Andi Bushati

Provokon dhe tallet analisti Andi Bushati me ekipën e Kosovës

Gazetari i njohur nga Shqipëria, Andi Bushati nuk ndalet.

Periskopi.com Lajme

Ai sërish ka provokuar dhe është tallur, kësaj radhe me tifozët dhe skuadrën e Kosovës në futboll.

Pas humbjes që mori Kosova nga Kroacia me rezultat 0-6, Bushati ka shkruar fjalë tallëse.

“Tifozët blu të Kosovës nuk kanë pse mërziten nga ndeshja e Shkodrës. Për ta vlen deviza olimpike: e rëndësishme është që po marrin pjesë…”, ka shkruar ai.

Bushati, me herët kishte ngjall një debat të zjarrtë, kur e pati quajtur tradhtar, Milot Rashicën, ngase kishte vendosur që nga kombëtarja e Shqipërisë t’i bashkohej përfaqësueses së Kosovës./ Periskopi