Mali më i lartë në botë Everesti, nuk është më aq i lartë, shkak një tërmet

Mali më i lartë në botë, Everesti, plot 8.848 m, mund të ketë humbur lartësi që prej tërmeteve të vitit 2015 në Nepal, njëri prej të cilëve shkatërrues, gati 7.8 ballë.

Periskopi.com Lajme

Një grup shkencëtarësh indianë ka vendosur të bëjë matjet e nevojshme, pasi të dhënat e satelitit kanë treguar të dhëna se mali ka humbur rreth 1 metër që prej tërmetit.

“Mali Everest është matur për herë të fundit në vitin 1955 nga qeveria indiane”, bëri me dije njëri prej autoriteteve të qeverisë indiane.

Më tej ai ka njoftuar se matja e malit zgjat vetëm pak ditë, por procesi do të vonohet pasi koha e përgatitjes zgjat deri në 6 muaj, pasi duhet të monitorohet edhe moti, sepse duhet të jetë i pastër në mënyrë që vëzhgimi dhe matja të bëhet e saktë.

Matja e malit më të lartë në botë cilësohet edhe një kriter krenarie për shkencëtarët që pritet të bëjnë matjet.

Matja e malit është bërë edhe në vitin 2005 nga një ekip kinez, por duke qenë se procesi nuk ishte autorizuar nga qeveria e Nepalit, të dhënat nuk janë pranuar. Shkencëtarët kinezë, në bazë të matjeve, thanë se Everesti tashmë është 8.844 dhe jo 8.848. Pra, sipas tyre, mali ka humbur disa metra.

Por tashmë priten matjet zyrtare të qeverisë së Nepalit për t’u dhënë fund hipotezave.

Tërmet në Drenicë, tmerrohen banorët e Kuqicës

Dridhje të tokës janë dëgjuar gjatë natës në Drenicë. Edhe pse lëkundjet nuk kanë qenë të mëdha shqetësimi që ka sjallur tek banorët e fshatit Kuqicë, ka qenë i madh.

Periskopi.com Lajme

 

Esat Hasani nga Kuqica e Skënderajt ka thënë për Magazina.al se kishe qenë zgjuar kur dridhja ka ndodhur. Ai thotë se është tmerruar nga ajo që ka ndjerë dhe menjëherë ka thirrur familjen që të jetë në gjendje të dalin nga shtëpia. Por më pas dridhjet nuk janë dëgjuar.

Tërmet në Gjirokastër

Gjatë mesditës, një tërmet me magnitudë 4.3 ballë është regjistruar në jug të vendit.

Periskopi.com Lajme

Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane, epiqendra e tërmetit ka qenë 17 kilometra në jugperëndim të Gjirokastrës, me një thellësi vetëm 2 kilometra.

Fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale, shkruan Albeu

Tërmeti trondit përsëri Italinë

Tronditet përsëri Italia nga lëkundjet e tokës.

Periskopi.com Lajme

“Corriere Della Sera” ka raportuar se një tërmet është regjistruar rreth orës 17:14 mes L’Aquilas dhe Amatrice në një thellësi prej 14 kilometrash.

Mësohet se epiqendra ishte në zonën e Capitignano, pak kilometra nga Montereale, Campotosto, Barete dhe Cagnano Amiterno.

Tërmet i fuqishëm në El Salvador

Një tërmet i fuqishëm ka goditur të shtunën San Salvadorin, dy ditë pasi një tërmet i fuqishëm ka goditur brigjet e paqësorit në El Salvador.

Periskopi.com Lajme

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka viktima dhe se cilat janë dëmet materiale, transmeton koalb.com.

Autoritetet në El Salvador bëjnë të ditur se lëkundja e tërmetit ishte 5.2 ballë dhe se shërbimet emergjente lokale janë në gjendje emergjente.

Maqedonia sërish goditet nga një tërmet

Pas termetit të fuqishëm prej 5.1 shkallë që dridhi Greqinë e u ndje edhe në Maqedoni e më saktë në Valandovë, Strumicë, Gjevgjeli, Dojran, Bogdanc dhe Negotinë kanë vazhduar dridhjet e reja në këtë pjesë njofton Zhurnal.

Periskopi.com Lajme

 

Dridhjet kanë vazhduar edhe pas gjashtë orë por me një shkallë më të ulët edhe atë 2,2 dhe 2.5 sipas Rihterit. Me këtë vërtetohet se Ballkani gjendet në një fazë sizmike të dridhjeve që dridhin vendet si Turqinë, Bullgarinë, Maqedoninë e Shqipërinë ndërkohë që dy termete të fuqishme që dridhën Italinë shkaktuan shumë dëme materiale dhe viktima në njerëz.

Facebooku do t’u ndihmojë njerëzve të gjejnë ushqim dhe strehë gjatë katastrofave të ndryshme

Facebooku është duke u angazhuar që të shndërrohet në një ‘mjet reagimi’ në rast të katastrofave apo krizave në botë.

Periskopi.com Tech/Auto

Në një konferencë për shtyp, kompania kë treguar për përmbajtjen e re ‘Community Help’, e cila u mundëson përdoruesve të Facebookut të lidhen me ata që kërkojnë strehë, ushqim dhe furnizime, në rast të ndonjë katastrofe natyrore.

Aktivizimi nuk varet nga punëtorët e Facebookut, por nga njerëzit e përfshirë në ndonjë katastrofë natyrore apo sulme me armë.

Po ashtu, Facebook ka njoftuar edhe për përmbajtjen ‘Safety Check’, e cila u mundëson përdoruesve që t’u tregojnë shpejt familjarëve dhe miqve të tyre se janë mirë gjatë ndonjë katastrofe natyrore apo krize, ndërsa do të aktivizohet vetëm nga njerëzit që janë duke postuar rreth shqetësimeve të tyre dhe jo nga punëtorët e Facebookut.

Nderimi i viktimave pas sulmeve në Paris.

Aktivizimi i ‘Safety Check’ gjatë sulmeve në Paris në vitin e kaluar, si edhe gjatë bombardimeve në Bejrut dhe Liban, nxiti reagime të ndryshme, prandaj tash ‘Safety Check’ do të mundësohet vetëm kur shumë njerëz janë duke postuar njëkohëssht rreth ndonjë krize, siç është tërmeti apo sulmet e ndryshme.

Për herë të parë, Safety Check u mundësua në vitin 2014 për tajfunin Hagupit në Filipine, ndërsa në SHBA u aktivizua për herë të parë gjatë këtij viti kur një sulmues vrau 50 njerëz në një klub nate në Orlando të Floridës. /Telegrafi/

Tërmet në Shkodër

Një tërmet 4.4 ballësh të Richterit ka rënë sot në mëngjes, rreth orë 06:15 në Shkodër dhe ka shqetësuar shkodranët e zgjuar herët dhe ka ngritur nga gjumi shumë të tjerë që ende po flinin.

Periskopi.com Lajme

Epiqendra e tërmetit, siç njoftuan medie vizuale nga Shqipëria në mëngjes, ka qenë në Rrëshen.

Tash për tash nuk ka raport për dëmet ose për viktimat eventuale, transmeton Koha

Me këtë tërmet dridhjet e Tokës e kaluan Adriatikun dhe arritën në anën tonë të detit.

Italia, në anën tjetër të detit, ka më shumë se një javë që po tronditet nga dridhjet të kanë bërë shumë dëme materiale deh kanë plagosur disa persona.

Alarmojnë sizmologët: Poshtë Romës ndodhet një vullkan i fuqishëm, pritet riaktivizimi

Shkencëtarët italianë kanë arritur në përfundimin se pas 1 mijë vjetësh mund të riaktivizohet vullkani që fshihet nën kodrat e Romës.

Periskopi.com Lajme

Për herë të fundit ky vullkan është aktivizuar para 3000 vjetësh.

Ku sipas shkencëtarëve në atë kohë ka zhdukur qytetërimin, raporton syri.net.

Për sizmologët ky rizgjim i vullkanit do të ndodhë pas 1 mijë vjetësh dhe se aktivizimi i tillë do të rrezikojë pjesën më të madhe të qytetit të Romës.

Vullkani që ndodhët nën kodrat Albani në zonën e Lazios, konsiderohet si një nga më të frikshmit në historinë e njerëzimit në rast riaktivizimi.

Termet i fuqishëm godet Romën, lëkunden objektet shekullore

Një termet i fuqishëm ka goditur Romën, duke dridhur ndërtesat shekullore nga guri.

Periskopi.com Lajme

Ende nuk dihet nëse ka viktima.

Shërbimi gjeologjik ka thënë se tërmeti ishte 5.6 ballësh, ndërsa epiqendra ishte 66 kilometra në juglindje të Perugia të Italisë.

Tërmeti i sotëm ndodhi vetëm 2 muaj pas atij që qendër të Italisë që la afër 300 njerëz të vdekur.

Tërmet në Greqi, dridhet edhe Shqipëria

Katër lëkundje të njëpasnjëshme të tokës kanë ndodhur në Greqi.

Periskopi.com Lajme

Tërmetet kanë qenë të intensitetit deri në 5.9 shkallë të Rihterit, raporton Periskopi

Epiqendra ishte në Greqi, por lëkundje të mëdha u dëgjuan në Shqipëri.

Ato raportohet se u dëgjuan edhe në Tiranë, por më së shumti në Sarandë.

Nuk raportohet për dëme në Shqipëri./ Periskopi