Teatri Kombetar

Teatri i pavarur ODA me dy herë më shumë shikues se Teatri Kombëtar

Numri i shfaqjeve në Teatrin Kombëtar në Prishtinë në vitin 2015 ishte 152 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 10 738.

Periskopi.com Kulturë

Këto të dhëna i ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës. Sipas tyre numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin e fëmijëve Dodona ishte 251 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 22 810.

Ajo që vërehet që ka dallim të madh është se numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin Oda po në vitin 2015, ishte 89 premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 29 600, raporton Periskopi

Publikimi i ASK-së ofron të dhëna statistikore lidhur me aktivitetet e teatrove, shtëpive të kulturës, galerive, muzeve, bibliotekave, kinemave, baletit, filarmonisë, ansamblit dhe qendrës kulturore për fëmijë.

Numri i ekspozitave të realizuara në Galeritë e Arteve ishte 26, ndërsa numri i vizitorëve ishte 11 954.

Numri i filmave të shfaqur në kinema ishte 363 prej tyre 47 filma vendorë dhe 316 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 88 987.

Fondi i librave në biblioteka ishte 1 627 745, ndërsa numri i lexuesve ishte 230 234.

Numri i muzeve dhe shtëpive muze ishte 62, ndërsa numri i vizitorëve ishte 73 472./ Periskopi