ACMilanvUSSassuoloSerieAUGNltqPETT3x-780x439

Ylli i Milanit ka refuzuar Real Madridin

Mesfushori spanjoll i Milanit, Suso, ka treguar se ka refuzuar Real Madridin për Liverpoolin.

Periskopi.com Sporti

Suso në vitin 2012 ishte transferuar në Anfield Road me bujë të madhe nga Brendan Rodgers, trajner i atëhershëm i Liverpoolit.

“Në praktik kishim bërë një marrëveshje me Real Madridin, por pastaj më kontaktoi Liverpoolit dhe unë dëshiroja të luaja në Ligën Premier”, ka thënë Suso për Mundo Deportivo.

SUSO
Suso, Ac Milan

 

“Në Itali jam përmirësuar shumë në aspektin taktik. Mendoj se në këtë aspekt Serie A është liga më e mirë. Këtë vit MIlani është më i mirë, Montella i është përkushtuar shumë të rinjve”, ka shtuar spanjolli.

Suso në këtë sezon me ardhjen e Montellas në krye të rosonerëve është shëndrruar një nga pikat kyçe të skuadrës. /Periskopi.com/

suso

Suso premtoi: Do të ecë 44 kilometra nëse i shënoj dy gola Interit

Talenti i madh i Milanit, Suso shënoi mbrëmë dy gola ndaj Interit në derbin e madh të Serie A.

Periskopi.com Sporti

Spanjolli kishte dhënë një premtim të jashtëzakonshëm para sfidës ndaj zikaltërve.

Ai kishte thënë se do të ecte 44 kilometra nëse do të shënonte dy gola ndaj Interit.

“Kthehem në shtëpi në këmbë nëse shënoj dy gola në derbi”, ka qenë premtimi i Suso’s para tre ditësh.

Mbetet të shihet nëse ai do ta mbajë këtë premtim të madh. /Periskopi.com