PTK

Telekomi i Kosovës angazhon ish-avokatët e Blerim Devollit për t’u ankuar kundër tij

Kompania e këshilluar nga Frank Wisner, “Patton Boggs” e fiton edhe një tender në Kosovë. Telekomi i Kosovës i ka bërë gati 159 mijë euro për këtë kompani.

Periskopi.com Lajme

Telekomi i Kosovës ka angazhuar kompaninë “Patton Boggs”, pjesë e së cilës është ish-diplomati Frank Wisner për t’iu kundërvënë vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit, i cili është në favor të kompanisë “Devolli Group”.

Ndërmarrja publike, Telekomi i Kosovës ka vendosur të ankohet ndaj këtij vendimi pasi që këmbëngul se nuk kishte pasur shkelje të kontratës me operatorin Z-Mobile.

Kompania “Patton Boggs” do të bëjë përgatitjen e ankesës ndaj vendimit, nëpërmjet së cilës synohet të parandalohet ndëshkimi prej 30 milionësh eurosh i Telekomit të Kosovës.

Bazuar në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, kompania amerikane do të paguhet në vlerë prej 159 mijë eurosh për kryerjen e këtij shërbimi.

KRPP ka publikuar sot njoftimin për tenderin e emërtuar “Shërbime Legale në Përgatitjen e Padisë në Gjykatën Kompetente të Britanisë së Madhe”.

Kontrata parashihet të jetë në kohëzgjatje një vjeçare. Bazuar në njoftim, në garë ishte vetëm një konkurrent i përgjegjshëm, kompania amerikane “Patton Boggs”.

E njëjta kompani para tri vjetësh kishte mbrojtur Blerim Devollin në rastin gjyqësor kundër tij, vëllait të tij Shkëlqimit, zyrtarit të kompanisë Ismet Bojkut, ish-drejtorit të PTK-së, Shyqyri Haxhës dhe kryetarit të bordit të PTK-së, Rexhë Gjonbalajt.

Kompania “Patton Boggs”, më 13 korrik të vitit 2013, kishte njoftuar se po mbronte vëllezërit Devollit ndaj të cilëve ishte ngritur aktakuzë nga një prokuror i EULEX-it për dëmtim të PTK-së, në rastin e nënshkrimit të kontratës për operimin e Z-Mobile.

Përveç ofrimit të shërbimeve legale për Blerim Devollin, kompania “Patton Boggs”, ka lidhur një sërë kontratash me Qeverinë e Kosovës. Deri më tash ka lidhur dy kontrata për ofrimin e shërbimeve të lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në interes të Qeverisë e Kosovës. Kontratat kanë për qëllim afirmimin politik të Kosovës në SHBA si dhe nxitjen e investimeve amerikane në Kosovë.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës e ka angazhuar këtë kompani për të ofruar shërbime legale në Gjykatën e Arbitrazhit në Washington. Në këtë gjykatë Kosova është paditur nga kompania gjermane “Axos”, e cila kërkon qindra miliona euro dëmshpërblim për shkak të pezullimit të procesit të privatizimit të PTK-së.

Arsim Bilalli zëdhënës i Telekomit të Kosovës në një përgjigje për Insajderin tha se kjo kontratë i referohet angazhimit të një ekspertize eksterne ligjore, “ e cila do të mbrojë pozicionet e korporatës sonë në Gjykatën kompetente në Londër, kundër vendimit final të Arbitrazhit Ndërkombëtar, sipas rregullave ICC”.

“Kjo strategji e jona është rrjedhojë e një vlerësimi intern se vendimi i Arbirtrazhit Ndërkombëtar, përmban një mori shkeljesh formale/ligjore dhe në të njëjtën kohë shpreh konstatim të gabuar të gjendjes materiale të rastit në fjalë”, tha Bilalli. /Insajderi.com

Edita Tahiri

Tahiri thotë se kompania e telekomit serb është minore dhe e përkohshme

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka deklaruar se sipas Marrëveshjes për kodin telefonik shtetëror të Kosovës, Kosova do ta marrë kodin e vet telefonik +383 nga ana e organizatës së specializuar të OKB për telekomunikacion (ITU) me datën 15 dhjetor 2016.

Periskopi.com Lajme

“Kodi 383 është pronë e Kosovës dhe Kosova do ta menaxhoj vetë në mënyrë të pavarur kodin e saj shtetëror, përmes autoritetit të vet rregullator (ARKEP). Menjëherë pas marrjes së kodit telefonik, Kosova dhe ITU do të vendosin bashkëpunim të drejtpërdrejtë zyrtar për të realizuar së bashku procedurat që lidhen me këtë proces” , ka deklaruar Tahiri.

Sipas deklaratave të djeshme të Marko Gjuriqit, të ashtuquajturit drejtor i Zyrës për Kosovë në Serbi, ata do të shtrijnë rrjet të ri telekomunikimi në Kosovë dhe do të ofrojnë shumë shërbime. Por kjo kompani, sipas Edita Tahirit, nuk do të jetë e madhe ashtu siç thotë Gjuriq.

Sipas Marrëveshjes, Kosova do t’i jap një kompanie të re, që do të jetë serbe, të regjistruar në Kosovë një licencë të përkohshme dhe të kufizuar në telefoninë mobile. Kjo kompani e re nuk do të jetë një operator i tretë mobil në Kosovë, sepse operatori i tretë mund të vjen në Kosovë vetëm përmes tenderimit ndërkombëtar, transmeton kp.

Tahiri tha se kompania e re do jetë minore dhe do të ketë vetëm tre për qind të mbulueshmërisë në raport me dy operatorët e telefonisë mobile Vala dhe Ipko. Derisa Vala është prezentë në 490 lokacione dhe IPKO në 395 lokacione dhe mbulojnë gjithë territorin e Kosovës, kjo kompani e re (mts d.o.o.) do të jetë prezente në 30 lokacione. Me fjalë tjera, Vala dhe IPKO kanë shtrirje të plotë në mbarë Kosovën sepse janë operator të plotë të telefonisë mobile, ndërsa kompania e re do të jetë prezentë vetëm në disa zona edhe atë në mënyrë të përkohshme dhe puna e saj do të përfundojë në momentin kur në Kosovë do të vjen një operator i tretë nëpërmjet të procedurave të tenderimit ndërkombëtar, ashtu siç përcaktohet me ligjet e Kosovës.

“Po ashtu, është me rëndësi të dihet se sipas të dhënave të ARKEP, operatorët mobil Vala dhe IPKO kanë mbi 1 milion e tetëqind mijë (1800000) numra që janë në shfrytëzim nga konsumatorët ndërsa kompania e re do ti ketë vetëm gjashtëdhjetëmijë (60000) që mund t’ia ofrojë konsumatorëve në Kosovë”, theksoi Tahiri.

“Pra kemi të bëjmë me një kompani të përkohshme dhe krejtësisht minore që mund të shihet nga të dhënat zyrtare, dhe jo ashtu siç e propagandon pala serbe duke shtrembëruar marrëveshjen”, ka përfunduar Tahiri.

Sipas komunikatës për media, Tahiri po ashtu ka thënë se Serbia ka obligim që ti dërgoj letër ITU me të cilin shpreh pajtimin dhe zotohet për që nuk ta pengoj që ITU t’ia jep kodit telefonik Kosovës. Kodi 383 e bënë Kosovën ndërkombëtarisht të njohur si shtet i pavarur në fushën e telekomunikacionit, ndërsa tre kodet ekzistuese shuhen