Opozita / arkiv

Kryeministri kërcënon me demarkacionin, opozita thotë se kurrë nuk morën ftesë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar së fundmi se po presin edhe disa ditë për gatishmëri të opozitës për dialog në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi. Ai ka thënë se nëse nuk ka

Periskopi.com Lajme

ërparime në këtë aspekt, Demarkacioni do të procedohet në Kuvend, ngase, siç thotë ai, rrezikohen procese të rëndësishme për vendin, siç është liberalizimi i vizave.

Por, opozita vazhdojnë me qëndrimin e njëjtë. Të tri partitë opozitare thonë se nuk kanë marrë asnjë lloj ftese asnjëherë, as nuk kanë idenë për çfarë po flet Mustafa, transmeton Periskopi.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe shefe e grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Aida Dërguti thotë se nuk kanë marrë asnjë ftesë nga kryeministri.

“Do të duhej që ftesa të bëhej në mënyrë institucionale. Në të kundërtën, në gjendjen aktuale marrëveshjen nuk e votojmë”, tha ajo.

Edhe kreu i Nisma për Kosovës, Fatmir Limaj thotë se nuk kanë asnjë ftesë, bile deklaratat e Mustafës i sheh si qëllim për të hutuar publikun.

“Ai nuk ka bërë asnjë ftesë, për çka na fton, qëllimin dhe çka do diskutojmë”, tha Limaj.

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se Mustafa me deklarata të tilla po bënë humor.

“Nuk kemi marrë asnjë ftesë zyrtare, kjo është çështje e ndjeshme. Derisa nuk kemi ftesë zyrtare e shohim si humor këtë çështje dhe nuk merremi me të”, tha Lekaj për RTV 21.

Është paralajmëruar se Demarkacioni do të dërgohet në Kuvend brenda këtij muaji./ Periskopi