Tahir Rrecaj

Avokati i Limajt thotë se prokuroria s’ka prova kundër tij

Tahir Rrecaj, avokati mbrojtës i deputetit të Kuvendit të Kosovës Fatmir Limaj , i cili të premten u akuzua nga Prokuroria Speciale për krime lufte ndaj popullatës civile, do të pushojë.

Periskopi.com Lajme

Rrecaj në një përgjigje për Klanin, ka thënë se aktakuza e re e Prokurorisë Speciale i ka gjetur të habitur dhe se në aktakuzën e re, nuk ka asgjë të vërtetë.

“Prokuroria do ta pushojë hetimin në mungesë provash. Deri më tash Limaj ka dhënë dy deklaratë në praninë time dhe është sqaruar nga ana e tij. Limaj në kohën kur kanë ndodhur vrasjet nuk ka pasur një përgjegjësi komanduese. Prokuroria thjesht nuk ka prova dhe aso kohe, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë ende në formim. Edhe ndjemi habitur me këtë aktakuzë”, ka thënë Rrecaj.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur edhe një aktakuzë për krime lufte kundër deputetit të Kosovës nga NISMA, Fatmir Limajt.

Në njoftimin e prokurorisë, thuhet se ai akuzohet për veprën penale, “Krim i Luftës kundër popullatës civile”, dhe rasti gjegjësisht ka të bëjë me vrasjen e dy civilëve: Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës.

Në aktakuzë thuhet se me datë 2 nëntor të vitit 1998, në në afërsi të xhamisë së fshatit Bellanicë Hoxha dhe Binishi janë marrë dhe më pas janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari.