20161122103132634646

Sylë Ukshini e zë vendin e Ramiz Lladrovcit

Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të MPJ-së të Kosovës bën të ditur se Sylë Ukshini, aktualisht ministër këshilltar, është caktuar të shërbejë nga sot si i ngarkuar me punë i përkohshëm në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë. 

Periskopi.com Lajme

Këtë detyrë, siç merr vesh Koha.net, ai do ta ushtrojë deri në emërimin e ambasadorit të ri, sipas Ligjit për shërbimin e jashtëm,transmeton koha.net.

Ambasadori i deritashëm i Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë kohë më parë, pas kandidimit për kryetar të Komunës së Drenasit.