Sulm terrorist në Kolumbia, tri viktima

Periskopi.com Lajme

Tri gra janë vrarë në kryeqytetin kolumbian, Bogota, në atë që autoritetet thonë se ishte një sulm terrorist.

Shpërthimi ndodhi në një qendër tregtare të tejmbushur “Zona Rosa”, ku mbetën të plagosur edhe 11 persona të tjerë.

Kryebashkiaku i Bogotas Enrique Penalosa tha se një nga ata që vdiq ishte nga Franca.Autoritetet thonë se besojnë se shpërthimi u shkaktua nga një bombë e vogël në një tualet për gratë.

Sulmi ndodhi pasditen e së shtunës, kur qendra tregtare “Andino” ishte plot me njerëz që blinin dhurata për Ditën e Atit, që festohet të dielën.

Një grua 23-vjeçare franceze, Julie Huynh, e cila kishte punuar si vullnetare në një shkollë në jug të qytetit ishte viktima e parë që u identifikua.

Ana María Gutiérrez, 27 vjeç dhe Lady Paola Jaimes Ovalle, 31 vjeç, u dërguan në spital, por më vonë u shpallën të vdekura.

Një shtetas francez, Nathalie Levrand, 48 vjeç, u pranua me traumë të indeve të buta, tha stafi mjekësor në Bogotá Country Clinic.

Reklamë
Reklamë

Pak pjesëmarrje në tubimin e myslimanëve kundër terrorit

Periskopi.com Lajme

Tubimi në qendër të Këlnit nën moton “Jo me ne” synonte të dënonte dhunën islamike. Por mesazhi i fuqishëm që pritej nga ky tubim nuk u arrit, se pjesëmarrja qe tepër e dobët.

Pjesëmarrja në marshimin “Jo me ne – muslimanë dhe miq kundër dhunës dhe terrorit” qe shumë më e ulët nga sa prisnin nismëtarët e saj. Studiuesja e fesë islame Lamya Kaddor dhe aktivisti musliman i paqes Tarek Mohamad prisnin 10.000 pjesëmarrë. Në fillim të tubimit në sheshin e Këlnit Heumarkt u mblodhën sipas burimeve të policisë rreth 300 pjesëmarrës. Në parakalimin dyorësh që pasoi nëpër rrugët e qytetit morën pjesë, sipas vlerësimeve të vëzhguesve rreth 1.000 vetë. Policia, kishte vënë në dispozicion rreth 700 policë.

Organizatorët Kaddor dhe Mohamad u kishin bërë thirrje muslimanëve nga e gjithë Gjermania për të marrë pjesë pas sulmeve terroriste në Berlin, Mançester dhe Londër në këtë manifestim si shenjë kundër islamizmit dhe terrorizmit. “Ne nuk lejojmë që terroristët të vrasin në emër të fesë islame (…) njerëz të pafajshëm,” thuhej në thirrjen e organizatorëve. Ky manifestim u mbështet ndër të tjera nga Këshilli Qendror i Muslimanëve në Gjermani dhe nga shoqatat e komunitetit turk.

Shoqata Ditib jo e pranishme

Por Bashkimi Turko-Islam, Ditib, shoqata më e madhe gjermano-turke në Gjermani refuzoi të merrte pjesë në manifestim, duke thënë se “demonstrata muslimane kundër terrorit” i stigmatizojnë muslimanët.

Ky qëndrim u kritikua sërish nga ministri Federal i Drejtësisë Heiko Maas. Ai tha se asnjë musliman nuk duhet të konsiderohet si i dyshuar për shkak të terrorizmit islamik, por se është detyrë e të gjithë shoqërisë civile që të distancohet nga terrori. Sipas ministrit Maas shoqatat muslimane kanë “sigurisht një përgjegjësi të veçantë për të mbytur që në embrion rrymat ekstremiste në xhami.”

Edhe ministri i Brendshëm Thomas de Maizière (CDU) e kritikoi mospjesëmarrjen e Ditib-it, sepse terrorizimi nuk bën dallime mes muslimanëve dhe njerëzve të tjerë dhe përbën kërcënim për të gjithë.

Reklamë
Reklamë

Ngritët aktakuzë për terrorizëm ndaj 9 personave në Kosovë, mësoni emrat

Periskopi.com Lajme

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 9 personave, V.I., B.I., L.V., F.G., K.P., A.A., L.G., L.M. dhe B.P.

Sipas aktakuzës, të pandehurit V.I., B.I., L.V. dhe F.G., me qëllim që seriozisht të frikësojnë popullsinë, të destabilizojnë dhe të shkatërrojnë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale të shteteve të Ballkanit e pastaj në territorin e tyre të krijojnë Shtetin Islamik, me dashje i janë përgjigjur thirrjes së pjesëtarit të organizatës terroriste ISIS të pandehurit Lavdrim Muhaxheri, që ta kryejnë një vepër terroriste, ashtu që pasi që i njëjti përmes kontakteve të rregullta me të pandehurin V.I., me anë të internetit – aplikacionit Telegram, këtij të pandehurit i ka bërë thirrje që ta kryejë sulmin terrorist kundër lojtarëve dhe tifozëve nga Izraeli të cilët duhej të vinin në Shqipëri, në qytetin e Shkodrës, për të zhvilluar ndeshjen futbollistike mes ekipeve të Shqipërisë dhe Izraelit më 12 nëntor 2016.

Me këtë, në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale Kryerja e veprës terroriste nga neni 136 paragrafi 1 lidhur me nenin 145 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit A.A. dhe L.G., gjatë muajit tetor 2016, sipas kërkesës së të pandehurit Lavdrim Muhaxheri me të cilin që të dytë kanë pasur kontakte të vazhdueshme përmes internetit, aplikacionit Telegram, kanë përgatitur sulme terroriste në Kosovë, në atë mënyrë që, sipas marrëveshjes me të njëjtin, kanë planifikuar ta bëjnë sulmin terrorist – atentat në ndërkombëtarët ose zyrtarët të institucioneve të sigurisë, ashtu që i pandehuri L.G., ka filluar të interesohet për blerjen e armëve automatike, për të cilat brenda disa ditëve në vijim i pandehuri, Lavdrim Muhaxheri, përmes njerëzve të tij, ende të paidentifikuar, do t’ia dërgonte të pandehurit A.A., prej shumen 1500 euro.

Me këtë, në bashkëkryerje, kishin për të kryer veprën penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 paragrafi 1 lidhur me nenin 135 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 lidhur me nenin 179 nënparagrafi 1.9 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri V.I., në kundërshtim me dispozitat ligjore është furnizuar me 283.1 gram të eksploziv të improvizuar triacetone triperoxide (TAPT), të cilin e ka mbajtur në bodrumin e shtëpisë së tij, e cili materie është  gjetur dhe konfiskuar nga ana e policisë me rastin e kontrollit.

I pandehuri K.P., në kundërshtim me dispozitat ligjore në shtëpinë e tij ka prodhuar materie plasëse, ashtu që në një kavanoz qelqi në punëtorinë afër shtëpisë ka mbajtur 500 gram oksidues nitrat amonit ANFO (oxidizer ammonium nitrate) me përbërje të naftës, të cilat kur përzihen në mënyrë të duhur, formojnë eksploziv të improvizuar, i gjetur dhe konfiskuar nga ana e policisë me rastin e kontrollit.

Me këto veprime, secili, veç e veç, kanë kryer veprën penale importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse nga neni 372 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri L.G., me dashje ka marrë pjesë në veprimtarinë e grupit terrorist, në atë mënyrë që më 1 nëntor 2013 është nisur nga Aeroporti i Prishtinës dhe ka ateruar në Aeroportin “Sabiha Gokçen” në Stamboll të Turqisë, e pastaj prej Turqisë në mënyrë ilegale ka kaluar në Siri ku i është bashkangjitur grupit të shqiptarëve që luftojnë në radhët e organizatës terroriste Al Nusra, duke marrë pjesë aktivisht në veprimtaritë e kësaj organizatës për dy javë, kurse më 17 nëntor 2013 nga Siria përsëri ka kaluar në Turqi dhe përmes Stambollit me aeroplan ka ardhur në Prishtinë.

Me këtë ka kryer veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit L.M. dhe B.P., në shtëpitë e tyre kanë mbajtur në pronësi dhe posedim armë, pjesë të armëve dhe përbërës të armëve, në kundërshtim me dispozitat e ligjit për armë, armë të cilat janë gjetur dhe konfiskuar me rastin e kontrollit nga ana e policisë.

Me këtë, secili veç e veç, kanë kryer veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri L.M., gjatë muajit tetor – nëntorit 2016 ka pasur takime dhe biseda të vazhdueshme me të pandehurit tjerë dhe përmes internetit, ashtu që ka qenë në dijeni për ekzistimin e një grupi terrorist të përbërë prej të pandehurve V.I., B.I., L.V. dhe F.G., të cilët kanë qenë duke e përgatitur kryerjen e veprës terroriste të përshkruar më lart, por këtë e ka fshehur dhe nuk i ka lajmëruar organet kompetente.

Me këtë, ka kryer veprën penale Fshehja ose moslajmërimi i terroristëve dhe grupeve terroriste nga neni 142 paragrafi 2 lidhur me nenin 385 paragrafi 2 nënparagrafi 2.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Reklamë
Reklamë

Shtatë pyetje për sulmet terroriste në Londër!

CNN Opinione

Pyetja e parë pas sulmit terrorist vdekjeprurës në Londër është sigurisht: Kush është përgjegjës? Policia britanike ka vrarë tre të dyshuar por ende nuk ka asnjë përgjigje të besueshme të përgjegjësisë për sulmet. Në një analizë, CNN, shkruan se pjesa më e madhe e sulmeve dhe komploteve në Perëndim në tre vitet e fundit janë drejtuar apo frymëzuar nga ISIS. Kjo nuk përjashton tërësisht një komplot të frymëzuar nga al Kaeda.

Tre javë më parë Hamza bin Laden, një nga djemtë e Osama Bin Ladenit që ka luajtur një rol më të shquar në al Kaedën, lëshoi ​​një thirrje për sulme ndaj perëndimorëve duke thënë: “Nëse jeni në gjendje të merrni një armë zjarri, mirë dhe nëse jo mundësitë janë shumë”. Por, Al Kaeda nuk ka treguar aftësi për të frymëzuar apo sulmuar sulme në Perëndim në vitet e fundit.

Së dyti, nëse ishte një sulm i lidhur me ISIS, a ishte një sulm i frymëzuar nga ISIS, si sulmi i vitit të kaluar në një klub nate homoseksual në Orlando, Florida, ku shtetasi amerikan Omar Mateen, vrau 49 vetë? Apo ishte një operacion i mundësuar nga ISIS, siç ishte përpjekja e pasuksesshme në vitin 2015 për të sulmuar në Garland të Teksasit? Dy terroristët amerikanë në atë sulm ishin në komunikim të koduar me një militant të ISIS në Lindjen e Mesme i cili drejtoi përpjekjet e tyre. Apo ishte një operacion në të cilin ISIS kishte trajnuar terroristët, siç ishte rasti i sulmeve të Parisit 2015 që vranë 130 persona?

“Natyra e teknologjisë së ulët të sulmeve në Londër të shtunën, në të cilën terroristët përdorën një automjet si një armë dhe gjithashtu përdorën thika, sugjeron se ishte sulm i frymëzuar nga ISIS dhe jo një sulm në të cilin ISIS kishte trajnuar autorët”,-raporton “Koha Jonë”.

Së treti, sa i madh është komploti? Nga ajo që dimë deri më tani është se ka pasur tre të dyshuar. A ishin ata pjesë e një rrjeti më të madh apo ishin një qelizë e vetëpërmbajtur?

Së katërti, a ka pasur muaji i shenjtë mysliman i Ramazanit një rol në ndezjen e sulmeve në Londër? Në periudhën e Ramazanit që filloi pak më shumë se një javë më parë, mund të shihnte një rritje të sulmeve terroriste, duke përfshirë edhe Perëndim, sepse ISIS ka bërë thirrje specifike për sulme të tilla gjatë muajit Ramazan. Vitin e kaluar, për shembull, ISIS bëri thirrje për sulme gjatë muajt Ramazan dhe njëri prej atyre që iu përgjigj thirrjes ishte Omar Mateen, i cili premtoi besnikëri ndaj ISIS-it, pasi kreu sulmin terrorist vdekjeprurës në Shtetet e Bashkuara që nga 9/11 në klubin e natës Orlando, pikërisht një vit më parë.

Së pesti, sapo të dyshuarit të identifikohen në sulmet në Londër, do të njihen në një farë mënyre për zbatimin e ligjit? Për shembull, bombarduesi vetëvrasës që goditi dy javë më parë në koncertin e Ariana Grande në Manchester në veri të Anglisë, ishte i njohur për shërbimet e sigurisë britanike.

Pyetja e gjashtë: Pas sulmit të tretë terrorist në katër muaj në Mbretërinë e Bashkuar, cilat do të jenë pasojat politike në zgjedhjet e përgjithshme britanike që do të mbahen të enjten, veçanërisht nëse votuesit britanikë mendojnë se qeveria ka dështuar në detyrat primare për t’i mbajtur ata të sigurt?

Në mënyrë tipike, sulmet terroriste prodhojnë një ngjarje fluturuese, siç ishte rasti pas 11 shtatorit dhe shpërthimi i madh i mbështetjes publike që mori Presidenti Xhorxh W. Bush. Por në këtë rast publiku britanik mund të jetë i shqetësuar se ka një fushatë të vazhdueshme terrorizmi, të cilën qeveria e tyre nuk e ka penguar në mënyrë adekuate.

A do të ketë një reagim politik kundër Kryeministrit britanik Theresa May, Partia Konservatore e së cilës shihet tradicionalisht si “më e fortë” për terrorizmin sesa rivali i saj kryesor, Partia Laburiste? Vetëm duhet të kujtoni sulmet terroriste në Madrid, Spanjë, në vitin 2004, në të cilën 191 u vranë vetëm tre ditë para zgjedhjeve spanjolle, për të kuptuar se një sulm në një cikël zgjedhor mund të ketë pasoja të papritura.

I shtati: Çfarë duhet të bëjmë? Presidenti Donald Trump postoi në Twitter pak pas sulmeve në Londër, që ndalimi i përkohshëm i udhëtimit i propozuar nga administrata e tij synonte gjashtë vende me shumicë myslimane.

Tani për tani, natyrisht, ndalimi i propozuar po mbahet në gjykata. Por ndalimi i udhëtimit është një zgjidhje në kërkim të një problemi që nuk ekziston. Autorët e këtyre sulmeve terroriste në Perëndim janë kryesisht gjenerata e dytë e terroristëve vendas, jo imigrantët e fundit apo refugjatët. Realiteti i vështirë është se sulmet nga automjetet në vende publike janë shumë të vështira për tu mbrojtur në një shoqëri të lirë dhe të hapur.

Mbrojtja më e mirë kundër sulmeve të tilla është inteligjenca e mirë dhe shpesh vjen nga brenda komunitetit mysliman. Për të mbledhur atë inteligjencë nuk kërkohet të tjetërsojë myslimanët, por t’i inkurajojë ata të flasin për autoritetet dhe të tregojnë mbi ata që po radikalizohen ose duket se po përgatisin një lloj sulmi.

Reklamë
Reklamë

Mal i Zi, gati aktakuza për grupin terrorist

Periskopi.com Lajme

Prokurori i posaçëm shtetëror në Mal të Zi ka përgatitur aktakuzën ndaj grupit të akuzuar për terrorizëm dhe komplot për grusht shtet në ditën e zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar.

Aktakuza bazohet në mbi 100 fakte që implikojnë grupin terrorist me organizatorët rusë dhe me përfaqësuesë të një pjese të opozitës në Mal të Zi.

Reklamë
Reklamë

Kërcënimi terrorist për Zvicrën vazhdon të jetë i lartë

Periskopi.com Lajme

Rreziku vjen në radhë të parë nga i ashtuquajturi “Shtet Islamik” dhe nga individët ose grupet e vogla, të frymëzuara ose të dirigjuara nga ai.

Shkalla e rrezikshmërisë nga terrorizmi në Zvicër vazhdon të jetë e lartë, thuhet në raportin më të ri vjetor mbi gjendjen e sigurisë, të publikuar sot të Shërbimit Informativ Federal të Zvicrës (NDB).

Rreziku vjen në radhë të parë nga i ashtuquajturi “Shtet Islamik” dhe nga individët ose grupet e vogla, të frymëzuara ose të dirigjuara nga ai. Edhe rreziku nga organizata terroriste Al-Kaida vazhdon të ekzistojë, thuhet në raport.

Janë 90 persona të dyshuar dhe të mbikëqyrur nga NDB për aktivitete të mundshme terroriste, ka thënë ministri i mbrojtjes,  Parmelin gjatë prezantimit të raportit sot në Bernë. Sigurisht, nuk janë të gjithë këta të gatshëm për të zhvilluar aktivitete terroriste por për një akt të tillë mjafton një person që pasojat të jenë shkatërruese.

Gjendja e sigurisë në Evropë, nga raporti i vitit të kaluar ka njohur ashpërsim të mëtejmë. Vendimi i Britanisë së Madhe për të lëshuar BE-në (Brexit-i), zgjedhja e Donald Trumpit për president të SHBA-së dhe ndryshimi i kushtetutës në Turqi përbëjnë hapa drejt keqësimit të kësaj gjendjeje vë re raporti, shkruan albinfo.ch. Me këto veprime luhatet shkalla e sigurisë edhe më tutje dhe në vend të saj vjen pasiguria fondamentale dhe maturia ose përgjegshmëria e zvogëluar. Vendimet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe bëjnë lëkundjen e themeleve të arkitekturës evropiane të sigurisë.

Jashtë Evropës, Siria është bërë njëfarë epiqendre e zonave të krizës në shtetet në lindje dhe në jug të Mesdheut. Kërkimi drejt zgjidhjes po bëhet edhe më i vështirë

Me rastin e prezantimit të raportit në fjalë, ministri i mbrojtjes, Guy Parmellin nuk ka pranuar të flasë lidhur me arrestimin e zviceranit të dyshuar për spiunazh në Gjermani. Ai nuk ka konfirmuar nëse personi në fjalëka punuar për Shërbimin Informativ të Zvicrës.

 

Kërcënimi terrorist për Zvicrën vazhdon të jetë i lartë

Reklamë
Reklamë

LIVE çfarë po ndodh në Paris, evakuohet qendra, dy të vdekur (Video)

Periskopi.com Lajme

Të shtëna me armë në drejtim të policisë, ku një ka ndërruar jetë, një është në gjendje të rëndë.

Sheshi kryesor i Parisit është bllokuar, policia raportojnë se sulmi mbi policët dukej sikur sulm terrorist, raporton Periskopi

Sipas burimeve brenda policisë, mediat raportojnë se personi që ka shtënë në drejtim të policëve është vrarë.

Besohet se edhe dy të tjerë janë të përfshirë në sulm./ Periskopi

 

Reklamë
Reklamë

30 paraburgim për të dyshuarin për terrorizëm në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Rakip Avdylit, të dyshuarit për shtytje në kryerjen e veprave terroriste i është caktuar paraburgimi prej një muaji.

Gjykata Themelore në Pejë ia caktoi Rakip Avdylit, të dyshuarit për shtytje në kryerjen e veprave terroriste, 30 ditë paraburgim.

Lajmin për caktimin e paraburgimit e konfirmoi për KALLXO.com, gjyqtari i rastit, Sami Sharraxhiu.

“I është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje deri një muaj,” tha Sharraxhiu.

Rakip Abdyli u arrestua sot në mëngjes në qytetin e Pejës nga Policia e Kosovës nën dyshimin se po bënte thirrje në rrjetet sociale për sulm ndaj Qeverisë së Kosovës dhe ambasadave të huaja.

Merita Bina Rugova, prokurore e Prokurorisë Speciale të Kosovës, tha se sipas provave të siguruara i dyshuari Rakip Abdyli përmes llogarisë së tij në rrjetin social “Facebook” dhe faqes “Nasheed” në Youtube ka bërë thirrje për sulme ndaj udhëheqësve të qeverisë dhe ambasadave të huaja.

Këshilli për Siguri i Kosovës u mblodh dje për të diskutuar rreth sulmeve të planifikuara ndaj liderëve shtetërorë e politikë.

Reklamë
Reklamë

I arrestuari për terrorizëm dërgohet në Gjykatën e Pejës (Foto)

Periskopi.com Lajme

Rakip Abdyli, i arrestuari sot në orë e mëngjesit për veprën shtytje për terrorizëm, ka dalë para Gjykatës Themelore të Pejës për caktimin e masë së sigurisë.

Me pantolla të shkurtër, një bluzë të gjelbër në të zezë, i riu nga rrethina e Opojës, Abdyli, është sjellë në pranga para gjykatësit të procedurës paraprake për t’u njohur me dyshimet për të cilat ai është arrestuar.

Prokurorja e rastit nga Prokuroria Speciale, Merita Bina-Rugova tha gjatë seancës së sotme se Rakip Abdyli është ndaluar si i dyshuar për thirrje për terrorizëm. /Kallxo.com

Reklamë
Reklamë
Policia e Kosoves

Kosova kërcënohet nga një sulm terrorist këtë vikend

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës do të jenë në detyrë 12 orë pa pushim, ambasada amerikane paralajmëron shtetasit e saj. Periskopi mëson se Kosova është kërcënuar nga një sulm terrorist këtë vikend.

Burime të Periskopit brenda institucioneve të sigurisë bëjnë të ditur se Kosova ka marr një kërcënim shumë serioz. Kjo është paralajmëruar për këtë vikend, në ditën kur është festa e pashkëve katolike dhe ortodokse.

Ky kërcënim që vlerësohet të jetë serioz ka rezultuar të mbajë në punë Policinë e Kosovës me 12 orë punë dhe pa pushim.

Policia nuk flasin pse po ndodh kjo, ndërkohë Ambasada Amerikane duke u kujdesur për shtetasit e saj, ka konfirmuar se ka një kërcënim.

“Terroristët në rajon më parë kanë pasur caqe objektet e ndjeshme, përfshirë kishat dhe objektet e kulteve tjera, qendrat e këmbësorëve, arenat sportive, sallat e koncerteve dhe tubimet publike. Rishikoni planet tuaja të sigurisë: rrini të vetëdijshëm për vendndodhjen tuaj, përfshirë edhe ngjarjet lokale dhe shikoni televizionet për përditësim të lajmeve. Mbani nivel të lartë të vigjilencës dhe ndërmerrni hapat e duhur për të rritur sigurinë tuaj personale. Nëse ndodh një sulm terrorist në qytetin tuaj ose ku do të udhëtoni, qytetarët amerikanë duhet: Të ndjekin instruksionet e forcave ligjore dhe shërbyesve emergjentë. Të monitoroni uebfaqen e ambasadës për siguri”, është sugjerimi që ambasada amerikane u jep qytetarëve të vet në Kosovë.

Megjithëkëtë, Policia e Kosovës ende nuk ka bërë një thirrje të ngjashme për qytetarët e Kosovë që të shmangen nga objektet e ndjeshme./ Periskopi

 

Reklamë
Reklamë

Ambasada amerikane në Prishtinë thërret shtetasit e vet për kujdes të shtuar në këto ditë

Periskopi.com Lajme

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë këshillon qytetarët amerikanë të kenë kujdes të veçantë gjatë pushimeve të ardhshme fetare dhe në festivale apo ngjarje të mëdha.

“Terroristët në rajon më parë kanë pasur caqe objektet e ndjeshme, përfshirë kishat dhe objektet e kulteve tjera, qendrat e këmbësorëve, arenat sportive, sallat e koncerteve dhe tubimet publike. Rishikoni planet tuaja të sigurisë: rrini të vetëdijshëm për vendndodhjen tuaj, përfshirë edhe ngjarjet lokale dhe shikoni televizionet për përditësim të lajmeve”, është sugjerimi që ambasada amerikane u jep qytetarëve të vet në Kosovë.

“Mbani nivel të lartë të vigjilencës dhe ndërmerrni hapat e duhur për të rritur sigurinë tuaj personale. Nëse ndodh një sulm terrorist në qytetin tuaj ose ku do të udhëtoni, qytetarët amerikanë duhet: Të ndjekin instruksionet e forcave ligjore dhe shërbyesve emergjentë. Të monitoroni uebfaqen e ambasadës për siguri”.

Reklamë
Reklamë

Arrestohen dy adoleshente për përgatitje të sulmeve terroriste në Francë

Dy vajza adoleshente janë arrestuar sot në jug të Francës, me dyshimin se planifikonin të kryenin sulme terroriste, raporton AFP.

Periskopi.com Lajme

Në hulumtimet e kryera nga anëtarët e departamentit të antiterrorizmit, kanë bërë të ditur se në shtëpitë e të dyshuarave 14 dhe 15 vjeçare, kanë gjetur prova që tregojnë për planifikimin e sulmeve terroriste.

Reklamë
Reklamë

Siriani që po doktoronte në Gjermani, planifikoi sulmin terrorist

Policia gjermane njoftoi sot se po e hetojnë rastin e arrestimit të një siriani, student i doktoratës, i dyshuar për planifikimin e një sulmi me bombë, raportojnë media lokale.

Periskopi.com Lajme

Siç raportojnë mediat, 36-vjeçari i arrestuar, edhe më parë ishte nën hetime, për lidhje të dyshuara me të ashtuquajturin Shteti Islam.

Gjermania, është vënë në qendër të sulmeve të mundshme terroriste nga xhihadistët dhe përkrahësit e të ashtuquajturit Shteti Islam. Sulmi më i përgjakshëm në këtë vend, ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar, kur në një treg të Krishtlindjeve, një terrorist nga Tunizia, shkeli me kamion turmën e njerëzve, duke lënë të vdekur 12 persona e duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Reklamë
Reklamë

Flet babai i njërit prej kosovarëve të arrestuar në Itali

Bedri Babaj, nga Llausha e Skenderaj, babai i Arian Babaj, njërit nga katër personat e arrestuar në Itali nën dyshimet se kanë planifikuar sulme terroriste, ka thënë se djali i tij është i pafajshëm dhe se akuzat kundër tij e shokëve të tij janë krejtësisht të pabaza.

Periskopi.com Lajme

Bedri Babaj ka dhënë një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës ku ka treguar se si e mori vesh që i është arrestuar djali.

“Unë kam biseduar me Arianin dje vonë pas darke, madje nusja e tij tha se ka shkruar me të deri vonë, pasi është kthyer nga puna, sepse ai punon në një lokal në Venecia. Kështu që ai ka qenë në rutinën e punës. Ai ka 10 vjet që është në Itali”, ka thënë ai në Info Magazine.

“Sa i përket këtyre gjërave që përfliten në ndonjë sulm a diçka e tillë as mendja nuk më ka shkuar. Sa i përket besimit ai e ka praktiku besimin islam. Me këta shokë që ka qenë i ka bashkuar xhamia, pasi ata kanë shkuar të falen bashkë. Ndoshta janë përcjellur për faktin që shkojnë në xhami bashkë e falen bashkë”.

“Unë kam marrë vesh nga një zyrtar i policisë për djalin. Kam kontaktuar tre katër herë, por nuk mund të komunikoja pasi italisht nuk di. Me djalin tim ende nuk kam folur, policia nuk më ka dhënë sqarime tjera”.

“Sa i përket asaj që paskan planifikuar një sulm, ajo punë nuk do të dalë kurrë. Djali im është që 10 vjet atje, ka kontribuar atje, dhe nuk ka pasur dosje në polici e as që i ka bërë keq dikujt. Kjo është veç tentim që arrestimi i tyre të bëhet më i bujshëm. S’kanë pasur kurrfarë plani për sulme. Si mund të shpallësh terroristë disa djem punëtorë?”.

“Ai që shtatë ose tetë muaj ka marrë banesë të shtrenjtë që ta marrë gruan e tij në Itali dhe i është dashur të plotësojë kushtet”, ka shpjeguar Bedri Babaj.

 

“Jam i indinjuar dhe i mllefosur nga lajmet që kanë dalur dhe etiketimet”, shtoi ai.

Reklamë
Reklamë

Një nga kosovarët e arrestuar në Itali ka luftuar në Siri

“Një nga këta persona ka qenë pjesë e luftës në Siri. Më pas është kthyer dhe përmes Kosovës ka kaluar në Itali”, ka thënë Burim Ramdani për Klan Kosovën

Periskopi.com Lajme

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se një nga kosovarët e dyshuar për planifikim të një sulmi terorrist në Itali ka qenë pjesë e luftës në Siri.

“Një nga këta persona ka qenë pjesë e luftës në Siri. Më pas është kthyer dhe përmes Kosovës ka kaluar në Itali”.

 

Ai ka deklaruar se megjithë disa raste kur kosovarët janë përfshirë në të tilla aktivitete, Kosova ka bërë goxha punë në luftën kundër ekstremizmit që con në terrorizëm.

“Institucionet e Kosovës kanë bërë përpjekje më të mira se shtetet fqinje për ta luftuar radikalizmin që shpie në terrorizëm. Por vazhdimisht kjo ideologji e sfidon Kosovën, e sfidon rajonin dhe është vështirë e luftueshme”.

“Kapacitetet e Kosovës janë të kufizuara, por jo të pamjaftueshme për të trajtuar raste të tilla. Kjo duhet të jetë një nga detyrat e Kosovës në të ardhmen; që të trajtojë radikalizimin e shqiptarëve nga vendi, por që mund të jetojnë diku tjetër”.

Reklamë
Reklamë

Kosovarja rrëfen për sulmin në Londër

Shqiptarja nga Kosova, Vlora Pireva që jeton në Londër ka rrëfyer se si e ka përjetuar sulmin e sotëm në Parlamentin e Britanisë, sulm ky që po cilësohet si terrorist.

Periskopi.com Lajme

“Unë sapo përfundova punën. Për momentin, është qetë. Më herët ishte panikë, kishte gjithandej helikopterë, makina të Policisë si dhe motoçikleta që në fakt edhe na e pamundësonte punën”.

Ajo në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se pavarësisht këtij incidenti, tashmë situata është qetësuar në Londër por që kontrollet e detajuara të Policisë po vazhdojnë.

Qytetarja Pireva ka thënë se pavarësisht krejt kësaj ngjarje, ajo nuk është shqetësuar shumë.

“Njerëzit janë të rezervuar për të përdorur transportin publik por njerëzit megjithatë po vazhdojnë ta përdorin atë, nuk është mbyllur. Nuk jam shqetësuar shumë, jemi mësuar me këto ngjarje. Aktualisht kam pak frikë ta përdorë trenin nëntokësor, andaj po mendohem çfarë të bëj”, ka thënë ajo.

Reklamë
Reklamë

Sulm i tmerrshëm në Paris, vrasësi bërtiti “Allahu Ekber” (Foto & Video)

Babë e birë janë gjetur të vdekur në Paris, pasi i preu një person i tretë në fyt.

Periskopi.com Lajme

Policia ka filluar menjëherë hetimet si dhe ka arritur që të arrestojë vrasësin, që është vëllai, përkatësisht i biri i të vrarëve.

Dëshmitarët okularë thonë se kanë dëgjuar derisa sulmuesi me thikë kishte brohoritur “Allahu Ekber” gjatë vrasjes së dyfishtë, transmeton Periskopi.

Ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje të dyfishtë, derisa policia zona e Rue de Montreuil./ Periskopi

 

Reklamë
Reklamë

Gecaj: Serbia përgatit sulm terrorist e fajin ua hedhë shqiptarëve

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Bajram Gecajn ka thënë se strukturat e Serbisë e kanë të vështirë që t'i harrojnë retorikën dhe konceptet e kasapit të Ballkanit.

Periskopi.com Lajme

Gecaj gjithashtu ka shkruar se Serbia është e gatshme të përgatisë sulme terroriste dhe fajin t’ua hedhë shqipatrëve.

Postimi i polotë:

 

KUSH NË BALLKAN PO PËRGATITET PËR TERRORIZËM

Retorikën por edhe konceptet e kasapit të Ballkanit, duket se strukturat e tanishme të shtetit të Serbisë e kanë vështirë t’i harrojnë. Sipas kësaj qasje, shqiptarët janë terroristë të cilët duhet nënshtruar, dëbuar ose vrarë. Se është kështu, këtë po e vërtetojnë këtyre ditëve shumë nga zyrtarët e Beogradit, duke përfshirë edhe trashëgimtarin e denjë të kësaj mendësie, Ministrin e tyre të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq. Dëshira, sa e shpluar aq e papërmbajtur, ti shohin shqiptarët të tillë, duket se ua mjegullon mendjen këtyre në vazhdimësi.

Këtë herë Daçiq paska parashikuar, në stilin që do ta xhelozonte edhe Nostradamusi, se shqiptarët kosovarë po përgatitkan sulm në ndonjërin nga misionet e tyre diplomatike apo konsullore. Nuk do të ishte fare befasuese nëse shteti i Serbisë do të organizonte ndonjë sulm të tillë vetë, për t’i fajësuar më pas shqiptarët kosovarë, zanat i vjetër ky i shtetit serb.

Se Serbia ka përvojë të tillë, tanimë e kanë pranuar edhe vetë zyrtarët e këtij shteti, kur kanë deklaruar se sulmi në kafeterinë “Panda” të qytetit të Pejës, gjatë kohës së luftës, ishte organizuar nga vetë strukturat e tyre shtetërore kriminale. Për më shumë, që të mos mbes mbrapa në krejt këtë qasje të ringjallur të shtetit serb, Millorad Dodik haptas shpalosi ambicien për bashkimin e veriut të Kosovës shtetit serb. Atëherë pyetja lind kush në Ballkan po përgatitet për terrorizëm?

 

Reklamë
Reklamë

26 vjeçarja që humbi jetën në sulmin në Stamboll e parashikoi vdekjen e saj (Foto)

Kjo foto tregon Rita Chamin dhe të fejuarin e saj Elias Wardini të cilët qeshin para kameras vetëm disa orë para mbylljes tragjike të vitit 2016

Periskopi.com Lajme

Festimet e Vitit të Ri në Stamboll do të ishin mbyllja e një viti dhe e jetës së dy të rinjve, të dy 26 vjeç, studentë në Universitetin Amerikan të Shkencës dhe Teknologjisë në Liban.

Figurat e tyre në mediat sociale shfaqen duke qeshur pa ditur fatin e zi që i priste e ndërsa profilet e tyre janë mbushur me statuse përkujtimore.

Sipas mediave turke Rita e cila kishte humbur nënën katër muaj më parë nga kanceri shkroi në facebook një status që parashikoi frikshëm fatin e saj tragjik.

“Shpresojmë se do të ketë argëtim [në Turqi], skenari më i keq është që unë të vdes në një shpërthim dhe të takoj nënën time ”, shkruante 26 vjeçarja transmeton faqja e lajmeve IMLebanon.

Babai i saj zemërthyer tha se u përpoq ta ndalonte të bijën por ajo vendosi të shkojë me miqtë e saj.

Para vdekjes së saj, Chami ka postuar në Facebook një poemë të saj në gjuhën arabe në lidhje me ata që nuk janë më në këtë jetë duke shkruar se “ata janë gjithmonë atje … gjithmonë mes nesh dhe përreth nesh”./dritare.net

 

❤️

A photo posted by Elias Wardini (@eliaswardini) on

Reklamë
Reklamë

Tragjedia e 18 vjeçares, bëri “luftë” me babain për të shkuar në festën që i mori jetën

18-vjeçarja Leanne Nasser ishte një nga 39 viktimat që u vra nga sulmi terrorist në një club të Stambollit natën e Vitit të Ri.

Periskopi.com Lajme

Leanne zgjodhi Stambollin për të festuar Vitin e Ri bashkë me tre miqtë e saj.

Ajo nuk ishte larguar kurrë më parë nga vendlindja e saj Izraeli dhe babai e kishte shumë të vështirë t’i jepte leje, aq sa 18- vjeçares iu desh t’i kërkonte ndihmë tezes së saj për të bindur babain që ta linte të bënte këtë udhëtim nga i cili s’do të kthehej kurrë.

Pas u shpërnda lajmi se Leanne kishte humbur gjurmët, babai i saj u nis menjëherë drejt Turqisë dhe nëpërmjet sendeve të saj personale zbuloi se e bija ishte një nga 39 të vrarët.

Ndërkohë siç shkruan CNN, tezja e saj ka thënë se nuk do ia falte kurrë vetes që e ndihmoi mbesën të bënte udhëtimin e saj të fundit./ Sovrani

capture-2

Reklamë
Reklamë