Te verberit / Ilustrim

Qeveria tenton që të verbërve t’ua heqë pensionin e moshës

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, mbajti sot dëgjim publik lidhur me zbatimin e rekomandimeve nga Raporti për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit nr.04/092 për Personat e Verbër.

Periskopi.com Lajme

Takimi është kryesuar nga deputetja , Lirije Kajtazi , kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut… , e cila e hapi diskutimin për të evidentuar mendimet e grupeve te interesit më qëllim të zbatimit sa më mirë të Ligjit për të verbrit .

Grupi punues, duke u mbështetur në të gjeturat faktike , gjatë procesit të mbikëqyrjes së zbatimit te Ligjit, nr.04/L-O92 Për Personat e Verbër , propozoi nxjerrjen e këtyre rekomandimeve:

Rekomandimi 1. Ndryshimi dhe plotësimi i nenit , 7.3 i ligjit . Ky nen, sipas anëtarëve të Komisionit funksional , që e kanë monitoruar zbatimin e Ligjit,  i përjashton personat e verbër nga e drejta e kompensimit nga skemat tjera si : pensionale , kontributdhdhenëse , të pleqërisë dhe sociale, raporton Periskopi

Të ndryshohet dhe plotësohet neni 7.4 i ligjit .Ky nen nuk është plotësisht i qartë , ngase e ka të drejtën e kompensimet material për shoqëruesin e personit të verbër , por nuk i ka përcaktuar kriteret të cilat duhet t’i plotësojë një person për të qenë shoqërues i personit të verbër.

Rekomandimi 2. Të zbatohen dispozitat e neneve : 9.2, 10.2, 10.3, 13.1 , 15 , të ligjit nr. 04/L-092 Për Personat e Verbër . Këto dispozita të ligjit në fuqi , sipas të gjeturave faktike , nuk janë duke u zbatuar ende .

Rekomandimi 3. Te nxirren të gjitha aktet nënligjore nga Qeveria dhe ministritë e autorizuara : MPMS , MSH, MASHT, MF, MI ,në afate prej gjashtë muajve nga dita e miratimit të rekomandimeve nga Kuvendi

Rekomandimi 4. Të nënshkruhet marrëveshja e përbashkët në mes të : MPMS-së, MASHT-it , MSH-së, në bashkëpunim me Shoqatën e Personave tëVerbër , për zbatim të nenit 10.3. të  ligjit , në afat prej gjashtë muajve nga dita e miratimit te rekomandimeve në Kuvend.

Ligji në fjalë nuk u votua për procedim për shkak të seancës plenare në Kuvend… anëtarët u dakorduan që dëgjimi publik të vazhdojë në një takim të radhës.

Në takimin e sotëm të pranishëm ishin përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Mirëqenës Sociale (MPMS) , Shoqata e Personave të verbër, Komiteti i Grave të Verbëra të Kosovës. Ndërsa, takimit nuk i janë përgjigjur , Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Arsimit, edhe pse ishin të ftuar për të raportuar lidhur me zbatimin e rekomandimeve nga Raporti për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Personat e Verbër./ Periskopi