Deputetja e AAK-së Thaçit: Nëse nuk formohet ushtria jep dorëheqje

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu e ftuar në emisionin Kontakt të Tribuna Channel ka shprehur se në rast se dështon iniciativa e Presidentit Hashim Thaçi për ta formuar ushtrinë e Kosovës, atëherë ky i fundit duhet të japë dorëheqje.

Periskopi.com Lajme

E megjithatë ajo ka thënë se si grup parlamentar e mbështesin projektligjin e Presidentit Thaçi.

Deputetja Haxhiu: Furnzimi me energji katastrofal, KEDS-i po abuzon me qytetarët

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka alarmuar në Kuvendit e Kosovës për reduktimet me energji elektrike.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se gjendja me furnizimin të energjisë elektrike është katastrofale.

Ajo ka thënë se KEDS-i po i lenë qytetarët nga 24 orë pa energji elektrike dhe as falje s’ka kërkuar

Haxhiu ka thënë se KEDS-i është duke abuzuar me qytetarët.

“Gjendje e furnizimit me energji është katastrofale. KEDS-I po abuzon me qytetarët. Vetëm Gjakova ka mbetur 24 orë pa energji elektrike dhe as falje nuk ka kërkuar KEDS-i. A duhet edhe konsumatori tua kthej me të njëjtën, na falni nuk ua paguajnë faturat. Ku është Qeveria e cila hesht”, ka thënë Haxhiu në Kuvendin e Kosovës, raporton lajmi.net.

Haxhiu ka prezantuar edhe dy fatura të dy konsumatorëve, që sipas saj, njëra është 598 euro, dhe tjetra 950 euro.

“Rrjeti është në gjendje të mjerueshme dhe natyrisht humbjet janë të mëdha, e ai që pëson është konsumatori. Qytetarët po ashtu kanë protestuar për fatura të fryra, ne jemi të vetëdijshëm që mund të ketë ndonjë gabim, por asesi gabim kolektiv. Unë kam dy fatura 598 euro për një muaj dhe familja e dytë që ka 950 euro vetëm për një muaj, ky nuk është biznes. Qytetarët vazhdimisht kanë protestuar dhe asnjëherë nuk kanë marr përgjigje. Qeveria i mbyll sytë, dhe bëhet e zëshme me koncesionime”, ka thënë Haxhiu./Lajmi.net/

Përplasen Gaxherri e Haxhiu

Deputetja e LDK-së Besa Gaxherri ka reaguar ndaj deklaratës së deputetes së AAK-së Teuta Haxhiu, e cila tha se Gaxherri po luan rolin e zëdhënëses së Qeverisë

Periskopi.com Lajme

 

Gaxherri tha se nuk është zëdhënëse e Qeverisë por kur bëhet fjalë për shtetin ajo tha: Po jam e Qeverisë kur duhet, jam e opozitës kur duhet dhe e popullit kur duhet. Ne nuk i kontribuojmë Nehat Thaqit në këtë formë”, tha Gaxherri.

Sipas saj kjo çështje është e ndjeshme dhe se janë institucionet që duhet të merren me të.

Inicimin e kësaj seance Gaxherri e ka quajtur gabim dhe se shpeshherë, sipas saj, po bëhen patriotizma.

Reagimin e Gaxherrit ia ka kthyer Haxhiu e AAK-se duke i thënë: Mund të jesh zëdhënëse e Qeverisë por e opozitës asnjëherë. U mundova ta kuptoj çfarë the por nuk kuptova asgjë se asgjë nuk the”.

E menjëhershme ishte përgjigja e Gaxherrit. “ E kam të qartë se ti nuk kupton kurgjo”, i tha Gaxherri, Haxhiut.