atk

Bizneset familjare të zyrtarëve të ATK-së nuk kontrollohen për tatime

109 biznese të lidhura me zyrtarë të ATK-së nuk ishin kontrolluar nga ky institucion për deklarim të tatimeve.

Periskopi.com Lajme

Në kontrollet që ishin bërë me kërkesë të Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit Gjeneral të Administratës Tatimore të Kosovës, Nahit Sharku, ishte gjetur se 109 biznese të familjarëve të zyrtarëve të ATK ishin favorizuar në deklarime të tatimeve.

Nahit Sharku, njëri ndër protagonistët e pjesës së fundit të trilogjisë “Vjedhja e Organizuar Tatimore”, e emisionit ‘Jeta në Kosovë’, tregoi për problemet që i kishte gjetur brenda ATK-së në momentit që e ka marrë pozitën e UD-së.

Sharku i rrëfeu Jeta Xharrës, përpjekjet që kishte bërë për transformimin e këtij institucioni dhe pengesat që kishte pasur gjatë kësaj rruge.

“Ne përveç tjerash kërkuam nga zyrtarët që të deklarohen për të afërmit që kanë biznese dhe nga raporti që mora nga menaxheri i zyrës të ndarë edhe profesionalisht ishin vetëm 109 biznese që pronarët e tyre ishin familjarë të zyrtarëve tanë. Ne pastaj shkuam më tutje të analizojmë se sa ata janë kontrolluar dhe deklaruar, dhe dilte që në pjesën dërmuese të tyre nuk janë kontrolluar fare dhe një pjesë e tyre nuk ishin kontrolluar ka kohë”, tha Sharku.

Trilogjia ‘Vjedhja e Organizuar Tatimore’, iu kushtua skemës gjigante të evazionit fiskal të cilën e zbuloi dhe hetoi inspektori tatimor Murat Mehmeti,

Përderisa dy episodet e para iu kushtuan kësaj skeme dhe personave të përfshirë, episodi i tretë dhe i fundit përmbledh punën dhe problemet e ATK-së në tërësi.

Në raportet vlerësuese të dala për ATK-në në vitet e fundit ishte theksuar një punë jashtëzakonisht e vogël në inkasimin e të hyrave rreth 50% të asaj që do duhej të inkasohej.

Për ta përmirësuar këtë gjendje, Sharku tha se kishte urdhëruar deklarim të pasurive të zyrtarëve dhe transfere të menaxherëve dhe lëvizje të stafit që u kritikuan si veprime politike.

“Ishte pakënaqësi në përgjithësi, rezistencë nuk kishin arsye sepse ishin të obliguar nuk kishin arsye të bënin por në përgjithësi vet fakti që ne u dakorduam si menaxhment më 3 qershor dhe pastaj më 4 dhe 5 qershor në takime intensive që kishim të fillojmë me disa transfere dhe lëvizje të stafit sepse kishim edhe një raport të Komisionit evropian që preferohet për organizatat e pavarura, agjencitë të zbatojnë rotacionin brenda institucioneve dhe ne filluam të bëjmë transfere apo lëvizje të stafit dhe kryesisht vendimi i parë ishte për të lëvizur pjesës dërrmuese të stafit menaxherial në regjion”, tha Sharku. /kallxo.com/

Trump

NYT: Trump ka përdorur metoda të dyshimta për shmangien e taksave

​Kandidati republikan, Donald Trump ka përdorur metoda të dyshimta gjatë viteve ’90 për të shmangur deklarimin e qindra miliona dollarëve të ardhura të tatueshme dhe pakësuar derdhjet tek tatimet, njoftoi sot gazeta amerikane “New York Times”.

Periskopi.com Lajme

“Këto manovra tatimore, aktualisht të jashtëligjshme e kanë lejuar shmangien në masë të madhe për të paguar dhjetëra miliona dollarë të taksave federale mbi të ardhurat”, bëri të ditur e përditshmja amerikane.

Miliarderi disa herë radhazi është vënë në vështirësi gjatë fushatës se nuk kishte paguar taksat federale dhe për refuzimin për të publikuar të ardhurat, në kundërshtim me një tradite të respektuar nga të gjithë kandidatët e partive të mëdha në zgjedhjet presidenciale.

Sipas “New York Times” skema e kontestuar e shmangies nga organet tatimore është regjistruar në vitet 90, në një periudhë kur Donald Trump u angazhua në ndërtimin e kazinove duke marrë hua shuma të konsiderueshme nga investitorët.

Në mënyrë krejt të papritur, shumë prej këtyre bizneseve përjetuan vështirësi të mëdha financiare duke deklaruar falimentimin.

Në fillim të muajit tetor, “New York Times” kishte publikuar se Trump kishte deklaruar rreth një miliard dollarë humbje në 1995, duke i mundësuar në këtë mënyrë shmangien nga tatimi mbi të ardhurat për gati 20 vite.