Te berit biznes

Banka Botërore thotë se Kosova përparoi edhe më shumë në të bërit biznes

Raporti i Bankës Botërore (BB) për të “Bërit Biznes 2017” i publikuar rangon Kosovën në vendin e 60-të duke e ngritur nga vendi i 64-të sa është ranguar me revidimin e raportit të mëparshëm.

Periskopi.com Lajme

Dhjetë indikatorët e Raportit të Bankës Botërore për të Bërit Biznes vlerësojnë qeverisjen dhe lehtësinë e të bërit biznes në një mori të fushave ligjore, rregullatore dhe operacionale, raporton Periskopi

Kosova ka shënuar progres në disa indikatorë. Në veçanti është bërë progres i konsiderueshëm në indikatorët për:

– Fillimin e një Biznesi (nga vendi i 27-të në vendin e 13-të në botë),

– Pagimin e Tatimeve(nga vendi i 77-të në vendin e 43-të në botë); dhe

– Tregtia Përtej Kufijve(nga vendi i 59-të në vendin e 51-të në botë).

Ky përmirësim është arritur kryesisht përmes shkurtimit të afateve, procedurave dhe kërkesave për regjistrimin e bizneseve pranë Agjencisë së Kosovës për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), funksonalizimin e sistemit elektronik të pagimit të tatimeve pranë Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe funksionalizimit të sistemit ASYCUDA nga Doganat e Kosovës./ Periskopi