Edi Rama

Kabineti i Edi Ramës: Nuk i kemi ftuar liderët shqiptarë të Maqedonisë për takim

Nga kabineti i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për Agjencia e Lajmeve Zhurnal kategorikisht përgënjeshtrojnë lajmet që u publikuan sot se kinse kryeministri Rama ka ftuar liderët shqiptarë nga Maqedonia në takim në Tiranë.

Periskopi.com Lajme

Nga atje thonë se aspak nuk është e vërtetë që Kryeministri Rama ka ftuar liderët në fjalë dhe se lajmi është gënjeshtër.

“Jo nuk është e vërtetë që Kryeministri Rama ka ftuar liderët e partive politike shqiptare nga Maqedonia për takim në Tiranë. Lajmi nëpër mediat nuk është i vërtetë”, thonë për Zhurnal nga kabineti i kryeministrit Rama.

Ndryshe, sot nëpër disa media u publikua lajmi se Kryeministri Rama ka ftuar në takim në Tiranë liderët shqiptarë nga Maqedonia për të diskutuar rreth aktualitetit politik në Maqedoni dhe veprimet që do ti bëjnë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

 

lideret e subjekteve politike

Përfundon gati tri orësh takimi i krerëve politikë me Hahnin e Lunaçekun

Ka përfunduar pas gati tri orësh takimi që pesë krerët e partive parlamentare në Kosovë kanë zhvilluar sonte me Komisionerin Johannes Hahn dhe nënkryetaren e Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek, e shefen e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova.

Periskopi.com Lajme

Kadri Veseli i PDK-së, njëherësh kryeparlamentar e Isa Mustafa i LDK-së, njëherësh kryeministër i vendit nuk e kanë thënë asnjë fjalë pas takimit me gjithë interesimin e gazetarëve që kanë pritur aty për të mësuar detaje nga takimi që është mbajtur me dyer të mbyllura, raporton Koha.net.

Pas takimit megjithatë kanë folur Visar Ymeri i Vetëvendosjes, e Ramush Haradinaj nga AAK-ja. Të dy kanë thënë se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për të dalë nga situata në të cilën ndodhet vendi.

Komisioneri Hahn ka ardhur sot për vizitë zyrtare në Kosovë, kurse euro-deputetja Lunaçek, është në Kosovë që nga dje.

Të dy përfaqësuesit e lartë evropianë kanë pasur një agjendë të ngjeshur, ku kanë takuar përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Kosovës.

Hashim Thaçi

Thaçi inkurajon mësimdhënësit për paga më të larta

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një darke, e cilësuar si tradicionale, me mësimdhënës të komunës së Kaçanikut ka premtuar se edhe në të ardhmen do t’i mbështesë mësimdhënësit kur është në pyetje ngritja e pagave, nëse Qeveria do të ndërmerrte një vendim të tillë.

Periskopi.com Lajme

 

“Sonte nuk kam ardhur për t’iu premtuar mësimdhënësve se do t’ia rrisë pagat, por nëse Qeveria e Kosovës do të merrte një vendim të tillë atëherë unë do t’ju përkrahë, por nëse është nevoja edhe do t’iu inkurajoj. Është kënaqësi e veçantë të takohemi serish me ju në këto angazhime të përbashkëta shtetërore, andaj jemi të përkushtuar se do ta fuqizojmë edhe më shumë shtetin tonë”, ka thënë midis të tjerash Thaçi në Kaçanik, raporton Koha.net.

Ai ka potencuar se shoqëria mund të lëvizë përpara vetëm me një nivel të lartë të edukimit sepse kemi vlerësuar dhe do të vlerësojmë gjithmonë se edukimi është çelësi i çdo suksesi për shoqërinë e Kosovës dhe i së ardhmes së sigurt.

Ndërkaq, Ministri i arsimit, Arsim Bajrami, mësimdhënësve të kësaj komune u ka premtuar ndërtimin e dy shollave për të ardhmen.

“Në Kaçanik pak kohë më parë kemi përuruar objektin e shkollës së mesme por nuk do të ndalemi me kaq sepse do t’i ndërtojmë edhe dy shkolla të tjera në të ardhmen”, ka thënë Bajrami.