Serbisë t’i bëhet presion për të pagjeturit

   Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti në takim komisionarin e Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut, Nils Muiznieks me ç’rast u trajtuan çështjet lidhur me të drejtat e njeriut, ndëshkimin e krimit, çështjen e të pagjeturve, hetimin e krimeve të urrejtjes dhe hetimin e kërcënimit ndaj gazetarëve.

Periskopi.com Lajme

Lidhur me kornizën ligjore, Ministrja Hoxha vuri në dukje se Kodi i Procedurës Penale, ka ashpërsuar dënimet, sidomos në rastet kur kanë të bëjmë me të ashtuquajturat “viktima të ndjeshme”.

Ndërsa për çështjen e personave të pagjetur, ministrja shprehu falënderim ndaj institucioneve ndërkombëtare, duke ritheksuar rëndësinë e kësaj çështjeje.

“Por, bashkësia ndërkombëtare dhe më tutje duhet të shtojë presionin ndaj institucioneve të Serbisë, që të jenë më bashkëpunuese në hapjen e dosjeve dhe ofrimin e informacionit për vendndodhjen e varrezave masive”, theksoi ministrja Hoxha.

Rreth kompensimit të viktimave të krimit, ministrja foli për legjislacionin dhe të drejtën për kompensim, me qëllim që të rindërtojnë jetën e tyre dhe të bëhet përparim i mëtejshëm i paqes së qëndrueshme.

Rreth çështjes së sigurisë së medias, ministrja vuri në pah rëndësinë e mediave të lira dhe të pavarura, duke theksuar se inkurajon institucionet që merren me veprat penale të kryera ndaj gazetarëve që të ofrojnë hetime të shpejta dhe shqyrtim me kohë të arsyeshme të rasteve të veprave penale ndaj gazetarëve.

Komisionari Muiznieks, e falënderoi Ministren Hoxha për të arriturat në lëmin e legjislacionit duke vlerësuar në veçanti ato nga fusha e të drejtave të njeriut, kompensimin e viktimave të krimit.

Thaçi ulë në një tavolinë familjarët e të pagjeturve shqiptarë dhe serbë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në një takim të përbashkët përfaqësuesit e familjeve të të pagjeturve të komunitetit shqiptar dhe atij serb.

Periskopi.com Lajme

Në këtë takim të përbashkët është biseduar për domosdoshmërinë e një zgjidhjeje sa më të shpejt për çështjen e të pagjeturve.

“Çështja e të pagjeturve është më urgjentja dhe kërkon hapa konkretë të menjëhershëm”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ai ka falënderuar përfaqësuesit e familjeve të të pagjeturve të dy komuniteteve për gatishmërinë e tyre për t’u takuar dhe për të punuar së bashku për zbardhjen e fatit të familjarëve të tyre.

“Ju përgëzoj për gatishmërinë për të punuar së bashku për këtë çështje kaq të ndjeshme”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se çështja e të pagjeturve është çështje humanitare.

“Politika duhet të ndihmojë në mbylljen e këtij kapitulli të dhimbshëm”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në këtë takim është thënë se çështja e të pagjeturve duhet të shtrohet sa më shpejt në nivelet më të larta edhe në Bruksel.

“Duhet të shtrohet në nivelet më të larta, edhe në Bruksel, si një temë që nuk pret më”, përfundoi presidenti Thaçi./ Periskopi

Edita Tahiri thotë se u keqkuptua për listat e të pagjeturve

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, thotë se u keqkuptua për listat e të pagjeturve, pasi sipas saj, BE-ja kërkoi nga shtetet listat e vendndodhjes së të zhdukurve.

Periskopi.com Lajme

Tahiri, në një intervistë për KTV-në, ka thënë se nuk e sheh të arsyeshme ndërprerjen e dialogut me Serbinë, pavarësisht faktit që kjo e fundit po heziton të tregojë vendndodhjen e 1665 kosovarëve të zhdukur gjatë luftës.

Sipas saj, një vendim i tillë do të pengonte proceset e integrimit të Kosovës, por që ajo beson se ky problem do të zgjidhet përmes kapitullit 35, të cilin Serbia duhet ta përmbushë.

Ajo e ka cilësuar të suksesshëm dialogun, por pas arrestimit të Naser Thaçit, kërkon reciprocitet ndaj Serbisë.

Ministrja Tahiri ka paralajmëruar se shumë shpejt në veriun e Kosovës do të shtrihet autoriteti i gjyqësorit kosovar.

Skandaloze: Edita Tahiri e pranon se kurrë nuk u morën me të pagjeturit

Bashkimi Evropian kishte kërkuar nga Kosova që në Bruksel ta dërgonte listën e të zhdukurve. Por këtë listë, s’e kishte dërguar kurrë.

Periskopi.com Lajme

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka vazhduar raportimin para Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovës.

Në këtë Komision nga Tahiri është kërkuar se çfarë dhe deri ku është biseduar në Bruksel për të pagjeturit, raporton KTV

“Në 2011 është biseduar për të pagjeturit. Vetëm një rund. BE na është thënë që herën tjetër ejani me listën e të pagjeturve në vendet tuaja dhe pastaj bisedojmë. Por këto lista nuk arritën me u bë kurrë. Po e them këtë për herë të parë, ne po përgatitemi që të kemi këto lista dhe të bisedojmë për çështjen e të pagjeturve. Ne kemi kërkuar që të emërohet nga BE një emisar special që të marrë në dorë çështjen e të pagjeturve”, thotë ajo.