NISMA komenton deklaratën e Mogherinit, tregon nëse ndryshoi qëndrim

NISMA për Kosovën thotë se nuk ndryshojnë qëndrim pavarësisht deklaratave të përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, që tha se duhet votuar Demarkacioni në mënyrë që të bëhet liberalizmi i vizave për kosovarët.

Periskopi.com Lajme

Madje, ky subjekt flet edhe për ofendimet që një ditë më parë u bënë në Qeverinë e Kosovës ndaj atyre që nuk votojnë demarkacionin.

Sekretari i këtij subjekti, Bilall Sherifi tha për Periskopi.com se nuk kanë ndryshuar qëndrim.

“Në mungesë të provave qeveritarët kanë filluar të bëjnë kërcënime. Por kot e kanë. Sepse deputetët tanimë janë të bindur se ky version i demarkacionit është i gabuar prandaj nuk do të nënshtrohen para asnjë  kërcënimi”, thotë ai për Periskopin

“Asgjë re nga “fronti” për demarkacionin! Asnjë argument shtesë nuk solli zonja Mogherini në mënyrë që opozita të ndërrojë qëndrim mbi versionin aktual të demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë ai./ Periskopi

Studimi: Bisedat “njoftuese” ta shpifin! Bëhuni të sinqertë dhe kjo do t’ju shpaguhet

Një studim i kryer nga Dan Ariely, profesor i psikologjisë në Universitetin Duke dhe nga Kristen Berman, themeluese e Irrational Labs, ka treguar një ndryshim interesant te njerëzit kur bisedat “njoftuese” apo “sa për të thënë” ishin ndaluar në një darkë.

Periskopi.com Lajme

Për studimin e tyre ata kishin aranzhuar një darkë, ku grupi i ftuar nuk ishte lejuar t’i prekë temat rreth motit, por të përqendrohet në çështjet më me rëndësi, transmeton Telegrafi.

Ata kishin debatuar për teorinë e parandalimit të vetëvrasjeve dhe kishin folur edhe për artin.

Rezultati i këtij ‘eksperimenti’ kishte qenë se njerëzit e këtij grupi ishin lidhur me njëri-tjetrin, ku disa tjerë edhe kishin përfunduar pas darkës duke bërë biseda ‘bombarduese’.

Pra, pjesëmarrësit e darkës kishin qenë më të angazhuar në biseda dhe ishin ndjerë më të lirë të flisnin për gjërat që kishin dashur të flisnin.

Nuk ka ndonjë dyshim se çdo njeri kërkon lidhje më të thellë dhe më domethënëse. Ky studim është tejet i mahnitshëm dhe e tregon rëndësinë e të folurit për tema më të rëndësishme, pra t’i shmangni bisedat e panevojshme.