bore-moti-dimer

Temperaturat pritet të ndryshojnë ditëve në vijim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në vend pritet të ketë ndryshim të temperaturave.

Periskopi.com Lajme

Sipas IHMK-së ditëve të ardhshme pritet të bjerë borë por që temperaturat gjatë ditës do të sillen rreth 0 gradë Celcius.

Rrezet me diell pritet ta zbusin situatën e acartë që mbizotëroi ditëve të fundit në vend.

Temperaturat gjatë natës do të shkojnë deri në -8 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës do të jetë nga 0 – 1 gradë Celsius.

Të shtunën pritet të ketë sërish reshje shiu e bore, ndërsa të dielën vranësira të shpërndara me intervale me diell.

Java e ardhshme parashihet të jetë me reshje bore por temperaturat nuk do të zbresin shumë, minimalet do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja.

moti-bora

Java që vjen sjell edhe borën

Këtë fundjavë, situata sinoptike mbi rajon mbetet pa ndryshime të theksuara.

Periskopi.com Lajme

Masa të ngrohta ajrore përkohësisht do të depërtojnë mbi rajon, që do të sjellin rritje të temperaturave.

Të shtunën kishte mot kryesisht me diell, e të dielën do të ketë edhe vranësira. Në mëngjes do të ketë ngrica, e në vise të ulëta vende-vende priten mundësi për mjegull.

Në fillim të javës së ardhshme turbullira nga veriu i kontinentit, do të sjellin mundësi për riga lokale shiu, të cilat me rënie të temperaturave do të përzien edhe me fjolla bore.

Temperaturat e ajrit do të jenë në rritje, me minimale nga -6C deri në 0C, e ato maksimale nga 4C deri në 7C, e nga mesi i javës së ardhshme do të zbresin në 3C..

Era do të fryjë lehtë nga verilindja 1-4m/s, e të hënën nga jugperëndimi 2-5m/s. Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlera normale.

vransira

Fundjava me mot më stabil, me vranësira të pjesshme dhe diell

Ditëve të fundjavës fusha më stabile të presionit të lartë nga Evropa qendrore, do të shtrihen edhe mbi rajonin tonë, që do të sjellin mot më të qëndrueshëm, pjesërisht të vranët dhe me intervale më të gjata me diell.

Periskopi.com Lajme

Ditët e fundit të muajit tetor do të karakterizohen me vranësira të pjesshme dhe intervale më të gjata me diell, të shtunën në mëngjes vende-vende mund të ketë edhe ngrica të lehta.

Sipas Prishtina Weather nëpër lugina dhe vise të ulëta, në mëngjes priten mundësi edhe për mjegull.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -1C deri në +3C, e ato maksimale rreth vlerave mesatare 10C deri në 13C, raporton Periskopi

Të martën masa më të ftohta ajrore që ndodhen në lindje të kontinentit do të depërtojnë përkohësisht duke zbritur maksimalet deri në +8C, e minimalet gjatë natës deri në -2C.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja 1-6m/s. Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale./ Periskopi

vjeshta

Pushon shiu, fillimi i javës me mot të ngrohtë

Të shtunën në mëngjes do të vazhdojnë rrebeshet e shiu, të cilat gjatë ditës gradualisht do të pushojnë, e ditën e diel, pas mëngjesit me mjegull gjatë ditës do të ketë edhe intervale me diell.

Periskopi.com Lajme

Në fillim të javës do të mbajë mot më i ngrohtë me intervale më të gjata me diell. Orëve të mëngjesit nëpër lugina dhe vise të ulëta do të ketë mundësi për mjegull. Nga mesi i javës pritet përkeqësim i motit dhe rënie e theksuar e temperaturave, raporton Prishtina Weather

Gjatë kësaj periudhe temperaturat do të rriten gradualisht mbi vlera mesatare në të dy ekstremet, me minimale që do të luhaten nga 7C deri në 9C, e maksimale nga 16C deri në 19C.

Era do të fryjë kryesisht nga jugu dhe lindja 1-4m/s, ndërsa shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale./ Periskopi