Të shtëna në SHBA, një i vrarë dhe 9 të plagosur

Atmosferën e festave në New Orleans të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e prishen disa të shtëna me armë të cilat i kushtuan jetën një personi dhe plagosën 9 të tjerë.

Periskopi.com Lajme

Askush nuk e di ende përse agresori hapi zjarr në njl nga rrugët më të famshme të qytetit, Bourbon, lagjen historike franceze.

Tashmë policia ka vënë në pranga 2 persona, njëri prej tyre është pjesë e të lënduarve.

Prezenca e policisë në zonë ishte e madhe në kohën e incidentit pasi po zhvillohej një lojë futbolli dhe ata po monitoronin situatën.

“Ajo që ne dimë deri tani është se personat të cilët u kthyen në objektiv të këtij sulmi ishin nga mosha 20 deri në 37 vjeç. Dy femra, tetë meshkuj, njëri prej të cilëve nderroi jetë në spital. Ne nuk kemi informacion të metejshëm mbi atë që ka ndodhur. Zona është më e preferuara për turistët pasi ndodhen lokale dhe dyqane të shumta. Ky është incidenti i dytë që ndodh në më pak se tre vjet. Në qershor të vitit 2014, një studente humbi jetën dhe nëntë persona të tjerë u plagosën rëndë pasi ranë pre e një sulmi me armë zjarri rreth pesë blloqe larg incidentit aktual”, u shpreh Michael Harrison./ Zeri

Vrasje e dyfishtë në Kentucky të SHBA

Dy persona mbetën të vrarë dhe 4 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi me armë zjarri në një park në Kentaki në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Periskopi.com Lajme

Sipas zyrtarëve të policisë amerikane, vrasja e dyfishtë ndodhi teksa në park po zhvillohej një aktivitet tradicional i futbollit amerikan, mes të rinjve.

Viktimat raportohet se janë dy meshkuj me ngjyrë, ndërsa personat e plagosur u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk ka asnjë të dyshuar për krimin dhe motivet e tij mbeten të paqarta, përcjell tvklan. Vrasjet e afro-amerikanëve janë shtuar ndjeshëm së fundi në SHBA, çka ka nxitur edhe protesta të shumta kundër racizmit dhe ksenofobisë.

Në New York evakuohet qendra tregtare, dëgjohen të shtëna

Forcat policore me pajisje të rënda e kanë rrethuar qendrën tregtare CrossGate Mall në New York dhe momentalisht po vazhdon evakuimi pas raportimeve se janë dëgjuar të shtëna.

Periskopi.com Lajme

Nuk ka informacione për të plagosur, transmeton lajmi.net

Deri te incidenti ka ardhur në afërsi të dyqanit të prodhimeve “Apple”, ndërsa deri me tash dy persona janë arrestuar, raportojnë mediat amerikane.

 

Klikoni këtu pë video dhe foto

 

 

Video ekskluzive/ Si ruhen me armë parcelat me hashash pak metra larg Tiranës

"Panorma" publikon një video ekskluzive sot në të cilën tregohen pamjet e parcelave të mbjella me hashash në rrethinat e Tiranës.

Periskopi.com Lajme

Në pamjet që shihni më poshtë, dëgjohen të shtëna me armë zjarri të cilat qëllohen nga personat që ruajnë këto parcela, vetëm pak metra larg kryeqytetit.

Kjo video është siguruar nga personi i cili ka kaluar rastësisht në këtë zonë dhe ka diktuar kanabisin.

Por ai ka shpëtuar paq nga krismat e armës së rojës së parcelave, i cili sapo ka parë një person të panjohur, një person që nuk i përket “grupit”, ka shtënë pa u menduar dy herë.

Ajo që mund të thuhet është se si i ka shpëtuar Policisë kjo zonë në rrethinat e Tiranës, mbrapa malit të Dajtit, e mbjellë me hashash, kur blutë janë shtrirë në të gjithë Shqipërinë madje edhe me një plan konkret masash në aksionet antikanabis.

Los Angeles

Tre të vranë, 12 të plagosur nga të shtënat me armë në Los Angeles

Tre persona janë vranë dhe 12 të tjerë janë plagosur nga të shtënat më armë, pas një mosmarrëveshje në një restorant në Los Angeles, thanë zyrtarët.

Periskopi.com Lajme

Policia e cila mbërriti në vendngjarje gjeti një numër të madh plumbash dhe njolla gjaku në të gjithë restorant në pjesën perëndimore të Los Angeles, raporton AP.

Policia ka marrë në pyetje dy të dyshuar për të shtënat, transmeton lajmi.net.

Zëdhënësi i policisë, Mike Lopez tha se hetimi paraprak ka treguar se personat e përfshirë në incident ishin ne restorant, kur përleshje shpërtheu.

Të gjithë të plagosurit janë në gjendje të rëndë, disa prej tyre në gjendje kritike.

Tjetër ngjarje e rëndë në Durrës, djali qëllon babain me armë

Pas ngjarjes së djeshme në Durrës ku mbetën të plagosur me armë zjarri tre persona, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite.

Periskopi.com Lajme

Nga të dhënat e para mësohet se djali ka qëlluar me armë babain e tij pas një konflikti në familje, shkruan Lapsi.al.

I plagosuri është dërguar në spital. Identiteti i tij nuk dihet ende. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.16 të qytetit.

te shtena

Dy të plagosur nga të shtënat me armë në Durrës

Të shtëna me armë ndodhën sot në mbrëmje në qytetin e Durrësit.

Periskopi.com Lajme

Burimet thonë se janë plagosur dy persona në Lagjen nr. 5 të qytetit.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj./Lapsi

aksion ne Tirane

Policia e Tiranës qëllon në ajër gjatë arrestimit të trafikantëve të kokainës

Policia e Tiranës ndërmori sot një operacion antidrogë në rrugën "5 Maji".

Periskopi.com Lajme

Një sasi prej 700 gramë kokaine u sekuestruan gjatë aksionit “Telefonata e fundit”, ndërsa u arrestuan edhe 3 trafikantët Sokol Geci 22 vjeç nga Tropoja banues në Tiranë, Eraldo Dodaj 19 vjeç nga Mirdita dhe Pashk Teska 20 vjeç, nga Laçi.

ëta të fundit kanë tentuar t’i ikin policisë, por blutë janë detyruar të qëllojnë në ajër. Në videon e publikuar nga Policia dëgjohen të shtënat gjatë ndjekjes së trafikantëve.

Pas këtij momenti, trafikantët kanë ndaluar automjetin dhe i janë dorëzuar policisë.

Minnesota

Të shtëna në Minneapolis, të paktën gjashtë të plagosur

Së paku gjashtë persona janë lënduar gjatë të shtënave në qendër të Minneapolis-it në Minnesota, njoftoi policia.

Periskopi.com Lajme

Policët, të cilët rreth orës 01:00 sipas kohës lokale dëgjuan të shtëna, menjëherë u drejtuan në vendin e ngjarjes ku takuan dy meshkuj të plagosur. Bëhet e ditur se në parkingun e afërt është gjetur një revole.