xhakajt2

Fotografia e vitit në Zvicër ajo e vëllzerëve Xhaka (Foto)

Përfaqësuesja e Zvicrës nëpërmjet një postimi në Instagram ka zgjedhur ‘Fotografinë e vitit’.

Periskopi.com Sporti

E bukura është se ajo i takon vëllezërve Xhaka, Granit Xhakës i cili luan për Zvicrën dhe Taulant Xhakës që luan për Kombëtaren e Shqipërisë, transmeton Telegrafi.

Fotografia është nga përballja mes Shqipërisë dhe Zvicrës në Kampionatin Evropian që u mbajt në Francë gjatë verës së vitit 2016.

“Një moment i veçantë + një fotografi e mirë = Foto e vitit për ekipin kombëtar. Faleminderit që morët pjesë!”, ishte përshkrimi nga Federata e Futbollit të Zvicrës.

xhaka

familja-xhaka

Familja Xhaka për Ditën e Flamurit uron që shqiptarët të jenë të bashkuar

Babai i dy futbollistëve të mirënjohur Granitit dhe Taulantit, Ragip Xhaka iu ka uruar të gjithë shqiptarëve Ditën e Flamurit.

Periskopi.com Sporti

Ai ka uruar bashkim dhe dashuri për të gjithë shqiptarët, dhe respekt sa më të madh ndërmjet veti.

“Familja Xhaka të gjithë shqiptarëve kudo që janë iu uron festën e 28 Nëntorit, Ditën e Pavarësisë, duke iu uruar bashkim dhe dashuri në mes veti, të zotërojë toleranca dhe respekti në mes veti. Urime”, ka thënë ai për KTV.

xhaka taulant

Taulant Xhaka uron për Ditën e Pavarësisë

Në ditën e Pavarësisë nuk kishte si të mungonte as një mesazh domethënës nga Taulant Xhaka.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i kombëtares ka bërë urimin e tij për 104 vjet shtet të Shqipërisë.

“Shqiptarë kudo që ndodheni Gëzuar ditën e pavarësisë, përzemërsisht Taulant Xhaka,”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

xhaka-nena

Si Graniti, edhe Taulanti uron me poezi nënën për ditëlindje (Foto)

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka e ka uruar nënën e tij me rastin e ditëlindjes së saj.

Periskopi.com Sporti

Njëjtë sikurse vëllau i tij Graniti, edhe taulanti ia uroj së ëmës ditëlindjen me të njëjtën poezi të shkruar nga i vëllai.

Këtë, Taulanti e shpërnadau në Facebook.

lanti /Periskopi.com

xhakajt

Graniti me urim special për Taulantin për ndeshjen me Israelin

Ylli i njohur, Granit Xhaka i ka uruar fitore vëllaut të tij Taulantit, në ndeshjen kundër Israelit.

Periskopi.com Sporti

“Edhe stërvitja e fundit për ndeshjen nesër kundër Faroe Islands mbaroj. Nesër në fushë vetëm për fitore. ?
Tani po relaksohem duke shikuar ndeshjet Turqi – Kosovë dhe më pas atë Shqipëri – Israel. Ishalla me fitore. Vëllai im i dashur, pres një Gol prej teje ?!”, ka shkruar Graniti në rrjetet sociale. /Periskopi.com

xhakajt2

Xhaka i uron fitore Kosovës

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka i ka uruar fitore Kosovës në ndeshjen e sotme kundër Turqisë.

Periskopi.com Sporti

Ndeshja zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018, ndërsa Taulanti i uron me zemër fitore Kosovës.

“Sot luan edhe Kosova kundër Turqisë. I uroj me zemër sa më shumë fat. Ishalla me fitore, suksese Kosovë”, ka shkruar Xhaka. /Periskopi.com

xja

Xhaka asiston në golin e barazimit kundër PSG-s (Video)

Baseli ka arritur ta barazojë rezultatin kundër PSG-s në 1:1.

Periskopi.com Sporti

Ishte mesfushori zviceran, Luca Zuffi i cili u asistua nga mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka në minutën e 76-të, i cili gjeti edhe më pas golin për të barazuar shifrat. /Periskopi.com

xhaka brothers

Graniti ka një mesazh të veçantë për Taulantin

Granit Xhaka si duket është mërzitur për vëllaun e tij, Taulant Xhaka.

Periskopi.com Sporti

Ai ka shkruar në faqen e tij të Facebook për mallin e tij që ka ndaj Taulantit.

Granit Xhaka është transferuar këtë verë në Arsenal dhe ndoshta kjo është arsyeja pse nuk mund të gjejnë kohë të kalojnë së bashku.

“Nuk e ke idenë sa më mungon vëlla. Kaq larg në realitet, kaq zemrës. Disa duhet të presin gjithë jetën për të takuar lojtarin e tyre të preferuar. I imi është vëllai im”, është shprehur Graniti në rrjetin e tij social Facebook. /Periskopi.com

 

Taulant+Xhaka+FC+Basel+v+VfL+Wolfsburg+Friendly+M8YBTqvHqXwl

Xhaka rikthehet në formacionin e Super Ligës Zvicerane

Taulant Xhaka është përfshirë në formacionin e javës në Super Ligën Zvicerane.

Periskopi.com Sporti

Futbollisti i kombëtares shqiptare ka kontribuar ëdhë në repartin ofanziv duke asistuar në golin e dytë të Baselit.

Formacioni i javës nga Blick.

Benjamin Siegritz (Vaduz); Michael Lang (Basel), Reto Ziegler (Sion), Pa Modou (Sion); Taulant Xhaka (Basel), Matias Delgado (Basel), Vero Salatic (Sion), Moreno Costanzo (Vaduz), Franz Burgmeier (Vaduz); Christian Fassnacht (Thun), Chadrac Akolo (Sion). /Periskopi.com

xhaka taulant

Xhaka e kujton me një foto të veçantë duelin ndaj Serbisë (Foto)

Të gjithë shqiptarëve iu kujtohet ndeshja e Beogradit dy vite më parë, e cila u ndërpre për të mos u luajtur më, teksa kuqezinjtë morën fitoren në tavolinë me rezultatin 3-0 pas vendimit të dhënë nga CAS.

Periskopi.com Sporti

Por, ngjarjet që ndodhën atë mbrëmje ishin të shumta. Droni i hedhur në fushë e më pas sherri mes lojtarëve. Por, edhe grushtat që ngriti Taulant Xhaka ndaj lojtarëve serb në momentin e sherrit.

Ai e kujton me nostalgji këtë ditë, ku pak minuta më parë në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Taulanti shkruan: “100 zogj t’pulave kundër 1 LUANI”.

Është hedhur shorti për fazën e ardhshme të Kupës së Spanjës, e njohur si ‘Copa del Rey’.

taulanti

xhakajt

Granit Xhaka i uron suksese Taulantit dhe Shqipërisë

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka i ka uruar vëllait të tij Taulantit dhe Shqipërisë suksese në ndeshjen e sotme kundër Spanjës.

Periskopi.com Sporti

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se është i gatshëm për ndeshjen e nesërme të Zvicrës ndaj Andorrës, transmeton Koha.net.

“Stërvitja mbaroi. I gatshëm për ndeshjen e nesërme kundër Andorrës. Dhe sonte Xhaka tjetër, Shqipëria kundër Spanjës. Të uroj sukses ty dhe ekipit kombëtar vëlla”, ka shkruar Granit Xhaka.

xhaka taulant

Taulant Xhaka tregohet arrogant me gazetarin

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, nuk i ka lënë përshtypje aspak të mirë një gazetari të gazetës sportive të Lihtenshtejnit, “Fatherland”.

Periskopi.com Sporti

Në përfundim të stërvitjes së mbrëmjes së djeshme, gazetari vendas kërkoi t’i merrte një prononcim Taulantit duke qënë se ai njihet në Lihtenshtejn pasi luan me Bazelin në kampionatin zviceran, ku merr pjesë dhe ekipi i kryeqytetit të mikroshtetit, Vaduzi.

Reagimi i Xhakës ishte i papritur, teksa gjithë arrogancë u përgjigj: “Unë nuk flas me gazetarët!”

Ngjarja u raportua në numrin e sotëm të gazetës “Fatherland” nga gazetari që ishte dërguar për të raportuar stëvitjen e kombëtares shqiptare.

Për gazetarin e “Fatherland” ishte takimi i parë nga afër me lojtarët e ekipit shqiptar. Ndryshe nga Xhaka, futbollistët e tjerë si Mavraj apo Hyka u treguan mjaft miqësore duke iu përgjigjur pozitivisht interesimit të medias.

xhakajt3

‘The Sun’ analizon duelin mes vëllezërve Xhaka në Ligën e Kampionëve

Mediumi britanik “The Sun” i ka bërë një analizë të hollësishme derbit mes vllezërve Xhaka në Ligën e Kampionëve, teksa Arsenali u ndesh me Bazelin në Londër dhe fitoi takimin me shifrat 2-0. Si Graniti ashtu edhe Taulanti qëndruan në fushë gjatë gjithë lojës.

Periskopi.com Sporti

Graniti duket në çdo aspekt një futbollist i klasit botëror. Ai luan me shumë stil, mbulon hapësirat në mesfushë, lidh lojën dhe kryen ndërhyrje kur nevojitet. Taulanti është e kundërta, i fortë, i vendosur dhe mundohet të bëjë më shumë përpjekje se i vllai. I gatshëm të gjendet gjithnjë aty ku është topi, madje edhe të rrezikojë për ta marrë atë, mbrojtësi i Bazelit është lloji i futbollistit me grintën maksimale.

Ndërhyrjet

Taulantit i pëlqen të ndezë lojën dhe të tregojë që është pjesë e saj, ndaj nuk humbi kohë para se të kryente një ndërhyrjë të rrezikshme ndaj Aleksis Sançezit. Graniti gjithashtu nuk tutet për të bërë ndërhyrje, por ai kaloi një lojë shumë të qetë, madje kishte raste që nuk kishte nevojë të bënte diçka të tillë. Megjithatë ishte një moment teksa pengoi Aleksandër Franson, thjesht për t’i bërë të ditur Bazelit që po luante dhe ai.

Ndikimi

Me Granitin në para linjës së mbrojtjes, Arsenali kishte shumë balancë në ekip. Ndoshta sepse përballë ishte një Bazel i dobët, por mesfushori ishte i qartë në lojë dhe lejoi organizatorët të krijonin. Taulanti nuk duhet të jetë i kënaqur me rolin e tij te goli i parë i Arsenalit, duke qënë se i dha mundësinë Teo Uollkotit të shënonte, por më vonë e përmirësoi paraqitjen e tij teksa bëri disa bllokime të rëndësishme, madje i mohoi Mesut Ozilit një gol të sigurt.

Rëndësia në skuadër

Graniti është ende në fillim të karrierës së tij te Arsenali dhe ende ka pikëpyetje mbi rëndësinë e tij, po shenjat janë premtuese. Ylli i Zvicrës fal siguri në pozicionin përpara mbrojtjes, por duhet të mposhtë konkurrencën me Kokuelin për t’u bërë titullar i rregullt. Taulanti është shumë i rëndësishëm për Bazelin në mbrojtjen me 5. Nuk është i gjatë si mbrojtësit e tjerë, por është një lider që nuk ndalon kurrë së organizuari shokët e skuadrës, shkruan Panorama Sport.

Vendimi

Është e vështirë të kritikosh Taulantin, duke qënë se shpesh herë u përball me një Arsenal të papërmbajtshëm. Por ai ka përgjegjësi te goli i parë që bëri Arsenalin të merrte frenat e lojës, ndaj vllai i tij Graniti kalon një ndeshje pa probleme. I vendosur, efektiv dhe i sigurt, ai duket një investim i mirë për “Gunners”.

xhaka1

Kënaqësi të luash kundër vëllaut

Futbollisti i Baselit, Taulant Xhaka ka folur sërish për përballjen me Arsenalin, saktësisht për ndeshjen ku kundër vëllaut të tij, Granitit.

Periskopi.com Sporti

Të dyja skuadrat u përballën mbrëmë në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, ndërsa Taulanti thotë se ka qenë kënaqësi e madhe që ka luajtur sërish kundër vëllaut të tij.

“Dhamë gjithçka në fushë, por nuk arritëm të dilnim me pikë. Ishte kënaqësi e madhe të luaja përsëri kundër vëllait”, ka shkruar Taulant Xhaka në Facebook. /Periskopi.com

xhaka1

Mesazhet e vëllezërve Xhaka pas përballjes në Ligën e Kampionëve

Arsenali ka fituar ndaj Baselit me rezultatin 2-0 në Ligën eKampionëve. Ky takim ishte i veçantë pasi vëllezërit Xhaka ishin kundërnjeri-tjetrit, por sërish fitimtar doli Graniti.

Periskopi.com Sporti

“Dhamë gjithçka në fushë, por nuk arritëm të dilnim me pikë.Kënaqësi e madhe të luash përsëri kundër vëllait!”, ka shkruar Taulanit në Facebook.

“Çfarë ndeshje. Çfarë emocionesh të luash ndaj klubit që bërë hapat e parë. Çfarë adrenaline të përballësh më vëllanë. Ndeshje e paharrueshme, çdo gjë perfekte. Faleminderit të gjithëve”, ka shkuar Graniti në Facebook.

xhakajt2

Flet ish-trajneri i vëllezërve Xhaka, tregon detaje interesante kur ata ishin fëmijë

Andy Eichenberger është trajneri i parë i vëllezërve Xhaka, Granitit dhe Taulantit.

Periskopi.com Sporti

Ish-trajneri i dy futbollistëve të njohur tregon detaje interesante kur dyshja në fjalë ishte pjesë e skuadrës Concordia Basel.

“Ata kanë qenë pak më të mirë sesa fëmijet tjerë. Por, dallim mes tyre nuk ka qenë shumë i madh. Ishin dy djem të bujshëm, modest, shumë të mirë dhe të arsimuar”, deklaroi Eichenberger.

“Babai i tyre i shoqëronte vazhdimisht në stërvitje. Taulanti ishte gjashtë vjet, ndërsa Graniti pesë. Taluanti luante në mesfushë, ndërsa Graniti si sulmues”, shtoi ai. /Periskopi.com

xhakajt

Me Arsenalin apo Baselin, kë do ta përkrahin sot prindërit e vëllezërve Xhaka?

Arsenali përballet sonte me Baselin në kuadër të Ligës së Kampionëve. Por, për kë do të bëjnë tifo prindërit e Granit dhe Taulant Xhakës?

Periskopi.com Sporti

Futbollisti i Baselit, Taulant Xhaka u ka thënë të përditshmes britanike ‘The Telegraph’ se prindërit e tyre, Elmazja dhe Ragipi gjenden në Londër për të përcjellë nga afër ndeshjen e sotme.

Ai ka thënë se prindërit e tyre do ta përkrahin skuadrën zvicerane në përballjen me skuadrën e Granitit, Arsenalin. /Periskopi.com

graniti-taulanti

Graniti mesazh Taulantit para ndeshjes Arsenal – Basel

Granit Xhaka ka shpërndarë një fotografi të montuar në të cilën gjendet bashkë me vëllaun e tij, Taulantin.

Periskopi.com Sporti

Të dy futbollistët në fjalë do të jenë kundërshtarë në ndeshjen e nesërme që Arsenali e zhvillon kundër Baselit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Graniti, i cili luan me Arsenalin i uron mirëseardhje Taulantit, por thotë se fitorja do t’u takojë vendësve.

“TX34 dhe Fc Basel? Iu uroj mirëseardhje të ngrohtë në Londër. Por, tre pikët do të mbeten në ishull”, ka shkruar Graniti në Facebook.

Më herët kishte qenë Taulanti, ai i cili i kishte thënë vëllaut të vogël se skuadra zvicerane do të triumfonte në Londër. /Periskopi.com

taulant-granit

Historia e famlijes Xhaka, prej burgut të babit të futbollistëve deri te përballja në Ligën e Kampionëve

Granit Xhaka do t’i mbush 24 vjeç nesër, por prindërit dhe miqtë e tij kanë udhëtuar në Londër për një arsye tjetër. Ata janë në kryeqytetin britanik për të parë ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Arsenalit dhe Baselit të mërkurën.

Periskopi.com Sporti

Vëllai i tij i madh dhe shoku më i mirë, Taulanti, nuk do të jetë në Londër për të festuar këtë ditëlindje dhe ka mundësi që dy vëllezërit të mos e telefonojnë njëri-tjetrin ditën e nesërme, për shkak se Taulanti dhe Graniti do të jenë të ndarë në dy tabore para takimit të rëndësishëm të Ligës së Kampionëve për klubet e tyre.

“Ne luanim futboll së bashku pas shkollës me shokët tanë, derisa terrohej. Graniti ishte sulmues në moshë të re; ai shënonte shumë gola. Unë luaj në një rol më defenziv se ai i Granitit, dhe mund të mësoj nga ai pasimet nga distanca të largëta, e cila është një fuqi e tij”, thotë Taulanti në një intervistë me gazetën britanike “The Telegraph”.

Xhaka më tej rrëfen përballjen ndaj vëllait të tij të vogël në Kampionatin Evropian që u zhvillua në Francë këtë vit.

“Isha paksa i frikësuar, unë nuk doja ta lëndoja atë. Mirëpo në rrjedhojë të lojës ju vetëm qetësoheni dhe përqendroheni tek loja”, rrëfen mesfushori i Baselit.

Prindërit e tyre, Elmazja dhe Ragipi, mbërritën në Londër të dielën. Taulanti thotë se ata e përkrahin Baselin me zemër, por që do lumturoheshin edhe nëse Arsenali i Granitit do të mbizotërojë në lojë.

Ragipi dhe Elmaze kanë jetuar më parë në Prishtinë, në një kohë kur tensionet etnike midis serbëve dhe shqiptarëve në Jugosllavinë e viteve 90’ po bëheshin gjithnjë e më serioze. Ragipi kishte kaluar tre vjet e gjysmë në burg, pasi herë pas here kishte marrë pjesë në demonstratat kundër regjimit komunist të kohës.

Kur ai u lëshua nga burgu, u nisë me familjen e tij me një autobus dhe udhëtuan përmes Kroacisë, Sllovenisë dhe Italisë veriore përpara se të vendoseshin në Basel, ku kishin lindur Taulanti dhe Graniti.

Taulanti thotë se i ka munguar prezenca e vëllait të tij, që prej se u transferua tek Arsenali, raporton Gazeta Online Insajderi.

“Ne flasim shpeshherë në telefon, por një ditë përpara ndeshje nganjëherë ndoshta jo sepse duhet të përqendrohemi tek ndeshjet tona”, thotë 25-vjeçari që reprezenton Shqipërinë.

Taluanti shpreson që ta takojë vëllanë e tij pas ndeshjes, duke thënë se një fitore e Baselit do ta bënte më të lehtë një gjë të tillë.

“Pas ndeshjes shpresoj që të takohemi me Granitin. Më duhet ta pyes trajnerin, por me shpresë që do të fitojmë ndeshjen dhe ai të jetë në disponim të mirë”, shprehet Taulanti.

I pyetur nga “The Telegraph” rreth situatës aktuale të Granitit tek Arsenali, Taulant Xhaka shprehet i sigurt se vëllai i tij do të fitojë besimin e trajnerit francez të Arsenalit, Arsene Wenger, pavarësisht konkurrencës së madhe në skuadrën e “Topçinjve”.

xhakajt

Taulanti ‘kërcënon’ Granitin para ndeshjes

Arsenali dhe Baseli do të përballen nesër mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve. Në këtë përballje kundër njëri-tjetrit do të jenë edhe dy vëllezërit nga Kosova, Granit Xhaka dhe Taulant Xhaka.

Periskopi.com Sporti

Taulanti, futbollist i Baselit të Zvicrës ka paralajmëruar vëllanë e tij Granitin, se skuadra e tij do të mposhtë londinezët.

“Mezi po pres ndeshjen kundër Arsenalit dhe gëzohem që do të takoj vëllanë tim, por ai duhet ta dijë, se ne do të dalim fitimtarë nga fusha”, ka shkruar Taulant Xhaka në Facebook.

Në Grupin A bëjnë pjesë Arsenali, Basel, Ludogorets dhe Paris Saint-Germain. /Periskopi.com