Videoja teksa dy adoleshentë në Rusi qëllojnë policinë dhe më pas vetëvriten (+18)

Katja e Denis Muravjov, janë vetëvrarë duke transmetuar çdo gjë drejtpërsëdrejt.

Periskopi.com Lajme

Të mbyllur ne shtëpi me policinë që i ka rrethuar në oborr, filmojnë çdo gjë, të shtënat nga dritarja, shakat midis tyre, ndërkohë postojnë çdo gjë në rrjetet sociale dhe në fund një mesazh për prindërit: “Mos u mërzitni, po ikim në botën tjetër me stil”.

E gjitha kjo duket si një skenar filmi. E gjitha filloi me një telefonatë të mbërritur në polici, ku raportohej zhdukja e një fëmije, por me të arritur në shtëpinë nga ku kishte ardhur dhe telefonata në polici, agjentët u përballën me të shtënat e adoleshentëve, vetëm atëherë ata kuptojnë se kishin rënë në një kurth.

Ndërkohë kishte filluar dhe transmetimi drejtpërdrejt. Adoleshentët filmonin çdo gjë dhe e transmetonin drejtpërdrejt të gjithën në Peroscope , orët e fundit të kaluara së bashku, gjuajtjet me armë, të qeshurat, alkoolin që konsumonin, shakatë me shokët dhe në fund vdekjen e tyre.

Ishin të mbyllur në shtëpi prej tre ditësh, policia kishte rrethuar gjithë shtëpinë, e dinin që nuk kishin shpresë, sepse Denisi kishte qëlluar pak më pare të ëmën e Katjës me armë, faji i vetëm i saj ishte se i kishte kapur ndërsa fliinin bashkë në fundjavë.

Policët poshtë shtëpisë evitojnë plumbat e gjuajtura nga dritarja e shtëpisë, afrohen, arrijnë tek porta dhe i dëgjojnë me kujdes se çfarë po ndodh brenda saj. Dëgjohen të qeshurat ndërsa komentojnë me miqtë e tyre në sociale nën shoqërinë e alkoolit dhe duhanit.

E gjitha kjo vazhdon të transmetohet drejtpërdrejt, pastaj në një moment çdo gjë ndërpritet papritur nga një gjuajtje me armë e më pas klithma e Katjes, pastaj qetësi totale. Një moment më pas policia vendos të hyjë në shtëpi dhe i gjen aty, bashkë të shtrirë përtokë të mbuluar në gjak.

“Një tragjedi shokuese. Po kërkojmë të ndërtojmë të gjithë ngjarjen dhe motivet që çuan adoleshentet në vetëflijim në këtë mënyrë tragjike”, u shpreh avokatja e minoreneve Anna Kuznetsova për agjensinë Tass./ ALSAT M