-së ka qenë njëra nga politikat më të suksesshme të BE-së. Ai i ka transformuar shoqëritë dhe vendet dhe i ka bërë ato të lira, demokratike, me prosperitet dhe me paqe”, ka shtuar ai.

Sipas Thaçit, këto janë elementet që e nxisin dedikimin tonë për të arritur dhe për të bërë reforma të thella në të gjitha aspektet e qeverisjes.

Ai ka shtuar se kjo është arsyeja që  nganjëherë i shtyjmë proceset që konsiderohen si të vështira ose që jo medoemos parapëlqehen nga populli, porse janë në interesin më të madh të qytetarëve dhe kontribuojnë për të çuar drejt integrimit evropian.

“Rruga për të arritur këtë qëllim është integrimi evropian. Njëlloj, sikurse BE-ja dhe kontinenti i Evropës nuk është i kompletuar dhe nuk mund ta realizojë potencialin e saj në aspektin e sigurisë, në mirëqenie dhe në vlera, nëse Ballkani Perëndimor mbetet jashtë saj”, ka nënvizuar ai.

 

Në Kongresin e Lëvizjes Panevropiane, presidenti Thaçi ka thënë se anëtarësimi në BE përkon me përkrahjen e 95 për qind të popullit të Kosovës dhe, përderisa premtimi i të ardhmes evropiane mbetet real, atëherë ndryshimi pozitiv është i mundshëm.

“Këto ndryshime do të manifestohen në zhvillimin e secilit vend rreth prosperitetit ekonomik, sundimit të ligjit dhe institucioneve të qëndrueshme, por po ashtu edhe në aspektin e bashkëpunimit regjional dhe në tejkalimin e ndryshimeve të së kaluarës”, ka thënë ai.

Para shumë diplomatëve, përfaqësuesve shtetëror, pjesëmarrës në këtë kongres, Thaçi ka theksuar se është e rëndësishme që BE-ja të mbetet e fokusuar në këtë pjesë të kontinentit dhe të sigurojë se zgjerimi të mbetet në tavolinë.

Ai ka shtuar se deri më tani Kosova ka qenë në gjendje të bëjmë përparim të madh për integrimin në BE. Sipas Thaçit, marrëveshja e Stabilizim-Asociimit e Kosovës me BE-në ka hyrë në fuqi në fillim të këtij viti, duke e bërë atë si marrëdhënien e parë kontraktuale ndërmjet vendit tonë dhe BE-së.

“Por, prapë ne duhet të pranojmë se pa një normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, asnjëri nga dy vendet s’do të mund t’i bashkohet këtij Unioni. Kjo edhe është arsyeja që ne jemi aq të përkushtuar në dialog për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka theksuar ai.

Presidenti Thaçi ka folur edhe për qëndrueshmërinë e BE-së, duke thënë se Kosova është ende duke pritur për liberalizim të vizave për qytetarët e saj, shumë vjet pasi fqinjët e saj t’i kenë pranuar këto privilegje.

“Si rezultat i këtij trajtimi të padrejtë, kosovarët vazhdojnë të mbesin populli më i izoluar në Ballkan”, ka shtuar ai.

Në fund presidenti Thaçi ka thënë se BE-ja duhet të pranojë se kudo që lë një boshllëk, do të dalë dikush tjetër që është i gatshëm ta mbushë atë. Sipas tij, sa më shumë të ketë angazhim të BE-së, do të mbetet më pak hapësirë për fuqitë më pak demokratike të huaja dhe kërcënime të radikalizmit.

“Në vend të kësaj, kjo premton prosperitet, më shumë stabilitet, më shumë reforma dhe më shumë paqe”, ka shtuar ai./ Periskopi