Termeti-780x439

Maqedonia sërish goditet nga një tërmet

Pas termetit të fuqishëm prej 5.1 shkallë që dridhi Greqinë e u ndje edhe në Maqedoni e më saktë në Valandovë, Strumicë, Gjevgjeli, Dojran, Bogdanc dhe Negotinë kanë vazhduar dridhjet e reja në këtë pjesë njofton Zhurnal.

Periskopi.com Lajme

 

Dridhjet kanë vazhduar edhe pas gjashtë orë por me një shkallë më të ulët edhe atë 2,2 dhe 2.5 sipas Rihterit. Me këtë vërtetohet se Ballkani gjendet në një fazë sizmike të dridhjeve që dridhin vendet si Turqinë, Bullgarinë, Maqedoninë e Shqipërinë ndërkohë që dy termete të fuqishme që dridhën Italinë shkaktuan shumë dëme materiale dhe viktima në njerëz.