Arkeologët besojnë se kanë gjetur gjurmë të pallateve mbretërore të Agronit e Teutës

Periskopi.com Lajme

Zbulime të reja janë bërë edhe në zonën pranë Kotorrit, në Malin e Zi, ku arkeologët pretendojnë se janë gjetur gjurmë nga pallatet mbretërore të Agronit e Teutës.

“Zbulime të reja arkeologjike nga të gjitha trevat shqiptare” është kryefjala e konferencës që ka bërë bashkë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë arkeologë, historianë e studiues nga të gjitha trevat shqiptare.

“Zbulimet e fundit që ne po shpalosim sot vijnë nga prehistoria. Po bëjmë datime nëpërmjet një teknologjie shumë të avancuar për jetën e hershme të shumë vendbanimeve të Korçës, që kanë lëvizje deri në 1.000 vite diferencë me ato që ne kemi njohur deri më sot. Po ashtu kemi kërkimet e reja në liqenin e Prespës dhe të Ohrit”, ka thënë Luan Përzhita, drejtor i Muzeut Arkeologjik në Tiranë.

“Edhe në territorin e Kosovës kemi një sërë gërmimesh të reja, që çdo ditë e më tepër po japin një panoramë krejt të re të asaj që ne njohim. E kam fjalën për Ulpianën. Ka zbulime spektakolare që lidhen me bazilikat paleokristiane dhe bapstiste të shek VI, duke sjellë një kontribut tejet të ri jo vetëm për arkeologjinë e Kosovës, por edhe për Ballkanin”, tha tutje Përzhita.

Zhvillime të reja vijnë edhe nga fjala e fundit e teknologjisë për të sjellë në 3D sitet arkeologjike.

“Kemi një teknologji të re që po e zhvillojmë tani për kthimin në 3D të të gjitha monumenteve që ndodhen në qytetet antike, siç kemi nisur me Universitetin Politeknik të Barit në Bylis, ku dora-dorës do të kthejmë në 3D të gjitha monumentet me qëllimin që vizitori të ballafaqohet me mënyrën sesi ka qenë dikur ky monument, e jo të shikojë thjesht një rrënojë, e cila për atë flet shumë pak”, tha më tej Përzhita, raporton Top Channel.

Zbulime të reja janë bërë edhe në zonën pranë Kotorrit, në Malin e Zi, ku arkeologët pretendojnë se janë gjetur gjurmë nga pallatet mbretërore të Agronit e Teutës.

Klubi i njohur shqiptar shkarkon trajnerin

Ka zgjatur vetëm dy javë aventura e Roberto Cevolit në stolin e Teutës.

Periskopi.com Sporti

Trajneri italian është shkarkuar pas humbjes së sotme 1:0 ndaj Vllaznisë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime të sigurta për “Panorama Sport”, ndërsa në numrin e së dielës në gazetën e shtypur do mund të lexoni edhe sqarimin e presidentit Edmond Hasanbelliu.

48-vjeçari Çevoli mori drejtimin e skuadrës durrsake para dy javësh, duke zëvendësuar bashkëkombësin e tij Çezare Bexhi. Nën drejtimin e tij, “Djemtë e detit” morën dy humbje dhe një fitore.