crazy-pen1-848x470

Ish ylli i Premier Ligës shënon një penalti të bukur dhe të rrall (Video)

Ish-futbollisti i klubit të Premierligës Swansea City, Lee Trundle, ka shënuar një nga penalltitë më të rralla në histori.

Periskopi.com Sporti

Tashmë 40-vjeçar, Trundle shënoi gjashtë gola për ekipin e Swansea All Stars në një ndeshje miqësore, ku ai realizoi një penallti e cila i la të gjithë pa fjalë.

xhaka

Arsenali fiton, por Xhaka ndëshkohet me të kuq

Arsenali ka shënuar fitore shumë të vështirë përballë Swanseas me rezultat 3:2 në kuadër të Premier Ligës.

Periskopi.com Sporti

Londinezët kaluan në epërsi nëpërmjet Theo Walcott, i cili shënoi në minutën e 26-të.

I njëjti lojtar dyfishoi epërsinë e Arsenalit në minutën e 33-të.

Por, kjo nuk ishte dita e Granit Xhakës, i cili gaboi në momentin kur Gylfi Sigurdson ngushtoi epërsinë në minutën e 38-të.

Mesut Ozil doli në skenë duke shënuar një supergol në minutën e 57-të, ndërsa krejt çka arritën mysafirët ishte goli i Borja Baston, i cili ngushtoi epërsinë në minutën e 66-të.

Granit Xhaka u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje aspak të hijshme në mesfushë ndaj Modou Barrow.

Me këtë fitore, Arsenali renditet në pozitën e dytë me 19 pikë, sa ka edhe lideri Manchester City.

Kjo e fundit dështoi të fitonte përballë Evertonit, në ndeshjen e cila përfundoi 1:1. /Periskopi.com

xhaka-mustafi

Formacionet zyrtare: Arsenal – Swansea

Arsenali pret në shtëpi Swansean për të zhvilluar ndeshjen e javës së nëntë në Premier Ligë.

Periskopi.com Sporti

Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka startojnë në këtë sfidë.

Këto janë formacionet zyrtare:

Arsenal:

arsenal

Swansea: Fabianski, Amat, Fernandez, Naughton, Taylor, Britton, Cork, Fer, Routledge, Barrow, Sigurdsson. /Periskopi.com

coutinho3

Formacionet zyrtare: Swansea-Liverpool

Liverpool do të luajë si mysafir ndaj Swansea City në javën e shtatë në Premier Ligë.

Periskopi.com Sporti

Liverpool po kalon nëpër një formë të mirë në këtë sezon dhe do të kërkojë fitoren e katërt radhazi.

swansea

liverpool2 /Periskopi.com