Shokon Apple, Iphone do të ketë përmasat e një pasqyre muri (Video)

Apple deklaron se iphone do të ketë përmasën e një pasqyre muri.

Periskopi.com Tech/Auto

Kjo është “Pasqyra e zgjuar”, ose më mirë një iPhone gjigand në të cilin sheh edhe veten. Me të mund të dërgohen mesazhe, të shihen videot e Netflix, dhe shumë gjëra të tjera që bëhen normalisht me një smartphone.

Pasqyra Apple është dizenjuar nga Rafael Dymek, një shpikës në Nju Jork, megjithatë nuk dihet nëse ai ka plan ta shesë shpikjen e tij. Smartphone-i gjigand përdor sistemin e iOS 10 të Apple, dhe ka pamjen e ngjashme të një iPhone.

Në projektin e ri është i aksesueshëm koha, data e moti. Pas 45 sekondash mos-përdorimi, smartphone-i gjigand fiket vetë, dhe më pas kthehet në një pasqyrë normale si gjithë të tjerat.

Samsung shet gjitha orët e reja Gear për vetëm katër ditë!

Ka vetëm katër ditë që nga dita kur Gear S3 Classic dhe Gear S3 Frontier janë bërë të gatshme për para-porositje në ueb faqen e Samsung në Britani.

Periskopi.com Tech/Auto

Megjithatë, këto dy pajisje tashmë janë shitur plotësisht edhepse nuk është bërë as një javë që prej kur Samsung ka filluar të marrë kërkesat e para-porosive.

Gjiganti koreano-jugor ka përditësuar faqen e tyre zyrtare në Britani për të lajmëruar konsumatorët e tyre se njësitë e orëve të reja janë rezervuar. Samsung ka bërë të ditur se shkaku pse këto orë nuk janë të gatshme për blerje ka qenë kërkesa e madhe e tyre.

Fillimisht, Samsung kishte inkurajuar konsumatorët e saj të bëjnë para-porosi duke premtuar dëgjuese pa pagesë Level Active për 1,000 blerësit e parë.

Konsumatorët mund të regjistrohen në faqen e kompanisë për t’u njoftuar për kohën kur njësitë e reja të Gear S3 Classic dhe Frontier do të ofrohen sërish.

Të dy modelet e orëve të mençura do të shiten për 349 funta dhe konsumatorët që tashmë kanë bërë porosinë e tyre do të marrin produktet duke filluar nga 11 nëntori.