batatina1

Batatina: E mposhtim Trepçën ‘89

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka deklaruar se janë favoritë në derbin ndaj Trepçës ’89.

Periskopi.com Sporti

Llapi e pret sot ‘minatorët’ në kryendeshjen e Vala Superligës së Kosoës.

“Jemi dy ekipe të forta,me një diferencë të vogel në pikë,kjo një ndeshje e rëndësishme por ne kemi një ekip më të kompletuar, i kam të gjithë lojtarët nuk kam mungesa si me Dritën dhe mendoj që do të fitojmë .”

“I ftoj të gjithë qytetarët e Llapit të jenë në “Zahir Pajaziti” edhe pse kushtet për ta par ndeshjen nuk janë të mira ,Legjendat janë duke u bërë gati për ndeshje,besoj se do të jenë të pakten 5000.”

“Vitin tjetër besoj se do ta kemi një stadion me 7000 ulse dhe kushtet do të jen shum të mira për ta përkrahur Llapin ” – tha Batatina. /Periskopi.com/

batatina

Trajneri i Llapit: Sivjet ne kampion

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka zbuluar se çfarë ju tha lojtarëve të tij para ndeshjes me Dritën. Skuadra e tij shënoi një tjetër fitore, që e mbanë në pjesën e epërme të renditjes.

Periskopi.com Sporti

Golin vendimtar e shënoi Florim Bërbatovci, derisa Fortunado i Dritës, humbi penallti, shkruan Gazetaolle.

“Sot lojtarëve ju kam thënë që nëse fitojmë me Dritën do të jemi kampion. Pasi na munguan katër lojtarë të barrës kryesore, dhe arrita me lojtarë që nuk kanë luajtur shumë të fitojmë. Kjo më bënë të ndihem mirë dhe e kemi ditur se është e vështirë, pasi Drita nuk kishte çfarë të humb dhe kërkonte vetëm fitore. Kjo ka qenë loja më e vështirë për mua. Nga ky moment mendoj për Trepçën 89, që e kemi rival direkt për kreun e tabelës”, tha Batatina për SuperSport Kosova.