Anton Quni

Quni lëshohet në deklarata pa fakte, flet se kush mund t’i ketë porositur sulmuesit e Kuvendit

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka thënë se gjeneratat e reja, në rrugë për të realizuar dëshirat dhe ëndrrat e tyre, kanë nevojë për motivim, sepse ai i udhëheq drejt qëllimit.

Periskopi.com Lajme

“Në shumë raste të rinjtë e kanë një model të personit të cilin e adhurojnë, e duan dhe e respektojnë. Ata mundohen t’ i ngjajnë sa me shume ne shprehje, lëvizje, qëndrime etj. Ndonjëherë mundohen edhe t’ia kalojnë modelit për tu dukur se janë lojal, te vlefshëm dhe meritor. Modeli mund te jete këngëtar, sportist, shkrimtar,por edhe politikan”, ka thënë Quni në seancën e Kuvendit kushtuar arrestimit të aktivistëve të VV-së.

Ai ka thënë se vitin e kaluar, përjetuan momente te renda qe nga fyerjet, shtyrjet, fishkëllimat, gazrat, britmat, etj,dhe nuk u dëgjua zëri i arsyes. Nuk pati ballafaqim te ideve, mendimeve, qëndrimeve dhe zgjidhjeve.

“Kur te zgjedhurit e popullit, deputetët hudhin veze, ujë e gaz ne Kryeministrin e tyre dhe nuk e lejojnë atë të flas, atëherë edhe një i ri do te ndjek shembullin e modelit te tij; Kryeministrit i vejnë pritë, i kërcënojnë familjen duke kërcënuar edhe me djegie te shtëpisë e akte te tjera si këto. Ne rastin kur deputeti shtyn, ofendon e kacafytet me policin, i riu ne rruge sipas shembullit te deputetit do ta godet policin me kubëza betoni, do ta lyej me benzine, do ta djege e kaloi sipër tij”, ka thënë ai.

Sipas tij, kur deputeti hedhe gaz lotsjellës kundra kolegeve te vet, pa e patur fare ne konsiderate te moshuarin, gratë shtatzëna, njerëzit me probleme te frymëmarrjes (astme), alergjike ne kemikalje etj, atëherë është shume normale qe dikush sipas shembullit te deputetit, apo i porositur do ta godasë ndërtesën e Parlamentit me armë antitank.

“Arma antitank, ne efektin e saj te plote e shkrinë çelikun, djeg hapësirën dhe i karbonizon njerezit. ( Një gjë e tille nuk ndodhi as gjate luftës kur këto objekte ruheshin nga forcat serbe). E kur nje gjë e tille ndodh është e natyrshme qe duhet te shqetësohemi, jo vetëm ne, por te gjithë; pozite dhe opozite, te gjitha institucionet, organet e ndjekjes dhe drejtësisë, shërbimi inteligjent, por edhe prindërit dhe familjaret e te rinjve”, ka thënë Quni.

Ai më pas ka thënë se paraqitja e dhunshme ne Parlament ka qenë model për dhjetëfishimin e dhunës nga ana e të rinjve jashtë parlamentit.

“Kur dhuna bëhet standard dhe normë si në institucione ashtu dhe në rrugë, atëherë e ardhmja e kombit dhe e shtetit është e zymtë. Të ardhmen e zymtë na e dëshirojnë vetëm armiqtë tanë, ata nuk zgjedhin mjete dhe forma për të na parë të tillë. Mos të ju krijojmë atë kënaqësi”, tha ai./ Lajmi.net

Elif Shafak

Në Turqi u goditën laikët që festonin, Erdogan e ka përçarë vendin

Elif Shafak, shkrimtarja më e shitur në Turqi, autore e librit më të fundit “Tre bijat e Evës” (në shqip janë përkthyer Bastardja e Stambollit, Nderi, 40 rregullat e dashurisë) është një grua me një finesë të madhe mendore, dhe di të përziejë politikën me kulturën, shoqërinë me ekonominë. Por këtë herë, toni i zërit të saj ka një krisë më shumë.

Periskopi.com Intervista

“Jam thellësisht e tronditur, e trishtuar. Nuk kam fjetur fare. Njerëz të pafajshëm që festonin ardhjen e Vitit të Ri, u sulmuan, masakruan në mënyrë të pamëshirshme në klubin e natës Reina. Një akt i tmerrshëm mizorie, kryer me gjakftohtësi. Viti 2016 ishte një vit i tmerrshëm për Turqinë”.

Reina i Stambollit si Bataclani i Parisit: ngjashmëria është e menjëhershme. Eshrë Elif Sharak që flet por, këtë herë, toni i zërit të saj ka një krisje më shumë.

Përse nuk kalon një javë pa një atentat terrorist në Turqi?

Nga një pikëpamje gjeopolitike, Turqia është bërë për Shtetin Islamik, fronti i ri. Lufta në Siri ndikon drejtpërdrejtë, sidomos që kur jemi përfshirë në konflikte rajonale. Ndajmë me Sirinë 500 milje vijë kufitare, një kufi tashmë i pasigurt. Për shumë kohë u është dhënë e drejtë kalimi, shumë grupeve sirianë. Më pas nisën të godasin qytetarët turq, t’i rekrutojnë. Në të kaluarën, atdheu im ishte porta, ura kulturore mes Lindjes së Mesme dhe Europës. Sot nuk është më. Jemi një shoqëri në depresion, e tronditur, e traumatizuar.

Presidenti Erdogan flet për “kaos që dikush po e krijon për të shkatërruar Turqinë”. Ju a nuk mendoni se polarizimi i skajshëm i pozicioneve, përjashtimi i forcave demokratike dhe ndryshimi i vazhdueshëm i aleancave të jashtme (me Rusinë, Izraelin, frontin shiit, Europën, SHBA) kanë bërë që Turqia të precipitojë në një vend të paqëndrueshëm, ku të mund të krijohet kaosi?

Në Turqi, elitat në pushtet flasin gjithmonë për “armiq të jashtëm” dhe për “lobe ndërkombëtarë”. Thonë se Turqia është kaq e madhe, saqë armiqtë e jashtëm janë xhelozë dhe duan të na shkatërrojnë. Ka paranojë, mosbesim kundrejt Perëndimit.

Edhe këtë herë?

Këtë herë duhet të pushojmë së pari “fajtorët perëndimorë” dhe të përqëndrohemi tek “demokracia jonë e brendshme”. Prej shumë kohësh vendi është i polarizuar. Qeveria e udhëhequr nga partia konservatore u zgjua me vonesë për të kuptuar se grupet islamike fondamentaliste, në anën tjetër të kufirit, do të mund të na godisnin një ditë. Nuk e kuptoi atëherë kur duhej këtë rrezik.

E megjithatë, deri pak kohë më parë, Turqia ishte një vend në zhvillim të plotë, edhe ekonomik. Për çfarë ka nevojë?

Kur isha fëmijë, në Ankara, dhe përgjatë gjithë rinisë sime në Stamboll, Turqia ishte një vend i ndryshëm. Festimi i Vitit të Ri ishte normale. Njerëzit bënin blerje, blinin arra dhe fruta, shihnin këngëtarë dhe aktorë të famshëm në televizion, në mesnatë përqafoheshim të lumtur. Kjo ndodhte. Tani nuk ndodh më.

Po çfarë ndodh?

Grupet islamike shpërndajnë fletëpalosje në rrugë, ku u bëjnë thirrje myslimanëve të mos festojnë Krishtlindjen. Dhe ministri për Punët Fetare shpall “ilegjitim” festimin e Vitit të Ri. Sa gabim! Nuk kanë të drejtë: njerëzit duhet të festojnë atë që duan. Por rritet presioni kulturor dhe politik mbi laikët, mbi stilin modern të jetesës.

Pak ditë më parë, u lirua pas katër muajsh burg shkrimtarja Asli Erdogan. Edhe linguistja Necmiye Alpay. Por u burgos gazetari investigativ Ahmet Sik. Për ata që përdorin fjalën e shkruar, të punojnë këtë është bërë gjithnjë e më e vështirë. Edhe ju shkrimtarët jeni larguar pothuaj të gjithë jashtë vendit…

Unë u kënaqa shumë kur Erdogan dhe Alpay u liruan nga burgu. Një kënaqësi e mbytur, sepse po atë ditë arrestuan Sikun. Dhe ai është një gazetar kurajoz, i hapur, një veteran që kërkon të vërtetën dhe tani duan ta heshtin. A e besoni nëse ju them se 143 gazetarë e kanë nisur 2017-ën prapa hekurave? Turqia është sot burgu më i madh i gazetarëve. Këtu fjalët nuk janë të lira. E di mirë çdo gazetar, shkrimtar apo intelektual. Dhe të flasësh e të shkruash bëhet gjithnjë e më e vështirë. Ka një presion shumë të madh mbi intelektualët që kanë pozicione kritike. Në momentin që kritikon, mund të të etikojnë menjëherë si tradhtar. Rezultati është që shumë shkrimtarë, e mbi të gjitha gazetarë, janë të frikësuar.

Çfarë duhet bërë?

Duhet mbështetur një demokraci e plotë pluraliste. Partia Demokratike e popujve, filokurde, dhe gazetarët e intelektualët turko-kurdë të burgosur duhet të lirohen të gjithë, menjëherë. Qeveria duhet të përdorë policinë e saj për të kërkuar terroristët (edhe të ISIS edhe të PKK), në vend që të arrestojë gazetarë, shkrimtarë, karikaturistë.

Nuk do të jetë e lehtë.

Sot Turqia është më e dobët sepse demokracia ka bërë hapa prapa. Si vend jemi ndarë mes atyre që duan Erdoganin dhe atyre që e urrejnë. Nuk ka më një kulturë bashkëjetese. Ose vlerash të përbashkëta.

Me Reinan, mos vallë terroristët deshën të godasin një simbol të laicitetit?

Zgjodhën një objektiv simbolik. Sulmojnë një stil jetese laik, perëndimor, kozmopolit. Një vend ku myslimanët dhe të krishterët, burra dhe gra, takohen, festojnë, pijnë së bashku. Nuk ka qenë një koincidencë. Fanatikët këtë synojnë: urrejtjen, frikën, ndarjen.

Anis

Gjermania ofron 100,000 euro për informacione për sulmuesin në Berlin

Gjermania ka ofruar një shpërblim prej 100,000 euro për të gjithë ata që kanë informacione të cilat ndihmojnë në arrestimin e 24 vjeçarit Anis Amri, të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin me kamion në Berlin.

Periskopi.com Lajme

Është bërë e ditur që ky person mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm.

Nga zyra e Prokurorit Federal, është thënë që janë në kërkim të Amri me ndihmën e forcave policore në tërë Gjermaninë.

Arrestohen 7 të dyshuar për sulmin e sotëm në Turqi

Ministri i brendshëm turk, Suleyman Soylu ka thënë se shtatë persona janë paraburgosur në lidhje me sulmin me veturë bombë në qendër të qytetit, Kayseri, gjatë të cilit u vranë 13 ushtarë dhe u lënduan 56 persona të tjerë.

Periskopi.com Lajme

Soylu iu ka thënë gazetarëve se shtatë të dyshuarit janë paraburgosur pasi është konfirmuar identiteti i sulmuesit vetvrasës të sotëm.

Ai gjithashtu ka thënë se policia është ende në kërkim të pesë të dyshuarve të tjerë.

Kryeministri turk, Binali Yildirim ka thënë se caku i sulmuesit ka qenë një autobus që bartte pjesëtarë të ushtrisë turke që ishin në pushim të fundjavës, në Kayseri.

Ushtria turke ka thënë se 48 persona në mesin e të lënduarve janë ushtarë.

Prej tyre, 12 janë ende në shërbim intensiv, ndërsa gjashtë janë në gjendje të rëndë.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se organizata e shpallur e jashtëligjshme, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) është përgjegjëse për sulmin e sotëm me bombë në qendër të qytetit, Kayseri.

Përmes një komunikate dërguar mediave më 17 dhjetor, Erdogan ka thënë se “organizata terroriste separatiste” është përgjegjëse për sulmin mbi autobusin i cili bartte ushtarë që nuk ishin në detyrë.

Dardan Molliqaj

Vetëvendosje këmbëngul se kanë dëshmi se ku ishin aktivistët e saj në natën e sulmit në Kuvend

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se videot me vendndodhjen e aktivistëve të kësaj lëvizjeje në natën që ndodhi sulmi me zollë mbi Kuvendin e Kosovës, i kanë realizuar vetë aktivistët.

Periskopi.com Lajme

Ai në Klan Kosova, ka thënë se ato video dhe dëshmi, u punuan e u koleksionuan nga vetë aktivistët e lëvizjes për t’iu dhënë një pasqyrë të qartë qytetarëve se ku ndodheshin atë natë 6-të të dyshuarit e Vetëvendosjes për këtë sulm, përfshirë Astrit Deharin.

“Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje i kanë bërë hetimet dhe i kanë realizuar videot qe i prezantuam. Jemi dalë në terren dhe i kemi bërë fotografitë e më pas me “Google Earth”, e kemi paraqitur saktë atë që ka ndodhur në terren, si dëshmi vizuale të asaj që ka ndodhur”.

“Njerëzit duhet ta kishin sa më të qartë, që atë për të cilën po flitet, është e pamundshme të ndodhë”, ka thënë Molliqaj.

Momente paniku teksa demi sulmon makinën me fëmijë brenda (Video)

Një familje ka shpëtuar për mrekulli kur është sulmuar nga një dem. Duket se brenda makinës ka edhe fëmijë të frikësuar. Demi pothuajse përmbysi makinën…

Periskopi.com Lajme

Incidenti ka ndodhur në provincën Guadalaharës të Spanjës gjatë festivalit të demave.

Kafsha përdor të gjithë forcën e tij për ta ngritur makinën nga toka por më pas dorëzohet dhe fillon të ndjekë turmën e ngazëllyer.