Sylejman Selimi dërgohet në spital

Periskopi.com Lajme

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi, për shkak të problemeve shëndetësore është dërguar në Spitalin e Pejës.

Sylejman Selimi është duke vuajtur dënimin me burgim në Burgun e Dubravës pasi që është shpallur fajtor për krime të kryera gjatë kohës së luftës.

Lajmin se Selimi është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës e ka konfirmuar Sokol Zogaj, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Po, Sylejman Selimi është dërguar për trajtim në Pejë sipas procedurave pasi qe i ka disa probleme shëndetësore”, tha Zogaj për KALLXO.com

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës tha po ashtu se nëse ka nevojë për trajtim tjetër, atëherë sipas procedurave Sylejman Selimi mund të transferohet në QKUK./Telegrafi/

Reklamë
Reklamë

Zyrtare: Apeli dënon grupin “Drenica I”, Lushtaku lirohet nga një akuzë

Avokati Tomë Gashi bënë të ditur se Gjykata e Apelit e Kosovës ka sjell aktgjykim, të cilin ai e quan katastrofal në rastin “Drenica I”.

Periskopi.com Uncategorized

Thotë se të gjithë komandantët dhe ushtarët e UÇK-së të zonës operative të Drenicës i shpallë fajtor dhe i dënon pa asnjë provë, raporton Periskopi

Sa i përket Gjeneral z.Sylejman Selimi dënimi është përcaktuar në 5 vite e 3 muaj burgim, ashtu që duke pasur parasysh edhe rastin “Drenica II” i është bashkuar dënimi dhe i është shqiptuar dënim unik në kohëzgjatje prej 10 viteve.

Sa i përketë Gjeneralit z.Sami Lushtaku ai është liruar nga vepra penale për vrasje dhe dënimi është ndryshuar dhe i është shqiptuar dënim me burgim prej 7 viteve dhe poashtu z.Jahir Demakut i është bashkuar dënimi në rastin “Drenica I” dhe “Drenica II” dhe i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej 7 viteve.

Pjesa tjetër e aktgjykimit është konfirmuar siç ka qenë aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë i datës 25.05.2015.

“Aktgjykimi është skandaloz, është nxjerrur pa asnjë prove dhe të gjithë janë dënuar me deklaraten e një dëshmitari të mbrojtur, i cili ka probleme mendore të vërtetuara edhe gjatë gjykimit. Ne avokatëve na mbetet që edhe këtë rast ta dërgojmë në Gjykatën Supreme të Kosovës, duke shpresuar se nuk do të ketë Gjyqtarë të tillë të EULEX-it, të cilët me paragjykime shqiptojnë dënime vetëm për shkak se Gjeneral z.Sylejman Selimi, z.Sami Lushtaku, Jahir Demaku dhe të tjerët kanë luftuar për lirin tonë”, thotë Gashi. / Periskopi

Reklamë
Reklamë