Mustafa i bindur se drejtësia do të zbardhë vrasjen në pabesi të Kolonel Zemajt

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e 14 vjetorit të vrasjes, përkujtoi komandantin e luftës çlirimtare, Kolonelin Tahir Zemaj.

Periskopi.com Lajme

Kryeministri theksoi se “Kolonel Tahir Zemaj do të përkujtohet gjithnjë si një luftëtar i shquar i lirisë, i cili dha gjithçka për Kosovën në momentet më të vështira”.

Mustafa me këtë rast veçoi rolin e Kolonel Zemajt në Betejën Heroike të Loxhës, e cila u fitua falë udhëheqjes vetëmohuese të Kolonel Tahir Zemajt dhe luftëtarëve të tjerë të lirisë.

“Kolonel Tahir Zemaj do të mbahet mend përgjithmonë si një luftëtar besnik i Atdheut, një strateg ushtarak dhe një njeri i pakursyer për arritjen e lirisë dhe demokracisë në Kosovë”, thekson Mustafa, duke shprehur besimin se drejtësia do të zbardhë një ditë vrasjen në pabesi të Kolonel Zemajt, të djalit të tij, Enisit dhe veprimtarit të shquar politik, Hasan Zemaj.

Reklamë
Reklamë

Armend Zemaj zbardh detaje të atentatit ndaj Tahir Zemajt

E financuar dhe e organizuar për të dëmtuar Lidhjen Demokratike të Kosovës ishte vrasja e kolonelit,Tahir Zemajt. Kështu u shpreh nipi tij, deputeti Armend Zemaj, duke theksuar se ndonëse rasti nuk është zbardhur ende, ai nuk ka hequr dorë nga përcjellja e rastit.

Periskopi.com Lajme

 

Zemaj ka thënë se të gjitha dëshmitë e asaj nate kur ka ndodhur vrasja lidhen dhe shfaqin një rast shumë mirë të përgatitur, gjë që u ka mundësuar sulmuesve të ikin.

“Nga aspekti i pozitës që kam pas asnjëherë nuk kam hequr dorë nga e vërteta, nga pretendimet për të zbardhur rastin në fjalë. Shihet qartë se këto vrasje kanë qenë mirë të organizuara dhe mirë të financuara për ta dëmtuar LDK-në”, ka thënë Zemaj, në Rubikon të KTV-së

Zemaj ka theksuar se atentati ndaj Tahir Zemajt ishtë bërë nga largësia me granatë.

“Atë kohë patën mbetur disa të plagosur, në lokalin ku ishte koloneli Tahir Zemaj”, tha ai

Zemaj ka theksuar se vrasjet e zyrtarëve të lartë të LDK-së, para hyrjes së banesave ishte bërë me qëllim që t’u futej frika.

“Mënyra e ndalesës, e njëjtës kohë, e përcjelljes dhe dëshmive që janë ofruar, ndalesa e rrymës, kërkesa për ndihmë nga organet policore, makina e personelit ndërkombëtar me personel vendor d.m.th ka qenë një rast shumë mirë i përgatitur”, shtoi tutje Zemaj.

Reklamë
Reklamë