Ish-senatori Bob Dole fiton tender 2.3 milionë eurosh nga Qeveria e Kosovës

Kompania amerikane “Alston Bird”, që këshillohet nga ish-senatori Bob Dole i cili e mban epitetin ‘miku i madh i shqiptarëve’, ka fituar tender 2 milionë e 300 mijë eurosh nga Qeveria e Kosovës. Kjo është kompania e tretë që kontraktohet nga Qeveria e Kosovës për shërbime këshillëdhënëse e lobimi. Dy kompani tjera të drejtuara nga njerëz me ndikim në SHBA ishin kontraktuar më herët nga Qeveria e Kosovës. Ndonëse, janë shpenzuar miliona euro për to, nuk ka pasur transparencë dhe kanë munguar sukseset.

Periskopi.com Lajme

Ish-senatori Bob Dole fiton tender 2.3 milionë eurosh nga Qeveria e Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi dhe ish-senatori Bob Dol, treguan detaje të bisedës mes tyre dhe përshëndetën publikisht njëri-tjetrin pas takimit të zhvilluar më 9 janar të këtij viti, në Uashington.

Thaçi shkruajti në Twitter se ndihet i nderuar që ka takuar mikun e madh të shqiptarëve. Ndërsa Bob Dole deklaroi se ndihet i nderuar për miqësinë që ka me Thaçin dhe me shumë të tjerë në Kosovë.

“…Një vend i mrekullueshëm me shumë njerëz shumë frymëzues”, shkroi Dole.

Por, publikisht pas takimit nuk u tregua vetëm një detaj. Se kompania amerikane “Alston Bird”, e këshilluar nga Bob Dole, do të shpërblehej me një tender 2.3 milionësh nga buxheti i “vendit të mrekullueshëm”, siç e quan Kosovën, ish-senatori amerikan.

Ish-senatori amerikan Bob Dole dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj pritet që më 1 mars të nënshkruajnë kontratën milionëshe për shërbime këshillëdhënëse e lobuese për Presidencën dhe Qeverinë e Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme, nëpërmjet një tenderi të negociuar që nuk lejon konkurrencën e ka shpallur fituese kompaninë amerikane “Alston Bird”, këshilltar special i së cilës është ish-senatori Bob Dole.

Njoftimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, i publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik tregon se vlera e përgjithshme e kontratës tri vjeçare me kompaninë “Alston Bird LLC”, me bazë në Uashington parashihet të jetë në vlerë prej 2 milionë e 340 mijë eurosh.

Ndërsa si vlera vjetore është paraparë të jetë në shumë prej 780 mijë eurosh, ndërsa vlera mujore në vlerë prej 65 mijë eurosh.

Kompania është shpallur fitues më 22 shkurt të këtij viti, ndërsa kontrata parashihet të nënshkruhet më 1 mars. Person kontaktues për firmën amerikane në këtë tender është Robert Dol. Emri i plotë i ish-senatorit amerikan është Robert Joseph ‘Bob’ Dole.

Kontrata parasheh që kompania amerikane e përfaqësuar nga Bob Dole, të kryejë disa shërbime speciale për Presidencën dhe Qeverinë e Kosovës.

Kontrata parasheh që kompania amerikane të bëjë sigurimin e informacionit të shpejt dhe cilësor, sigurimi e këshillave dhe analizave të ndryshme, identifikimi e zyrtareve ndërkombëtar vendimtar në strategjinë e lobimit dhe ndikimin mbi sektorë dhe zyrtarë me qëllim realizimin e interesave te Republikës së Kosovës.

Po ashtu kompania do të koordinohet ngushtë me Presidencën, Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Punëve te Jashtme dhe Qeverinë e Republikës se Kosovës për arritjen e qëllimeve të synuara.

Tjetër përgjegjësi e saj do të janë edhe themelimi i bashkëpunimit dypalësh, ndërmarrja e iniciativave për sigurimin e zhvillimit ekonomik, si dhe shërbimet tjera këshillëdhënëse dhe lobuese për Presidencën, Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Punëve te Jashtme dhe Qeverinë e Republikës se Kosovës.

Kompania e këshilluar nga Dole është e treta që Qeveria e Kosovës e angazhon për shërbime lobimi. Dy të tjera të udhëhequra nga njerëz me ndikim në politikën amerikane ishin kontraktuar më herët.

Transparenca e Qeverisë së Kosovës lidhur me zbatimin e këtyre kontratave ka munguar. Po ashtu, ka munguar prezantimi i suksese nga shpenzimi i miliona eurove për këto kompani amerikane.

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar disa herë kontrata për shërbime lobuese me kompaninë “Patton Boggs”, e cila këshillohet nga ish-diplomati Frank Wisner. Kontrata me këtë kompani ishte nënshkruar pas takimeve që Thaçi, atëherë kryeministër kishte pasur me Wisner.

Po ashtu, pati nënshkruar edhe një kontratë për shërbime lobimi me “Podesta Group”, të udhëhequr nga Tony Podesta, vëllai i shefit të kabinetit të ish-presidentit Bill Klinton.

Ndërkohë, ish-senatori Bob Dole që tash e tutje do të loboj për Kosovën, më 10 janar të këtij viti, është emëruar zëvendësshef i ekipit transitor të presidenti të ri të SHBA’ve, Donald J Trump. Për emërimin në këtë pozitë e ka uruar presidenti Thaçi, nëpërmjet Twitterit. “Urime senatorit Dole për emërimin e tij zëvendësshef i ekipit transitor të presidentit Trump. Një zhvillim i mirëpritur”, pati shkruar Thaçi, më 10 janar të këtij viti, një ditë pas takimit që kishte me të në Uashington.

Takimi i janarit me Bob Dole ishte i dyti për Thaçin brenda një viti. Thaçi dhe Dole ishin takuar edhe në prill të vitit 2016. Ai takim ishte zhvilluar në zyrat e “Alston Bird”, e cila është shpallur fituese në tenderin milionësh për shërbime këshillëdhënëse dhe lobuese.

Në takimin e muajit prill, të vitit të kaluar Bob Dole i kishte treguar Thaçit se ende ruan si kujtim gurët e çmuar që ia kishte dhuruar ish-presidenti Ibrahim Rugova.

Fakti që Dol i shihte si të rëndësishëm gurët e dhuruar nga Rugova, kishte bërë që Thaçi të reflektonte. Pas dhjetë muajsh në takimin e dytë, Thaçi do të nisej nga Kosova drejt Amerikës me një sasi gurësh të çmuar, për t’ia dhuruar ish-senatorit Bob Dole. /Insajderi.com

Pas shkeljeve, AKP-ja heq dorë nga tenderi për sigurime fizike të objekteve

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka hequr dorë nga hapja e tenderit të ri për “Shërbimet e sigurimit fizik në hapësirat e AKP-së dhe të ndërmarrjeve shoqërore nën administrimin e AKP-së”. Kjo pasi ky institucion për më shumë se një vit nuk ka arritur që të përmbyllë procedurën tenderuese, shkaku se aktiviteti është përcjellë me shkelje të Ligjit të prokurimit publik dhe lënda është kthyer dy herë në rivlerësim dhe në ritenderim.

Periskopi.com Lajme

Në pamundësi të angazhimit të një kompanie për sigurimin e hapësirave të AKP-së, ajo ka angazhuar Policinë e Kosovës që ta bëjë një gjë të tillë, kurse asetet e ndërmarrjeve shoqërore janë duke u ruajtur nga ofruesit e shërbimeve, të cilët i ka angazhuar me kontratë mbi vepër, shkruan sot “Koha Ditore”.

Fillimisht AKP-ja e kishte angazhuar Policinë e Kosovës përmes tenderit publik në nëntor të vitit të kaluar për periudhën dymujore (dhjetor-janar), në vlerë prej 29.280 eurosh, ndërsa pas skadimit të kësaj kontrate, AKP-ja e ka angazhuar sërish Policinë edhe për tre muaj të tjerë (shkurt, mars, prill), ku vlera e kontratës për këta tre muaj është 45 mijë euro.

AKP-ja nuk po mund ta përmbyllë tenderin për shërbime të sigurimit fizik

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) që nga dhjetori i vitit 2015 nuk ia ka dalë të përmbyllë aktivitetin e prokurimit: “Shërbimet e sigurimit fizik për hapësirat e AKP-së dhe të ndërmarrjeve shoqërore nën administrimin e AKP-s”, në vlerën e afro 2 milionë eurove.

Periskopi.com Lajme

 

Kjo pasi ky aktivitet është përcjellë me shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik dhe lënda është kthyer dy herë në rivlerësim dhe në ritenderim, shkruan sot Koha Ditore.

Në mungesë të tenderit, AKP-ja gjatë vitit të kaluar kishte lidhur tri anekskontrata me kompaninë “Security Code”, me të cilën njëanshëm kishte shkëputur kontratën në dhjetor të vitit 2015. Këto tri anekskontrata kanë vlerën rreth 700 mijë eurosh.

“Security Code” figuron si pronë e Ukshin Lushtakut, vëllait të kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku. Ndërsa, bashkëpronar është edhe Valdrin Tahiri, djali i Esat Tahirit, ish-truprojë e Sami Lushtakut.

Dy nga ‘tre gjermanët e trashë’ dhe një tender i përfituar në Ministrinë e Diasporës

Një tender në Ministrinë e Diasporës për “Shërbime artistike...”, e ka fituar aktori Fisnik Ademi. Në të njëjtën ministri, punon si këshilltar i ministrit, aktori Kushtrim Sheremeti.

Periskopi.com Lajme

Që të dy janë miq të mirë, e në publik njihen si “Gjermanët e trashë” nga seriali i para disa viteve.

Aktorët Kushtrim Sheremeti e Fisnik Ademi, mund të kenë bashkëpunuar në shumë projekte të përbashkëta. Në publik njihen më së shumti nga seriali komik “Tre gjermanët e trashë”. Por së fundi, është edhe një tender që i ndërlidh këta dy komedianë, shkruan lajmi.net.

Ademi ka fituar një tender pa konkurrencë në Ministrinë e Diasporës, ku Sheremeti është këshilltar i ministrit Valon Murati.

Tenderi “Shërbime artistike për Ditët e Kulturës Shqiptare në Diasporë”, është dhënë me llojin e procedurës “i negociuar”, pa publikim të kontratës, që në fakt në këtë tender është negociuar vetëm çmimi, pasi konkurrentë nuk ka pasur fare.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 17,900.00 euro dhe Sheremeti e ka arsyetuar këtë procedurë duke thënë se lejohet në rastet kur ministria ka nevojë për shërbime urgjente.

Por në fakt, manifestimi “Ditët e Kulturës Shqiptare në Diasporë”, nuk është një rast urgjent i kësaj ministrie pasi është organizim tradicional dhe i paraparë për t’u organizuar.

Sheremeti deklaron se nuk ka pas ide nëse një kontratë e tillë është negociuar me mikun e tij, pasi ka qenë i angazhuar në Samitin e Diasporës në Tiranë.

Ai bën të ditur se me 17 mijë e 900 eurot e ministrisë, trupa e teatrit joformal ‘La Rreme’, do të performoj me shfaqjen e titulluar ‘Sikur kjo të ishte shfaqje’ në Angli, Suedi, Zvicër dhe Gjermani. Kjo trupë e teatrit, sipas Sheremetit, e ka autorizuar Ademin për të negociuar dhe zbatuar procedurat administrative.

“Gjithashtu me informuan se për këtë procedurë qenkan konsultuar paraprakisht me OSHP-në dhe paskan marrë miratim nga ana e tyre dhe se e gjitha është e bazuar ne ligj”, shprehet Sheremeti për lajmi.net.

Ai shton se pozita e tij është politike dhe me ligj e ka të ndaluar të ushtroj “çfarëdo presioni ndaj stafit civil, gjë të cilën as nuk e kam bërë e as nuk do ta bëj”.

Sheremeti do që të merret parasysh edhe fakti se mbi 70 për qind të artistëve të Kosovës i ka pas bashkëpunëtor në projekte të ndryshme dhe nganjëherë i bie që të ketë punë me ta edhe si zyrtar institucioni.

Njëjtë deklarohet edhe Ademi duke thënë se komuniteti i artistëve është i vogël dhe ka afërsi me shumë profesionist të kësaj fushe.

Ademi pohon se që 6 vite funksionon me një kompani e cila e mban emrin e tij personal dhe me të cilën ka realizuar projekte me institucione e produksione private të ndryshme.

Ai ka thënë se me paratë e Ministrisë së Diasporës, do t’u mundësoj ekipit të shfaqjes biletat e udhëtimit, akomodimin në hotele, transportet rrugore në vendet përkatëse, ushqimin dhe kërkesat e tjera që dalin nga ky turne.

“Në kuadër te Ditëve të kulturës shqiptare ne diaspore, Ministria e diasporës ka përzgjedhur shfaqjen tone; ekspozitën personale te fotografit me përmasa botërore Fadil Berisha; koncerti i këngëtares Elina Duni dhe një projeksion filmik me filma shqiptare, nder ta edhe filmin Shok te nominuar për Oscar. Këto projekte do te prezantohen para audiencës në Gjermani, Suedi, Zvicër dhe Angli. Ne shumën totale te projektit do te paguhen biletat e ekipit, akomodimi për hotele, transportet rrugore ne vendet përkatëse, ushqimi dhe te gjitha kërkesat e tjera qe dalin nga kjo turne”, tha Ademi.

Ndërkaq, sipas njoftimit për nënshkrim të kontratës, ky aktivitet i prokurimit ka validitet nga data 26  Nëntor deri 03 Dhjetor 2016, aq sa edhe do të zgjasin Ditët e Kulturës Shqiptare në Diasporë.

tenderi1