Mimoza Kusari dhe Iliri Deda në kërkim të financave te Devollët, ia huqin shkojnë te Margarita Kadriu

Mimoza Kusari dhe Ilir Deda kanë krijuar një parti të re. Ata duket se kanë dal në kërkim të mbështetësve financiar, por teksa ia kanë mësyrë Devollëve ata kanë gabuar terminalin. Shkojnë në atë të Margarita Kadriut, deputetes së dikurshme të PDK-së, që tashmë është e pavarur, e cila terminalin e ka të sajin, e edhe gazetën që raporton për huqjen e Kusarit dhe Dedës.

Periskopi.com Lajme

 

Shkrimi i Kosova Sot:

Të bësh parti të re nuk është kaq e thjeshtë. Nuk ka të bëjë vetëm me një numër të caktuar nënshkrimesh. Kuptohet, duhen lekë. Shumë lekë. Oligarkja e Gjakovës, Mimoza Kusari, bashkë me partnerin e saj, Ilir Deda, që herë graviton në opozitë e herë në shoqërinë civile, ia kishin mësyrë këtë të mërkurë që lamë pas një terminali në Prishtinë. Me “Opel Corsa”-n e tyre, në turin me siguri partiak, dy themeluesit e subjektit më të ri kosovar ndaluan gabimisht e padashje në oborrin me dyert e hapura të Terminalit të ri Doganor dhe kërkuan të takoheshin me drejtorin, Blerimin,shkruan gazeta Kosova Sot.

Iliri me arrogancë iu drejtua punëtorit të sigurimit, duke kërkuar drejtorin, Blerimin ( e kishte fjalën për oligarkun Blerim Devolli), por pasi nga sigurimi mori përgjigje se këtu është një Terminal i ri dhe nuk ka një drejtor me emër të tillë (Blerim), ngase këtu nuk ka drejtor Blerim, vetëm atëherë kur Iliri mëson për mbiemrin e drejtorit të Terminalit ku kishte hyrë bashkë me Mimozën, arrin të kthjellet dhe të shohë se ishte ndalur në adresën e stacionin e gabuar, ia mbyll njërin sy Mimozës dhe largohet me shpejtësi me bashkudhëtaren e tij, “të ikim shpejt nga këtu, kemi gabuar adresën”, tha Iliri, duke u larguar pa përshëndetje… Sigurisht, disa qindra metra u është dashur për t’i dhënë fund huqjes, e për ta gjetur destinimin e tyre tek “Devolli” , që jo vetëm në këtë fushë, por edhe në të tjera mbajnë monopole të forta, edhe pse paligjshëm, sepse shumë pushtetarë në të tri pushtetet, fatkeqësisht të inkriminuara, janë dhe qëndrojnë pas tyre për motive korruptimi. Me gjasë, pushteti aktual është i tëri edhe pas alternativës së re hibride politike të Mimozës e Ilirit. E para, pasi e “moli” mirë e mirë e deri në shterje partinë e biznesmenit Pacolli, e fitoi komunën në saje të milionave të tij të dyshimtë, ia ktheu shpinën ish-shefit, për t’i hyrë një aventure të re. Kësaj radhe, me kuletën bosh dhe prej koprraceje, nuk mund të hidhte asnjë hap përpara. Partneri i ri, ish-anëtar i ‘Vetëvendosjes’, ish-këshilltar qeveritar dhe presidencial, e kishte të qartë rrugën për te burimi i financimit, sepse këtu i vinte në ndihmë FER-i i dështuar.

Devolli e kishte financuar fort këtë subjekt dikur. Andaj, Terminalet e Blerimit (Devolli) ishin dhe janë burimi i shumë milionave të monopoleve të paligjshme, dhe për këtë arsye edhe ishte adresa e duhur e dyshes kërkuese të shumë lekëve. Çuditërisht, edhe pse me shkallë të lartë inteligjence, dy nismëtarët e partisë së re e ngatërruan rrugën dhe e huqën Terminalin e piketuar. Mesditë me plot diell, e mjegull nuk kishte, por me sa duket truri u është mjegulluar nga sponsorimet, që ua ka premtuar pushteti për lojën e radhës, që duan ta bëjnë në politikën e tejinkriminuar kosovare. Të financohesh nga korporatat e monopoleve korruptive dhe të krimit të organizuar, të shantazhit dhe të korrupsionit, do të thotë shumë për votuesin që më kot pret nga një alternativë të re (e vjetër). Ndoshta Iliri e Mimoza kishin një arsye të fortë që goxha nguteshin dhe e ngatërruan adresën në rrugën e tyre te gabuar. Fyti u ishte tharë të dyve shumë dhe dikush duhej t’ua lagte. Blerimi, cili Blerim?! E dinë Mimoza dhe Iliri. Ua kanë borxh qytetarëve të sqarojnë se si dhe pse e kanë humbur adresën në terminale (të Blerimit) në drejtim të fshatit Miradi, para se ta shpallin themelimin e partisë. Në aksion për të zhvatur cakun e radhës “haram” – të ndaluar, papritmas nga Zoti ranë në “grepin” e një Terminali tjetër, që në fakt këto ditë theu një monopol, zbriti çmimet, u ofroi bizneseve kushte dhe standarde më të mira, ofroi konkurrencë të shëndoshë në një ekonomi të tregut të lirë. Mimoza dhe Iliri mund të jenë ende duke kërkuar do hise në një Terminal ( nga Blerimi), sepse u duhen lekë, shumë lekë. Por, para se ta zyrtarizojnë, është e qartë tashmë se kjo është edhe një shaka tjetër politike me popullin e varfër e të pashpresë. Sa për votat që do t’i presin, merret me mend se mund të jetë një histori e përsëritur e ish-FER-it. Epilogu fer apo jo,vlerësojeni ju, lexues të nderuar!

OEK kërkon pezullim të vendimit: Terminali i Margarita Kadriut, me shkelje procedurale (Video)

Vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës për ta hapur një terminal të ri, të cilin po e zbaton Dogana, vlerësohet të jetë i dëmshëm për bizneset dhe ekonominë e vendit.

Periskopi.com Lajme

Prandaj, Oda Ekonomike e Kosovës ka vendosur të kërkojë pezullimin e fillimit të operimit të terminalit, që ka për pronar familjen e deputetes Margarita Kadriu, dikur anëtare e Partisë Demokratike.

Kreu i Odës ekonomike tha se janë vërejtur shkelje gjatë procedurave të licencimit të terminalit në fjalë. Bile, sipas Safet Gërxhaliut, vendimi për lejimin e operimit të terminalit të ri ka karakter politik.

Klan Kosova ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Financave dhe Dogana në lidhje me këtë çështje.

Asnjëri institucioni nuk është deklaruar për pyetjet e dërguara, të enjten.

Një ditë më parë, në një tekst të publikuar gjithandej nëpër portale, është raportuar se ushtruesi i ri i detyrës së drejtorit të doganës, Fahri Gashi, ka nënshkruar vendimin për një terminal doganor në emër të familjes Kadriu.

Kjo ishte bërë pas caktimit të tij në këtë pozitë, me një vendim të kryeministrit Isa Mustafa.

Në tekstin në fjalë thuhet se “institucionet e Kosovës me qëndrim politik dhe me votën e korruptuar, votë kjo njëherë e premtuar për zgjedhjen e Presidentit (pasuksesshëm), tash i dedikohet Demarkacionit dhe Asociacionit, kanë paraparë që të realizohet skenari i tyre politik”.