superkupa

Shtyhet ndeshja e Super-Kupës së Kosovës në Basketboll

Periskopi.com Sporti

Finalja e Super-Kupës së Kosovës në basketboll e paraparë të zhvillohet më 28 shtator në mes Sigal Prishtinës dhe Pejës është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Një vendim të tillë e ka marrë Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, pas kërkesës të së dyja klubeve në fjalë, me arsyetimin se dëshirojnë të përgatiten më mirë për FIBA Europe Cup, Ligën Ballkanike dhe për garat vendore.

“Bordi i FBK-së ka votuar pro shtyrjes për kohë të pacaktuar të Superkupës së Kosovës, pasi një kërkesë e tillë është bërë nga Sigal Prishtina dhe Peja. Duke marr parasysh itenerarin e ngjeshur që do ta kenë këto dy klube në muajt e ardhshëm dhe ngarkesës së madhe, pasi që do të garojnë në tri kompeticione, atëherë Bordi ka votuar që Superkupa të luhet në një datë tjetër, për të cilën opinioni, por edhe klubet do të njoftohen me kohë”, ka deklaruar Leart Hoxha, sekretar i përgjithshëm i FBK-së. /Periskopi.com