Mësohet kur mbahet takimi urgjent i PDK-së

Periskopi.com Lajme

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës pritet që nesër nga orët e hershme të mëngjesit të mblidhet në Selinë Qendore të partisë. 

Indeksonline mëson se arsyeja e këtij takimi është seanca për rrëzimin e Qeverisë “Mustafa”.

“Po, në ora 8:00 këshilli drejtues i partisë do të mblidhet për të diskutuar rreth mocionit të “Nisma”-s”, thotë ky burim.

Ndryshe, seanca e nesërme parlamentare pritet të mbahet ora 10:00.

Përfundon takimi dy orësh Rama – Basha, ja çfarë ndodhi

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Rama pas takimit dy orësh me kreun e opozitës Lulzim Basha në Presidencë bëri të qartë se oferta e tij për Partinë Demokratike, me qëllim dhënies fund të krizës politike nuk ndryshon.

Kryeministri Edi Rama duket se me kalimin e kohës po tkurr edhe ofertën e tij. Në thelb ai nuk ofron asgjë për zgjidhjen e problemit të zgjedhjeve. Kryeministri duhet ta dijë se për të sigururar votën e lirë të qytetarëve nuk mjaftojnë vetëm katër zevendës ministra.

Zoti Rama është i bindur për të hyrë i vetëm në zgjedhje dhe për të emëruara nje opozitë të re.

Propozimet e Kryeministrit, sa më shumë kalon koha aq më shumë i largohen vlerave demokratike dhe zgjedhjeve pluraliste.

Ndërsa Zoti Basha u shpreh se marrëveshje nuk do të ketë deri në momenti kur Kryeministrit nuk do të pranojë kriminalizimin e politikës dhe nuk do të ofrojë zgjidhje politike. E vetmja rrugë përpara është realizimi nga pala tjetër politike në këtë proces me një sens realiteti.

Ai tha se për të zgjidhur krizën duhet që pala tjetër të pranojë përgjegjësitë dhe të marrë përgjegjësitë për të dalë të bashkuar kundër krimit dhe drogës.

Zoti Basha tha se “Kundërpropozimi ynë është një qeveri teknike me mandat për të zgjidhur dhe ndalur krimin dhe drogën në zgjedhjet e ardhshme dhe realizmi i votimit elektronik brenda gjashtë muajve”.

“Propozimet e ofruara nga McAllsiter nuk përbëjnë zgjidhje politike. Në kushtet ku kryeministri ka kapur parti të tëra opozitare, deputetë të opozitës, nuk ofrojnë garanci që e njëjta gjë nuk do të ndodhë me katër qytetarë që i zgjedh Edi Rama dhe i miratojmë ne” — u shpreh kryetari i opozitës Basha.

“E vetmja zgjidhje është vullneti politik,” — theksoi Zoti Basha.

Mesa duket , nga deklarata e Zotit Basha dhe Rama, asnjë nga palët nuk dëshiron të ketë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës deh sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Pse u shty takimi Kosovë-Shqipëri, ja përgjigja e Mustafës

Periskopi.com Lajme

Kosova dhe Shqipëria shënuan një etapë tjetër bashkëpunimi mes tyre në vitin 2014, pasi nisën takimin e parë të përbashkët të të dyja qeverive, i cili u mbajt në Prizren.

Një vit pas takimi i dytë u zhvendos në Tiranë, për të vazhduar kështu takimin e tretë sërish në Prishtinë, ku deri më tani kanë vendosur për rreth 28 marrëveshje të përbashkëta në shumë fusha.

Sipas Elmi Reçicës, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, takimet janë të ralla dhe zbatimi i marrëveshjeve nuk ka ecur ashtu siç është planifikuar.

Anëtari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik nga radhët e LDK-së, Blerim Grainca, ka thënë se të gjitha institucionet e Kosovës me seriozitetin më të madh po i qasen raporteve me Republikën e Shqipërisë, duke e konsideruar atë jo vetëm si partner ekonomik, por edhe si një vend strategjik.

Por, anëtarë të komisioneve parlamentare nga opozita që bëjnë analiza për zbatim të marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri janë edhe më kritikë se pothuajse të gjitha marrëveshjet kanë shënuar ngecje në zbatim dhe nuk ua kanë pa, siç thonë, hairin qytetarët e Kosovës. Opozitarët shkojnë aq larg sa thonë se këto takime u bënë sa për sy e faqe dhe sa për të bërë foto.

Për anëtarin e Komisionit për Punë të Jashtme, nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, marrëveshjet Kosovë – Shqipëri nuk kanë pasur fare efekt. Ai thotë se takimet kanë ndodhë vetëm sa për t’u dukur në media, ndërsa diçka konkrete apo ndonjë implementim të marrëveshjeve që shkon në dobi të dy palëve, nuk ka pasur, shkruan “rtv21.tv”.

Por, se ka sfida në shumë çështje e thonë edhe në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ministri kjo që ka nënshkruar disa marrëveshje me Shqipërinë.

Sekretari i Përgjithshëm në MTI, Agron Maxhuni tha se problemet me Shqipërinë po paraqiten në sektorin e pijeve dhe ushqimit.

Pavarësisht, nënshkrimit të një sërë marrëveshjesh, eksportuesit kosovarë vazhdojnë të kenë probleme në Shqipëri. Madje, nuk është arritur të eliminohen siç thuhet, problemet më të vogla teknike, qoftë çështja e një udhëzimi administrativ.

Por, pse u anulua data e mbajtjes së takimit të radhës Kosovë-Shqipëri e konfirmon vetë kryeministri Isa Mustafa, si një ndër personazhet kryesore të këtij takimi.

“Unë jam i kënaqur me implementimin e marrëveshjeve me Shqipërinë. Ne po punojmë në mënyrë që këto marrëveshje të implementohen. Ne po punojmë edhe për marrëveshje të reja, i kemi dhënë pak vetit kohë që marrëveshjet të cilat po përgatiten, të përgatiten në mënyrën e duhur dhe pastaj të gjejmë një kohë më të mirë të mbajtjes së takimeve të përbashkëta”, ka thënë Mustafa.

Ditë më parë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka bërë të ditur se në takimin e ardhshëm të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të flitet kryesisht për shkëmbimin tregtar mes dy vendeve.

Ai ka thënë se në këtë mbledhje do të trajtohen një varg çështjesh, por temë kryesore do të jetë shkëmbimi tregtar. Ai ka mohuar se do të diskutohet për bashkimin tregtar. Por, edhe ambasadori Minxhozi e ka parë si tejet të rëndësishme dhe me më shumë prioritet, që në këtë takim do të flitet, për hapjen e një pikë doganore të Kosovës në portin e Durrësit. /albeu.com/

Lista Serbe: Isa Mustafa po gënjen në lidhje me ushtrinë

Periskopi.com Lajme

Lista Serbe mohon pretendimet e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa se përfaqësuesit e saj kanë negociuar për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Ata, për B92, pohojnë se qëndrimi i tyre mbetet i pandryshuar dhe se nuk do të mbështesë Prishtinën që të formojnë forcat e armatosura, transmeton lajmi.net.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se kanë pasur takime me përfaqësuesit serbë për formimin e Ushtrisë, se arsyet për tërheqjen e tyre i ka mësuar në kontakte private, ku ai u njoftua se përfaqësuesit serbë janë të kushtëzuar dhe se ata nuk mund të marrin vendime pa qëndrimin e Beogradit.

Ndërkaq, Lista Serbe mohon pretendimet Mustafës.

Trump refuzon të përshëndetet me Merkel

Presidenti e ka përshëndetur lideren gjermane Angela Merkel, me një shtrëngim duarsh kur ajo kishte arritur megjithatë siç duket ka refuzuar ta bëj një gjë të tillë para kamerave.

Periskopi.com Lajme

Në disa pamje kur fotografët kërkojnë një shtrëngim duarsh për të realizuar fotografi, Merkel dëgjohet të thotë “Dëshiron të përshëndetemi me shtrëngim duarsh?”, shkruan The Independent.

Trump kthehet për pak kohë kah ajo mirëpo vazhdon qëndrimin e tij me duar së bashku.

Edhe pse paraqitja e tyre e përbashkët ishte e ftohtë, të dy liderët e kanë përshkruar takimin si shumë të mirë.

Ymeri pas takimit me Mogherinin: Nuk bëhemi bashkë në tradhti ​

Pas takimit me përfaqësuesen e lartë të Parlamentit Evropian Fredericka Mogherini, lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se nuk ndryshojnë qëndrimet e tyre pavarësisht takimit.

Periskopi.com Lajme

Sipas Ymerit nëse do të ndryshonin këto qëndrime, do t’i binte se po bëhen bashkë në këtë tradhti, shkruan Indeksonline.

Derisa ka konfirmuar pjesëmarrjen në seancë, por me kundërshtime.

“Sot e kemi Qeverinë partnerët e koalicionit që e mbrojnë këtë marrëveshje ma shumë se kushdo tjetër. Nuk mund të presim më shumë.  Ju keni pa si qytetarët e kanë kundërshtuar demarkacionit si e kanë kundërshtuar ekspertët më të mirë që e kanë dëshmuar se si Kosova dëmtohet. Nuk mund të ketë ndryshim qëndrimi se do ti binte që ne po bëhemi bashkë në këtë tradhti. Këta nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga një nënshkrim kriminal.  Do të marrim pjesë në seancë duke kundërshtuar”, është shprehur pas takimit Ymeri.

 

Shikoni çfarë ndodhi mes dy delegacioneve pas takimit, Thaçi ia huqi (Foto)

Asnjë fjalë nuk e foli askush pas takimit. Në fakt Mogherini tha se u takuan dhe dialogu duhet vazhduar.

Periskopi.com Lajme

Mbajtën takime të veçanta secili delegacion me përfaqësuesit e BE-së, e më vonë një takim tre palësh.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaqi dhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa u fotografuan me homologët e tyre, Tomislav Nikoliq dhe Aleksandër Vuçiq e ndryshe nga hera kaluar asnjë fjalë askush nuk e lëshoi.

Madje pati një mosmarrëveshje teknike teksa fotografoheshin, raporton Periskopi

Hashim Thaçi gaboi  krahun, por ishte përfaqësuesja e Lartë të BE-së, Federica Mogherini që ia tregoi vendin.

Në fund u realizua fotografia e përbashkët, por delegacionet nuk dhanë deklarata, kërkesë kjo e BE-së nga hera e kaluar./ Periskopi

59cefac2-d963-4a87-95e0-bc9c8e2c9ecb_preview

e6ee4e5d-f4b7-47c3-8e41-b1767144cfc5_preview 01c7f56c-1a4c-4000-9371-706f5ca62f28_preview 696d733d-4b9c-4508-a490-a4a2b44b61d3_preview ec6ffa56-9c7b-4a9b-9c16-02064a0156e3_preview b30b4530-88c7-4dbc-81ca-7839af331971_preview deb0b11f-84ee-47e5-9e22-2570350c8308_preview 9fd62b43-591f-45cb-85c7-11fa57b146f5_preview c914cb04-bdf3-4192-aa86-1dafdebd93b8_preview 57c5f88c-d473-43b4-bbf8-929e7fa9f5f0_preview 5ddf185d-dfe0-40ce-a4ab-df141f7f3750_preview 3df220d8-131c-4c9e-a2e0-dbbaf225babe_preview 6737d04a-4986-4065-b32e-bb7c82ede221_preview 96b36270-7d4b-433c-8399-d9537b179207_preview 41400ebe-3b84-457d-9a61-5cc649bea475_preview f5005f73-8d27-42f6-8151-323525189f40_preview ce1139b1-ea21-4307-ae83-b17e416c7da4_preview

Përfundon takimi në Bruksel, s’ka deklarata nga delegacionet (Foto&Video)

Ka përfunduar pak minuta pas orës 23:00 takimi i përbashkët i delegacionit të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të BE-së.

Periskopi.com Lajme

Dy delegacionet ja kanë larguar nga ndërtesa e Bashkimit Evropian ku patën takimin pa asnjë deklaratë për media.

Ndërsa, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini ka lëshuar një deklaratë që nuk jep asnjë informacion nga takimi, thjeshtë që ka takuar përfaqësuesit dhe se dialogu duhet vazhduar.

 

 

 

 

 

59cefac2-d963-4a87-95e0-bc9c8e2c9ecb_preview e6ee4e5d-f4b7-47c3-8e41-b1767144cfc5_preview 01c7f56c-1a4c-4000-9371-706f5ca62f28_preview 696d733d-4b9c-4508-a490-a4a2b44b61d3_preview ec6ffa56-9c7b-4a9b-9c16-02064a0156e3_preview b30b4530-88c7-4dbc-81ca-7839af331971_preview deb0b11f-84ee-47e5-9e22-2570350c8308_preview 9fd62b43-591f-45cb-85c7-11fa57b146f5_preview c914cb04-bdf3-4192-aa86-1dafdebd93b8_preview 57c5f88c-d473-43b4-bbf8-929e7fa9f5f0_preview 5ddf185d-dfe0-40ce-a4ab-df141f7f3750_preview 3df220d8-131c-4c9e-a2e0-dbbaf225babe_preview 6737d04a-4986-4065-b32e-bb7c82ede221_preview 96b36270-7d4b-433c-8399-d9537b179207_preview 41400ebe-3b84-457d-9a61-5cc649bea475_preview f5005f73-8d27-42f6-8151-323525189f40_preview ce1139b1-ea21-4307-ae83-b17e416c7da4_preview

Momenti emocionues kur nëna shqiptare takon të bijën pas 42 vitesh (Video)

Të rigjesh fëmijën tënd pas 42-vitesh lutje, lot dhe kujtimesh.

Periskopi.com Lajme

Kjo ka qenë historia e dhimbshme që u transmetua sot tek rubrika “Ka një mesazh për ty” tek  ” E Diela Shqiptare”.

Historia e një nëne tashmë në moshë të madhe por që u bë me vajzë që në moshën 15 vjeçare dhe se lanë ta gëzojë ndjenjën e mëmësisë.

E përlotur dhe me shpresë në zemër sot ajo kërkonte të bijën që ia morën nga krahu i saj para 42-vitesh duke e lënë me zemër të thyer.

Sot pikërisht pas gjithë kësaj kohe e bija rikthehet në krahët e saj, si dëshmia e një dashurie të madhe të cilët se ka tretur për asnjë çast koha.

Në videon më sipër mund të shihni momentin emocionues të ritakimit pas 42-vitesh të nënës dhe vajzës së saj. /albeu.com

 

 

 

Për murin nuk u diskutua në Bruksel, e pranon edhe Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se do të vazhdohet dialogu, madje do përshpejtohet dhe se takimi i radhës do të jetë në fillim të muajit të ardhshëm, takim mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Periskopi.com Lajme

Në një intervistë për televizionin publik ai tha se për murin nuk kanë biseduar në mënyrë të veçantë, por sipas tij, ua kanë përmendur serbëve se ai do rrënohet.

“Në fillim të muajit të ardhshëm do të ndodh edhe një takim tjetër, nuk do stërzgjatën më çështjet, e aq më pak marrëveshjet e arritura deri më tani. Për çështjen e murit nuk kemi biseduar në mënyrë të veçantë, por ua kemi bërë të qartë se duhet ta rrënojnë, e nëse nuk e bëjnë do t’i parashtrohet afatit ligjor. Nuk është në interes tonin që të krijojmë tensione”, tha ai.

 

 

Përfundoi takimi mes Ahmetit dhe Zaevit

Pas vizitës së djeshme të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti me Nikolla Gruevskin, sot ai u takua edhe me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev.

Periskopi.com Lajme

Këtë takim e kanë konfirmuar të dy partitë përmes komunikatave të tyre drejtuar Telegrafit në Maqedoni.

Në komunikatat e të dy partive nuk thuhet se është biseduar për formimin e Qeverisë së re.

“Ky është takimi i parë në nivel liderësh midis krytarit të BDI-së, Ahmeti dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor 2016. Në takim, në parim u diskutua për qëndrimet respektive që palëve i kanë prezantuar në këtë periudhë, pa hyrë në detaje ose biseda për çështje të veçanta konkrete. Në periudhën në vijim është e pritshme që takime të tilla të ketë midis dy palëve dhe opinioni do të njoftohet me kohë”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Deklarata nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës s’flet për asnjë rezultat

Krejt protokollare e ka përshkruar komunikata qeveritare njoftimin për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, që është udhëhequr nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, e njëzet e dyta me radhë.

Periskopi.com Uncategorized

Njoftimi thotë se aty janë shqyrtuar aspekte të ndryshme nga fusha e përgjegjësive ligjore dhe kushtetuese.

Në takim, përveç anëtarëve të rregullt të Këshillit u ftua dhe mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli.

“Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka miratuar Planin e Punës të Këshillit për vitin 2017, si dhe është bërë vlerësimi i sigurisë në vend. Në takim, po ashtu, është përkrahur orientimi për hartimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare si dhe janë shqyrtuar dokumente të tjera të rëndësishme për organet e sigurisë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se KTV dhe Koha.net, mbrëmë kishin raportuar se zhvillimet e fundit në vend kanë bërë që institucionet të thërrasin një mbledhje të rrallë të Këshillit të Sigurisë.

KTV-ja mëson se temë kryesore e diskutimit do të jetë evaluimi i gjendjes së sigurisë në vend pas qasjes agresive të Serbisë ndaj Kosovës në javët e fundit duke përfshirë situatën e krijuar për murin në Mitrovicë.

As Visar Ymeri nuk shkon në takimin e ftuar nga Hashim Thaçi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri thotë se sot në zyrat e Lëvizjes ka mbërritur një ftesë nga Hashim Thaçi, i cili thotë se dëshiron të mbledhë partitë politike për një reformë zgjedhore.

Periskopi.com Lajme

“Tash, në kohën kur korrupsioni kronik i qeveritarëve të PDK e LDK në nivele qendrore e lokale është bërë publik edhe ndërkombëtarisht nuk kemi kohë për reformë zgjedhore – nevojiten zgjedhje! Tash kur institucionet e qeveria e Kosovës e kanë humbur legjitimitetin pas projekteve antikombëtare të kësaj qeverie, projekte që sollën tensionim të paparë mes qeverisë e popullit, nuk është koha për reforma por për zgjedhje”, thotë ai, raporton Periskopi

Ymeri nuk ndalet me kaq. thotë se ftesa vjen tash, kur sipas tij, populli i Kosovës i varfëruar deri në skaj e gjithnjë e më i papunë prej privatizimeve të kësaj klike po merr rrugët e emigrimit si pasojë e faktit që qeveria PDK-LDK nuk ka ndërmarrë asnjë politikë në ndihmë të ekonomisë e punësimit, tash s’është koha për reforma, por vetëm për zgjedhje.

“Zgjedhjet e reja, po të mbahen të ndershme, do të prodhonin legjitimitet për institucionet dhe mbi të gjitha do të sillnin mundësinë për ndryshim që aq shumë i duhet Kosovës. Pra, e refuzoj këtë ftesë për reformë zgjedhore. Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme. Në të mirë të vendit”, thotë Ymeri./ Periskopi