Shfaqet Hajredin Kuçi, e quajnë ‘miu para termetit’

Periskopi.com Lajme

Hajredin Kuqi pas një kohë të gjatë është deklaruar për situatën politike në vend.
Normalisht, ka zgjedhur RTK-në për të folur.

Dikur dora e djathtë e Hashim Thaçit si në PDK ashtu në Qeveri, ka disa kohë që nuk ka folur për vendimet apo situatën në vendim.

Një ditë më parë ai tha se deri të hënën kreu i LDK-së dhe i PDK-së, të takohen dhe të diskutojnë.

E një nga personat më aktiv në rrjete sociale, Asdren Rrahmani ka ironizuar me të.

E quan mi.

“Minjtë gjithmonë dalin para tërmetit. Qashtu edhe ky mini i Zhitoprometit dul sot ne skene pak mas një kohe qe ish struke ne magacin”, thotë ai./ Periskopi

Tensione në Korenë Veriore: Flota detare Amerikane nuk lundroi për në gadishullin Korean

Periskopi.com Lajme

Një aeroplanmbajtës dhe luftanije të tjera, nuk lundruan në drejtim të Koresë Veriore – por shkuan në një drejtim të kundërt.

Zyrtarë të marinës Amerikane thonë se formacioni i flotave detare ‘Carl Vinson’ ishte duke  lundruar për në gadishullin Korean në kohën e tensioneve rreth ambicieve nukleare të Koresë Veriore.

Presidenti Trump tha javën e kaluar se një flotë detare ishte duke lundruar në po në këtë drejtim, mirëpo, flota kishte ndërruar kahje gjatë fundjavës, duke kaluar përgjatë ngushticës Sunda,në Oqeanin Indian.

Zyrtarë të Komandës Pacifike të ushtrisë Amerikane thanë të mërkurën se e kishin anuluar hyrjen në portin e Perth, sepse para kësaj, ata e kishin caktuar një trajnim me Australinë, në bregdetin veriperëndimor pas largimit nga Singapori më 8 prill.

Formacioni detar pastaj ishte urdhëruar që të niset për në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor.

Nuk është plotësisht e qartë nëse mosshkuarja në Korenë Veriore ishte e qëllimshme, apo ishte bërë me qëllim për ta frikësuar liderin Korean Kim Jong-un, ishte ndërrim i planit apo ishte vetëm qështje keqkuptimi, thotë Stephen Evans, korrespondenti i BBC-së për Korenë Veriore.

Sidoqoftë, nënkryetari Amerikan Mike Pence i qëndroi prapa, me vendosmëri, zotimit se do të kenë përgjigje efektive dhe do të përdorin armët bërthamore apo konvencionale nëse do të rrezikoheshin nga ndonjë sulm. Kështu konstatoi ai, tek sa mbajti një fjalim në aeroplanmbajtësen ‘USS Ronald Reagan’, e vendosur në Japoni.

Kohëve te fundit, tensionet ndërmjet Koresë Veriore dhe SHBA-ve janë ngritur dhe lëvizjet e flotave detare kanë ngritur dyshimet e një sulmi eventual nga SHBA.

Nënkryetari Pence, të mërkurën, tha në lidhje me Korenë Veriore se është “ Kërcënimi më urgjent dhe më i rrezikshëm për paqen dhe sigurinë”, në rajonin Aziatiko-Pacifik.

Këto fjalë erdhën pasi Koreanët Veriorë e ekspozuan ushtrinë e tyre në një paradë, gjatë vikendit dhe testuan një tjetër raketë këtë të diel, e cila shpërtheu pothuajse menjeherë pas momentit të lëshimit, lajmeron Pentagoni.

SHBA-të akuzojnë Korenë Veriore për provokim, përderisa Sekretari i Mbrojtjes, James Mattis, këtë të mërkurë, tha se testimi i raketës, ishte levizje e pamatur. Ai poashtu tha se SHBA dhe Kina ishin duke u përpjekur qe ta angazhonin Korenë Veriore.

Koreanët lajmëruan se ndoshta do të ketë edhe teste të tjera të raketave çdo javë, por paralajmëruan për një luftë eventuale nëse ushtria Amerikane do të ndërmarrin hapa të mëtutjeshëm.

“ Nëse SHBA-të po planifikojnë ndonjë sulm ushtarak, ne do të reagojmë me një sulm nuklear parandalues sipas metodës sonë, ” tha për BBC të hënën, Zëvendësministri Han Song-ryol.

 

 

Tensionet me Athinën: Bushati takim me homologun grek Kotzias

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati është duke zhvilluar një vizitë pune në Athinë, ku është takuar me homologun grek Nikos Kotzias.

Periskopi.com Lajme

Ministrat kanë biseduar gjerësisht për çështjet që prekin marrëdhëniet dypalëshe, me fokus, përfshirë këtu disa marrëveshje dhe rrugën europiane të Shqipërisë, si dhe tek situata në rajon pas tensioneve të krijuara në Maqedoni.

Bushati dhe Kotzias kanë biseduar kokë më kokë dhe më pas kanë shkuar për të asistuar bisedimet mes komisioneve të përbashkëta të punës.

Takimet janë zhvilluar pa praninë e mediave. Ndërkohë, gjatë mbrëmjes Kotsias do të presë ministrin shqiptar edhe në një takim privat. /TCh

Tension para selisë së Komisionit për Zgjedhje, forca të shumta policore në Shkup (Video)

Jashtë selisë së KSHZ për momentin është e tensionuar nga shkaku se disa dhjetëra militantë të VMRO-DPMNE janë duke brohoritur “Hajdutë, hajdutë”, “Maqedonia, Maqedonia”, “VMRO VMRO”.

Periskopi.com Lajme

Para KSHZ-së shihen edhe forca të shumta policore.

Ata paralajmërojnë se nëse u merret fitorja zgjedhore e partisë së tyre, populli do të tregojë zemërimin në një mënyrë ndryshe.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri tani hedhur poshtë shtatë ankesat e BESËS, dhe për një ankesë vendosi të kërkojë ekspertizë.

Protesta filloi menjëherë pas vendimit, por edhe në rrjedhën e diskutimit për tetë ankesat e LSDM-së. Deri tani janë hedhur poshtë dy ankesa të LSDM-së./TetovaSot/

Tensione në Srebrenicë pas zgjedhjeve lokale

Policia serbo-boshnjake njoftoi sot se mori nën kontroll fletët e votimit në pikën e nxehtë etnike të Srebrenicës, mes tensioneve mbi rezultatin e zgjedhjeve lokale të së dielës.

Periskopi.com Lajme

Srebrenica është një qytet kryesisht boshnjak mysliman, në pjesën serbe të Bosnje-Hercegovinës, në Republikën Srpska.

Tensionet u rritën pasi autoritetet zgjedhore urdhëruan rinumërimin e votave pas shpalljes së fitores së një kandidati serb për kryetar, raporton DPA.

Rezultati ende mund të përmbyset duke qenë se mijëra fletë votimi janë ende të pa numëruara.

Më 11 korrik 1995, trupat serbe kanë kryer gjenocid mbi myslimanët e qytetit duke vrarë rreth 8 000 burra e djem.

Kosova i kërkon SHBA-së dhe BE-së të ndalin ‘tensionet’ e krijuara nga Serbia

Mos zbatimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe arrestimi i një zyrtari të lartë të Policisë së Kosovës kanë krijuar tensione dhe vështirësi në raportet ndërmjet ekipeve dialoguese të Kosovës dhe Serbisë.

Periskopi.com Lajme

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, i tha Radios Evropa e Lirë se bisedimet me palën serbe gjithmonë kanë qenë të vështira, por kohët e fundit ato janë vështirësuar edhe më shumë, pas zhvillimeve të fundit.

“Në veçanti javën e kaluar ishim dëshmitarë se edhe pas 5 viteve të bisedimeve, pala serbe doli nga ajo që ishim marrë vesh, duke bërë kërkesa shtesë dhe që e pamundësoi arritjen e marrëveshjes për zbatim. Për mendimin tim kërkesat shtesë ishin vetëm sa për të bllokuar zbatimin e marrëveshjes për kodin telefonik. E dyta është pikërisht arrestimi i një zyrtari të lartë të policisë zotit Thaçi”, deklaroi Tahiri.

Ministrja Tahiri theksoi se Serbia, duke u munduar të ketë juridiksion përtej kufijve të vet, po rritë tensione dhe brenda ekipeve dialoguese mes Kosovës dhe Serbisë.

“Për mendimi tim, kjo ishte si provokim edhe për bisedime që të dekurajojë delegacionin tonë, ndoshta që të bllokojmë bisedimet dhe për të arsyetuar Serbia veten që ajo është e gatshme, pra për të marrë poena para faktorit ndërkombëtar”, deklaroi Tahiri.

Tensionet u rritën në veçanti pas arrestimit të drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, në vendkalimin kufitar në Konçul dhe vënies së masës së paraburgimit prej 30 ditësh nga një Gjykatë e Lartë në Nish të Serbisë.

Në Bruksel, ndërkaq, negociatorët serbë ‘bllokuan zbatimin e marrëveshjes për kodin telefonik për Kosovën’, thanë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Autoritetet në Prishtinë, ndërkaq, i ndaluan hyrjen në Kosovë drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, me arsyetimin, siç thanë zyrtarë të MPJ-së, “shpërdorim të lejes së qëndrimit”.

Ministrja Tahiri, ndërkohë, kërkoi nga garantuesit e bisedimeve që të ndërmarrin masa për, siç tha ajo, “sjelljet e Serbisë”.

“[Dialogu] si historik ka dhënë rezultate. Ato që po flasim, si tensionime, lidhen me këto ditët e fundit dhe zgjidhje për këtë është ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar. Në këtë rast, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të angazhohen më shumë, por edhe Bashkimi Evropian të angazhohet më shumë, sepse të dy partnerët janë garantues të këtij dialogu, kurse BE është edhe ndërmjetësuese”, tha Tahiri.

Autoritetet në Beograd, ndërkaq, kanë fajësuar Prishtinën zyrtare për, siç thonë, “mosgatishmëri në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog”.

Mediat serbe kanë cituar drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, të ketë akuzuar, siç thuhet, “përfaqësuesit në Prishtinë për pengim të lëvizjes së lirë”.

Ndërkohë, analistët në Kosovë thonë se dialogu “jo vetëm që mund të tensionohet, por ai nuk mund të ketë kurrfarë rezultati’ nëse, siç thonë ata, vazhdojnë arrestimet e qytetarëve të Kosovës”.

“Ngjarjet e javës së fundit dhe deklaratat tendencioze të përfaqësuesve serbë, kanë treguar se Serbia ngadalë po i kthehet gjuhës se vjetër, stilit të vjetër të politikës dhe kjo është shenjë e qartë drejt dështimit të dialogut”, tha për Radion Evropa e Lirë, Artan Muhaxhiri.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë janë takuar së fundi javën e kaluar në Bruksel për të diskutuar çështjen e kodit telefonik të Kosovës, megjithëse, thonë analistët, përparimet në këtë fushë kanë qenë të vogla.

Takimet në nivelin e kryeministrave ende nuk kanë rinisur, sado që ishte paralajmëruar se mund të ndodhin së shpejti. (REL)