PTK s’ka kurrfarë mundësie të bllokimit të operatorëve serbë

Veriu i Kosovës, regjioni i Istogut, Graçanica, regjioni i Gjilanit dhe ai i Podujevës vazhdojnë të jenë të mbuluar me valë të operatorëve serbë, ku më pak e ku më shumë.

Periskopi.com Lajme

Nga paslufta, operimi i tyre nuk u ndal kurrë, pavarësisht një aksioni të madh të ndërmarrë në largimin e tyre më 2010, raporton KTV.

Në matjet e fundit të bëra nga Telekomi i Kosovës, operatori serb MTS ndërhyn në një numër të madh të brezave frekuencor, për të cilët telekomi paguan taksa.

Përpos problemeve të shumta teknike, ndërhyrja e tyre ndikon në kualitetin e përdorimit të shërbimeve nga konsumatorët.

Eksperti teknik në Telekomin e Kosovës, Sadri Berisha ka bërë të ditur se kjo kompani nuk ka asnjë mundësi të bllokimit të ndërhyrjes së këtij operatori në frekuenca.

Shndërrimi i këtij problemi në çështje politike, e cila po vazhdon të zvarritet, ka bllokuar mundësitë e organeve përgjegjëse për të ndërmarrë ndonjë hap.