Termokos

Kryeshefi e pranon se ka punësuar të afërm në “Termokos”

Pak ditë pasi u akuzua publikisht nga asamblisti i Vetëvendosjes Sadri Ramabaja, për punësimin e të afërmeve në Termokos, kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Naser Canolli, ka pranuar se ka punësuar një të afërm si shofer, derisa ka mohuar akuzat për punësimet tjera.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se gjatë mandatit të tij janë shtuar vetëm dy punëtorë në ndërmarrjen, të cilën ai e drejton. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka ftuar prokurorinë që të merret me rastin, raporton KTV

 

Ndërsa ka shtuar se këto punësime janë bërë në kohën kur kryetari i partisë së Canollit, Kadri Veseli, nënshkroi memorandumin për ndërmarrjet publike me Ambasadën e Britanisë së Madhe.

Ndërkohë, LDK-ja, në një konferencë shtypi, ka akuzuar Shpend Ahmetin për gjendjen e keqe në ndërmarrjet publike. Por, Ahmeti u është përgjigjur këtyre akuzave duke bërë krahasime mes gjendjes, në të cilën i gjeti ndërmarrjet dhe gjendjen e tanishme.