Sunderland ndal Liverpool në barazim (Video)

Liverpooli dhe Sunderlandi kanë zhvilluar një ndeshje mjaftë të bukur, por në fund nuk soli fitues pasi ndeshja u mbyll 2-2.

Periskopi.com Sporti

Liverpooli e nisi ndeshje fuqishëm dhe kishte shumë raste para portës së Vito Mannones, i cili shumë herë me vështirësi e nxirrte topin jashtë.

Por në e 19-të nuk kishte se çfarë të bënte më shumë, kur Daniel Sturridge i vetëm nga tre-katër metra shënoi me kokë.

Por reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm. Anthony Taylor futet në zonë ku ndalet në mënyrë të palejueshme nga Klevan.

Nga pika e bardhë i saktë ishte Jermanine Defoe për 1-1.

Sunderland kishte raste të mira edhe pas golit, por fati nuk ishte me ta.

Pjesa e dytë nisi me maturi nga të dyja anët.

Në rastin e parë të mirë Liverpooli arriti të gol. Ishte Sadio Mane që shënoi për 2-1.

Liverpooli u mundua ta menaxhoj rezultatin, por shënuesi i golit, Mane luajti me dorë në zonë dhe Sunderland fitoi penalltinë e dytë.

Përsëri Defoe ishte i saktë në minutën e 84-të.

Pas këtij barazimi Liverpooli ka 44 pikë dhe është në vendin e dytë, ndërsa Sunderland me 15 pikë mbetet në pozitën e 18-të.

 

Sunderland barazon përsëri rezultatin (Video)

Sunderland ka arritur që të barazojë rezultatin ndaj Liverpool.

Periskopi.com Sporti

Ishte përsëri sulmuesin anglez Jermain Defoe që shënoi nga pika e bardh për rezultatin 2 me 2. /Periskopi/

 

Liverpool rikthen epërsinë ndaj Sunderland (Video)

Liverpool ka arritur të kalojë përsëri në epërsi ndaj Sunderland.

Periskopi.com Sporti

Ishte sulmuesi Sadio Mane i cili shënoi për rezultatin 1 me 2. /Periskopi/

Sunderland kundërpërgjigjet shpejt, barazon rezultatin (Video)

Sunderland ka arritur brenda pak minutave të barazojë rezultatin kundër Liverpool.

Periskopi.com Sporti

Ishte sulmuesi Defoe që shënoi nga pika e bardh në minutën e 25’ për rezultatin 1 me 1. /Periskopi/

Liverpool kalon në epërsi ndaj Sunderland (Video)

Liverpool ka arritur të shënojë golin e parë në ndeshje kundër Sunderland.

Periskopi.com Sporti

Ishte sulmuesi anglez Daniel Sturridge që shënoi me kokë për rezultatin 0 me 1 në minutën 19’. /Periskopi/

 

Formacionet zyrtare: Sunderland-Liverpool

Liverpool pas fitores në derbi kundër Manchester City kërkon edhe fitoren e radhës.

Periskopi.com Sporti

Sunderland sot është nikoqir i Liverpool në javën e 20-të të Premier League.

Takimi fillon nga ora 16:00.

Këto janë formacionet zyrtare:

Sunderland: Mannone; Love, O’Shea, Djilobodji, Van Aanholt; N’Dong, Rodwell, Larsson, Januzaj; Borini, Defoe

Liverpool: Mignolet; Clyne, Lovren, Klavan, Milner; Can, Wijnaldum, Lallana; Mane, Firmino, Sturridge. /Periskopi/

Borini nën vëzhgimin e gjigandëve italian

Sipas Gianluca Di Marzios, Milani dhe Roma kërkojnë shërbimet e sulmuesit italian, Fabio Borini.

Periskopi.com Sporti

Ish sulmuesi i Chelseat, Liverpoolit dhe Romës tashmë është pjesë e skuadrës angleze Sunderland dhe mbrëm shënojë gol kundër Liverpoolit në disfatën prej 4-1. Të dyja klubet do të kërkojnë huazim me drejt blerje në fund të sezonit, raporton Di Marzio.

Notat e lojtarëve, Sunderland 0-1 Chelsea

Lojtari i ndeshjes është shpallur mesfushori spanjoll, i cili është vlerësuar me notën 8.5.

Periskopi.com Sporti

Nga startuesit te Blutë me notën me të ulët është vlerësuar Pedro (6.5).

Portieri i Sunderlandit ishte ndër më të vlerësuarit te ekipi vendas, derisa Andan Januzaj ka marrë notën 6.5.

sundeer

chelsea

Chelsea vazhdon sigurt drejt titullit (Video)

Chelsea e ka regjistruar fitoren e 13-të sezonale duke mposhtur Sunderlandin në udhëtim me rezultat 1-0.

Periskopi.com Sporti

Ishte një gjysmë e parë jo aq e lehtë për Blutë, të cilët e kishin të vështirë ta thyenin mbrojtjen e organizuar të vendasve.

Megjithatë, ata ia dolën ta gjenin rrjetën. Pedro shkoi në sulm dhe asistoi te Cesc Fabregas, i cili pas kombinimeve me Willian, ia doli të shënonte (40’).

Ky ishte goli vetëm në pjesën e parë dhe mysafirët shkuan në pushim me avantazh.

 

Fraksioni i dytë nuk prodhoi gola, ashtu që takimi përfundoi me golin e vetëm të shënuar në pjesën e parë.

Fabregas shënon për avantazhin e Chelseat (Video)

Chelsea ka shënuar golin e parë për rezultatin 0-1.

Periskopi.com Sporti

Ishte mesfushori spanjoll që shënoi golin e parë në këtë sezon për rezultatin 0-1. /Periskopi/

Formacionet zyrtare: Sunderland-Chelsea, starton Januzaj

Sunderland e pret sonte skuadren lidere Chelsea në kuadër të javës së 16-të në Premier Ligë.

Periskopi.com Sporti

Sunderland në ndeshjen e fundit pësoi humbje të thellë si mysafir i Swansea me rezultat 3-0 por sonte do të tentojë të shënojë fitore ndaj liderit aktual, Chelsea i cili fitoi në fundjavë ndaj WBA me rezultat 1-0.

Vlen të theksohet se sonte ka startuar belgu me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj nga minuta e parë.

Takimi fillon nga ora 20:45.

Këto janë formacionet zyrtare:

Sunderland: Pickford; Jones, Djilobodji, Kone, O’Shea, Van Aanholt; Denayer, Kirchoff; Januzaj, Borini, Defoe.

Chelsea: Courtois; Azpilicueta, David Luiz, Cahill; Moses, Kante, Fabregas, Alonso; Willian, Diego Costa, Pedro. /Periskopi/

Liverpool fiton dhe bëhet lider i Premier Ligës

Liverpool ka arritur të shënojë fitore tejet të vështirë në shtëpi ndaj ekipit modest të Sunderlandit me rezultat 2-0.

Periskopi.com Sporti

Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp u deshtë të ndjersitën shumë për të siguruar tre pikët e radhës në shtëpi ndaj Sunderland, pas kësaj fitore ata janë lider në Premier Ligë me 30 pikë, aq sa ka edhe Manchester City në poztiën e dytë.

Liverpool tashmë në këtë sezon ndeshjet në shtëpi është duke i fituar me shumë lehtësi dhe dominim të plotë ndaj kundërshtarëve, në takimin e sotëm gjatë pjesës së parë u pa vetëm një ekip në fushë dhe ai ishte Liverpool me raste të shumta dhe posedim të topit, por që nuk arritën të tundin portën e portierit të Sunderland i cili ishte në disponim për ndeshje duke bërë që pjesa e parë, të përfundojë pa gola 0-0.

Në pjesën e parë të ndeshjes, vlen të ceket se u lëndua edhe ylli kryesor i skuadrës, Philippe Coutinho, i cili u detyrua të lë fushën e blertë në minutën e 30-të.

coutinho
Philipe Coutinho, momenti kur u lëndua në minutën e 30′

 

‘Reds’ nisën pjesën e dytë ashtu sikur të paren duke sulmuar pareshtur për të shënuar golin e parë të takimit, ku Firmino dhe Mane patën raste mjaft të mira për gol por fati ishte në anën e skuadrës së kosovarit Adnan Januzaj.

U desh të presim minutën e 75-të për të parë golin e parë të ndeshjes, i cili erdhi me anë të Divock Origut, që shënoi pas asistimit të Jordan Henderson.

origi1
Divock Origi, duke festuar pas golit të shënuar

 

Deri në fund të ndeshjes, vendasit shënuan edhe një herë me anë të James Milner, i cili konvertoi penalltinë në gol në minutën e 91-të për rezultatin përfundimtar 2-0.

Vlen të theksohet se Adnan Januzaj u inkuadrua në lojë në minutën e 79-të, ku zëvendësoi Duncan Ëatmore.

Në javën tjetër, Liverpooli luan në udhëtim te Bournemouthi, ndërsa Sunderland pret në shtëpi Leicester Cityn. /Periskopi/

Formacionet zyrtare: Liverpool-Sunderland

Liverpool pret në Anfield Road Sunderlandin për të zhvilluar ndeshjen e radhës në Premier Ligës.

Periskopi.com Sporti

Këto janë formacionet zyrtare:

 

Liverpool: Karius, Clyne, Lovren, Matip, Milner, Henderson, Can, Wijnaldum, Cutinho, Mane dhe Firmino.

Sunderland: Pickford, Jones, Can Aanholt, O’Shea, Kone, Pienaar, Denayer, Ndong, Watmore, Anichebe dhe Defoe.

Arsenali shpartallon Sunderlandin (Video)

Arsenali ka shënuar fitore të thellë përballë Sunderland.

Periskopi.com Sporti

Londinezët mposhtën vendësit me rezultat të thellë 1:4.

Të përzgjedhurit e trajnerit Arsene Wenger kaluan në epërsi në minutën e 19-të, pas shënimit të golit nga sulmuesi Alexis Sanchez.

Ishte Germain Defoe, ai i cili barazoi rezultatin nga penaltia në minutën e 65-të.

Megjithatë, mysafirët u kundërpërgjigjën shumë shpejt, duke rikthyer epërsinë nëpërmjet sulmuesit Olivier Giroud, i cili shënoi dy gola, fillimisht në minutën e 71-të dhe më pas në të 75-tën.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Sanchez, i cili shënoi golin e fundit në minutën e 78-të.

Pas kësaj fitore, Arsenali del në vendin e parë në tabelë dhe arrin kuotën e 23 pikëve, tri më shumë sesa Manchester City dhe Liverpool që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

/Periskopi.com

 

Formacionet zyrtare: Sunderland-Arsenal

Arsenali luan si mysafir ndaj Sunderland, në ndeshjen e radhës në kuadër të Premier Ligës.

Periskopi.com Sporti

Këto janë formacionet zyrtare:

Sunderland:

sunderland

Arsenal: 

arsenal /Periskopi.com

 

 

Lëndohet Januzaj, ja sa pritet të mungojë

Anësori i Sunderland, Adnan Januzaj ka pësuar një dëmtim dhe do të jetë jashtë fushave të lojës për të paktën gjashtë javë.

Periskopi.com Sporti

21-vjeçari me prejardhje nga Kosova u dëmtua në ndeshjen ndaj Crystal Palace të shtunën, ndeshje të cilën skuadra e tij e humbi me rezultat 3:2.

BBC raporton se të martën është mësuar që Januzaj ka pësuar një dëmtim ligamenti në kyçin e këmbës.

Vlen të përsëritet se futbollisti në fjalë është i huazuar te skuadra e Sunderland nga Manchester United. /Periskopi.com

Manquillo huazohet te Sunderland

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Javier Manquillo është huazuar te Sunderland për një sezon.

22-vjeçari më herët ka qenë i huazuar edhe te Liverpool dhe Marseille.

Në anën tjetër, skuadra e trajneri David Moyes ka qenë mjaft aktive në këtë afat kalimtar të transfereve, duke transferuar lojtarët si Papy Djilobodji, Paddy McNair, Donald Love, Steven Pienar dhe talentin kosovar Adnan Januzaj, i cili poashtu ka kaluar te kjo skuadër vetëm në formë huazimi. /Periskopi.com