Grup punues për dokumentin për suspendimin nga puna të zyrtarëve publikë me rastin e ngritjes së aktakuzës

Sot ka filluar punën Grupi punues për hartimin e dokumentit konceptual përmes të cilit do të shqyrtohen opsionet e suspendimit nga puna të zyrtarëve publikë me rastin e ngritjes së aktakuzës.

Periskopi.com Lajme

Ky aktivitet do të kontribuojë në zbatimin e ligjit dhe heqjen e pengesave formale për fuqizimin e sundimit të ligjit. Suspendimi nga puna i zyrtarëve publik më rastin e ngritjes së aktakuzës do të aplikohet për vepra të caktuara penale të cilat ndërlidhen me korrupsionin, krimin e organizuar dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Përmes këtij procesi, Ministria e Drejtësisë shpreh përkushtimin që krahas përmbushjes së obligimeve të Agjendës evropiane të reformave dhe avancimin e legjislacionit, veprohet në pajtim me praktikat më të mira legjislative të Bashkimit Evropian. Kështu i mundësohet organeve të zbatimit të ligjit me theks të veçantë në gjykata dhe prokurori të shtetit të kenë mundësi që ta kryejnë punën e tyre në mënyrë efikase, pa ndërhyrje dhe ndikim.

Grupi punues do të shqyrtoj modalitetet duke marrë parasysh praktikat e vendeve të Bashkimit Evropian që përmes ndryshimeve eventuale të legjislacionit ekzistues apo hartimit të ligjit të ri, do të mundësohej që pa paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e zyrtarëve publikë, të njëjtit të suspendohen nga marrëdhënia e punës nga  institucionet e Republikës së Kosovës, në rast të ngritjes së aktakuzës për vepra penale të cilat ndërlidhen me korrupsionin, krimin e organizuar dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare./ Periskopi

Kërkohet vazhdimi i masës së suspendimit për policët në rastin ‘Lumezi’

Ndaj dy zyrtarëve policor të cilët janë suspenduar menjëherë pas rastit së vjedhjes që ka ndodhur në shtëpinë e kryeprokurorit të shtetit, Drejtoria e Standardëve Profesionale e Policisë ka rekomanduar zgjatjen e masës së suspendimit deri në përfundimin e hetimeve për këtë rast, bëjnë me dije burime të “zeri.info”.

Periskopi.com Lajme

Ky rekomandim ka ardhur pasi që sot pritet të përfundoj masa ligjore ndaj këtyre dy zyrtarëve policor të cilët ishin suspenduar për 48 orë pas vjedhjes që kishte ndodhur në shtëpinë e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.

Ndërkaq, menjëherë pas këtij akti të vjedhjes në shtëpinë e kryeprokurorit Lumezi, Policia e Kosovës i kishte suspenduar për 48 orë një zyrtar policor i cili ishte duke e ruajtur shtëpinë e kryeprokurorit Lumezi si dhe mbikëqyrësin e tij.

Kujtojmë se shtëpia e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, mëngjesin e ditës së martë ishte cak i një vjedhje. Ndërsa, gjatë kësaj vjedhje persona të panjohur kishin hyrë në shtëpinë e kryeprokurorit Lumezi me ç’rast e kishin vjedhur telefonin mobil të tij.