aktivistete-e-vv

Fati i aktivistëve të Vetëvendosjes në dorë të forenzikës

Shumë shpejt pritet të vendoset se a do të ngritet aktakuzë apo jo ndaj pesë aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të dyshuar për sulmin ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Prokurori i rastit, Abdurrahim Islami tha se rezulatet e fornezikes do të jenë ato që do ndriqojnë këtë rast.

“Personat e arrestuar në momentine  arrestimit janë marrë në pyetje nga hetuesit. Por, unë kam prit që të dalin provat dhe t’ua jap edhe një mundësi për intervistim. Së shpejti besoj që do t’i marrim edhe rezultatet e forenzikës. Intervistimi për ta ka përfunduar”, ka thënë ai.

Asnjëri nda të arrestuarit asnjëherë deri më 15 nëntor nuk janë marrë në pyetje nga prokurori por vetëm nga hetuesit, raporton RTV21.