Erdogan

Erdogan informohet për lajmin e sulmit në Prizren (Video+Foto)

Lajmi për sulmin me koktej molotovi ndaj konsullatës turke në Prizren si dhe heqja e flamujve të Turqisë ka arritur edhe tek presidenti i këtij shtetit, Rexhep Taip Erdogan.

Periskopi.com Lajme

Kjo është konfirmuar për “Indeksonline” nga kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, njëherësh ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar.

Sipas tij, veprimet e tilla janë të panevojshme dhe prishin imazhin e Republikës së Kosovës. Megjithatë, Yagcilar beson se rast i sulmit është izoluar dhe se i njëjti nuk do të duhej të përsëritej.

“Në këtë botë digjitale të gjitha lajme në të njëjtin moment përcillen. Sulmi në Prizren ka qenë i prezantuar si rast në Turqi, madje edhe tek presidenti Erdogan”, ka thënë ai.

Më tej, ministri i Qeverisë së Isa Mustafës konsideron se ataku nga autorët e sulmit kishte tendencë të veçantë ndaj komunitetit turk në Prizren. “Nuk ka qenë vetëm flamuri turk, ka pas edhe flamuj të shteteve të tjera”, ka thënë Yagcilar, duke shtuar se vendosja e flamujve të shtetit të tyre është traditë dhe me vendim të Komunës së Prizrenit.

“Duhet të jemi të kujdesshëm sepse flamuri është një çështje e shenjtë për të gjithë. Kështu që ditën e flamurit duhet të festojmë dhe të bëhet respekt ndaj çdo flamuri”, ka potencuar ai.

Megjithatë, kryetari i PDTK-së lavdëroi organet e drejtësisë dhe sigurisë që morën masave ndaj personave të dyshuar ndaj këtij rasti. “Policia dhe Prokuroria kanë vepruar shpejtë dhe kanë paraburgosur të gjithë personat të cilët kanë qenë akter në këtë akt të shëmtuar. Në këtë aspekt besojmë se edhe hetimet do ta tregojnë saktësinë qysh dhe pse ka ndodhë”

Ndryshe, lidhur me këtë rast, organet e drejtësisë kanë arrestuar pesë persona ndërsa Prokuroria e Prizrenit ka kërkuar që ndaj tyre të shqiptohet masa e paraburgimit për autorët e sulmit të 28 nëntorit të cilët dyshohen për veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Autorët e sulmit me 28 nëntor janë; I. Saramati, E. Saramati, B. Saramati, E. Saramati dhe B. Badallaj.

 

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1085117431585936/

 

 

erdogan-1

Presidenti Thaçi dënoi sulmin kundër Konsullatës turke në Prizren

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar sulmin e Konsullatës turke në Prizren dhe ka uruar Policinë e Kosovës për reagim të shpejtë dhe kapjen e të dyshuarve.

Periskopi.com Lajme

“E dënoj ashpër sulmin kundër Konsullatës turke në Prizren”, është shprehur Presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi gjithashtu ka lavdëruar Policinë e Kosovës për reagim të shpejtë dhe identifikimin dhe ndalimin e të dyshuarve për këtë rast.

“I përgëzoj organet e rendit për reagim të shpejtë dhe të suksesshëm. Çështja tani është në duart e drejtësisë ”, ka përfunduar Presidenti Thaçi.

Konsullata ne Prizren / ARKIV

Sulm me lëndë djegëse në Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Prizren (Foto)

Objekti në të cilën është e vendosur Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në Prizren është sulmuar të hënën në orët e hershme të mëngjesit me lëndë djegëse, që fillimisht dyshohet të jetë koktej molotovi.

Periskopi.com Lajme

Si pasojë e sulmit objekti ka pësuar dëme të vogla materiale, përkatësisht janë thyer xhamat e një dritareje, njofton “Koha Ditore”.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 4 të mëngjesit. “Objekti i Konsullatës së Turqisë në Prizren është sulmuar, me ç’rast janë shkaktuar dëme të vogla materiale dhe nuk ka persona të lënduar. Hetuesit e forenzikës kanë dalë në vendngjarje, kanë grumbulluar prova dhe ekspertiza do të përcaktojë se me ç ka është sulmuar ky objekt”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, hetuesit policorë të Drejtorisë rajonale të Policisë së Kosovës dhe Prokuroria kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me hetimin e rastit dhe si pasojë e tyre tashmë janë ndaluar pesë persona të dyshimtë për këtë rast. “Pesë persona janë duke u intervistuar në Policinë rajonale të Prizrenit”, ka deklaruar ai, duke shtuar se hetimet janë në vijim e sipër për zbardhjen e këtij rasti.

20161128120701124

Ish-ushtari i ISIS-it që abuzoi me fëmijët, mik me të arrestuarin për sulmin Shqipëri-Izrael

Ish-ushtari i ISIS-it në Siri, Denis Shmilli, i arresuar për dhunë në familje dhe vepra të turpshme ndaj fëmijëve të tij, rezulton se është mik i të arrestuarit për “terrorizëm” Medat Hasani.

Periskopi.com Lajme

Ky i fundit, u prangos tre ditë para ndeshjes kualifikuese Shqipëri-Izrael bashkë me 3 persona të tjerë, me dyshimin se po përgatisnin një sulmit terrorist gjatë ndeshjes së futbollit në “Loro Boriçi”.

ABC News ka siguruar një kopje të listës së personave që kanë luftuar në Siri për disa muaj, ku me numrin rëndor 81 është identifikuar shtetasi Denis Shmilli. Sipas kësaj liste, thuhet se Shmilli bashkë me Dritan Kosturin, i lindur në Cërrik dhe banues në Elbasan dhe ish-efektivin e forcave komando Medat Hasani kanë qëndruar për rreth 137 ditë në frontet e ndryshme në Siri.

Në dosje thuhet se tre shtetasit shqiptarë, Shmilli, Kosturi dhe Hasani i arrestuar pak ditë më parë për terrorizëm, kanë udhëtuar së bashku nga Shqipëria në drejt të Turqisë me makinë të vogël.

Ata kanë dal nga terroritori shqiptar më 28 Korrik 2013 drejt Greqisë, ku më pas mendohet se kanë udhëtuar në drejtim të Turqisë për të përfunduar në krah të organizatës terroristë Al-Nusra në Siri. Sipas verifikimit të sistemit TIMS rezulton se ata kanë hyrë në territorin Shqiptar më 17 Dhjetor 2013, rreth 4 muaj e gjysëm pas daljes nga Shqipëria. Referuar këtij materiali, të përpiluar nga agjentët e antiterrorit, thuhet se ata kanë qëndruar në kampet e Sirisë për stërvitje dhe kanë marrë pjesë edhe në luftime kundër forcave të Bashar-Al-Asadit.

Sa i përket njohjes mes tyre, në dosje thuhet se ata frekuentonin të njejtën xhami, atë të Unazës së Re ku predikonte imami i vetshpallur Genc Balla, tashmë i dënuar me 17 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Pavarësisht këtyre detajeve të dosjes së anti-terrorit, Denis Shmilli tashmë po hetohet për akuzën e dhunës në familje dhe veprave të turpshme, ndërkohë rezulton i dënuar për mbajtje pa leje të eksplozivëve.

Ndërsa shoku i tij me të cilin ka qenë në Siri, ish-oficer i forcave komando Medat Hasani po hetohet për terrorizëm së bashku me tre të arrestuarit e tjerë, Bekim Protopapa, Xhezair Fishti dhe Ergys Faslija. Në mesin e personave të kthyer nga lufta në Siri, është edhe Ervin Duka, edhe ky tashmë i arrestuar një ditë para ndeshjes në banesën e tij për mbajtje pa leje të eksplozivëve dhe armës.

3abb2f2100000578-0-image-a-35_1480028458968-780x439

Sulm nga një person i maskuar, dy të vdekur dhe 70 të marrë peng në Francë

Një grua dhe një burrë kanë mbetur të vdekur dhe më shumë se 70 murgj janë duke u mbajtur peng nga një person i maskuar dhe i armatosur me thikë dhe armë, në Montpellier në Francë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Periskopi.com Lajme

Sipas dëshmitarëve personi i armatosur është futur në shtëpinë e pleqve, ndërsa arsyet ende nuk dihen.

Të paktën 70 murgj jetojnë në këtë shtëpi për pleq, ndërsa policia tashmë janë në vendin e ngjarjes.

Sipas raportimeve të fundit personi i armatosur besohet të jetë ende në këtë shtëpi, e cila është e rrethuar me policë.

Sulm në dasmë – 12 të vdekur, 35 të plagosur

Një sulmues vetëvrasës shpërtheu eksplozivët, në një rrugë e cila ishte e mbushur me makina që ishin drejtuar në dasmë në qytetin sunit të Falluxhës në perëndim të Bagdadit.

Periskopi.com Lajme

Sulmi la të vdekur 12 persona dhe u plagosën 35 të tjerë.

Burime nga policia lokale thanë se objektivi i sulmit duket të ketë qenë zyrtarët provincial të suni që e kundërshtojnë të ashtuquajturin shtetin islamik, të cilët morën pjesë në këtë martesë, raporton Reuters transmeton lajmi.net.

Agjencia kujton se kjo organizatë e ka humbur një pjesë ultra sunite të territorit gjatë vitit të kaluar dhe po përballet me një betejë të madhe për qytetin e Mosulit.

Ky sulm tregon se shteti islam është ende në gjendje të kryej sulme në të gjithë Irakun, madje edhe zonat qendrore pranë kryeqytetit.

Kuvendi i Kosoves

Institucionet e Kosovës më të rrezikuara nga sulmet terroriste

Kosova është e rrezikuar nga sulmet e mundshme terroriste, por ka një vigjilencë të madhe të organeve të rendit për parandaluar akte të mundshme terroriste dhe nuk ka vend për panik, thonë ekspertë të sigurisë.

Periskopi.com Lajme

Sipas tyre, Kosova, në këtë fazë, ka kapacitete të mjaftueshme për t’u përballur me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin që shpie në terrorizëm, si dhe për aktet konkrete të mundshme terroriste.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, drejtuesi i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Florian Qehaja, thekson se Kosova është një territor i vogël dhe numri i qytetarëve që kanë shkuar në Siri dhe Irak apo individë që bashkëpunojnë më këto grupe është i menxhueshëm, në kuptimin e sigurisë.

“Rreziku ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë. Nuk është fjala për ndonjë sulm të barabartë apo ngjashëm që kemi parë në Evropë, por sidoqoftë ka tendenca për sulme të caktuara, mbase ndaj institucioneve të vendit dhe ndaj akterëve të caktuar. Pra, mendoj që rreziku ekziston, por nuk ka nevojë për panik dhe hapësirë për panik, pasi që ka një vigjilencë të madhe të organeve të rendit”, thotë Qehaja.

Që nga rasti i parë i shkuarjes së shqiptarëve të Kosovës në luftën në Siri dhe Irak, në vitin 2012, e deri më tani, janë regjistruar mbi 300 luftëtarë nga Kosova që kanë shkuar në atë zonë.

Aktualisht, rreth 70 qytetarë nga Kosova, vlerësohet se ndodhen në këto vende, ndërkohë që nga viti 2013, Policia e Kosovës ka hapur hetime për mbi 200 persona. Sipas shënimeve zyrtare, janë arrestuar 119 persona dhe deri tash janë dënuar 35 prej tyre.

Profesori i Sigurisë Kombëtare në Kolegjin ISPE, Burim Ramadani, thotë për Radion Evropa e Lirë se rreziku më i madh në Kosovë është nga përhapja e ideologjisë së ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm.

“Kosova, sikurse rajoni i Ballkanit, ka nivel mbi mestar të rrezikimit nga terrorizimi, por mbi të gjitha ka nivel mbi mestar të rrezikimit nga përhapja e ideologjisë të ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm dhe kjo është faza në të cilën edhe më tutje rajoni, duke përfshirë edhe Kosovën, është duke u rrezikuar më së shumti. Kjo pastaj mund të rris nivelin për akte konkrete terroriste”, thotë Ramadani.

Autoritetet e sigurisë në Kosovë së fundit kanë arritur të parandalojë sulme terroriste të planifikuara dhe të sinkronizuara që të ndodhin në të njëjtën kohë, jo vetëm në Republikën e Kosovës, por edhe në rajon.

Cak i këtyre sulmeve të planifikuara, sipas Policisë, ishin edhe tifozët dhe përfaqësuesja e Izraelit në futboll, e cila zhvilloi ndeshje me Shqipërinë në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë realizimit të disa operacioneve policore gjatë ditëve të fundit, ka arrestuar 19 persona të dyshuar, 18 prej tyre shtetas të Republikës së Kosovës dhe një shtetas i Republikës së Maqedonisë. Ky grup, sipas policisë, u përpoq të funksionojë mbi bazën e urdhrave të Lavdërim Muhaxherit, i kërkuar si terroristi kryesor nga Kosova që lufton në krah të organizatës së shpallur terroriste ISIS.

Eksperti i sigurisë, Florian Qehaja, vlerëson se ky bashkëpunim që autoritetet e sigurisë kanë me vendet e rajonit dhe më gjerë, rrit nivelin e sigurisë nga sulmet e mundshme terroriste.

“Bashkëpunimi i inteligjencës është në funksion të parandalimit të ekstremizmit. Në të kaluarën ka pasur shumë hapësirë që të tjerët nuk kanë bashkëpunuar me Kosovën, prandaj kemi pasur edhe raste më shumë të rekrutimeve, kurse tash ka një vetëdijesim të shteteve që të bashkëpunojnë më shumë me Kosovën dhe si rrjedhojë ka pasur sukses në këtë drejtim”, thotë Qehaja.

Veprimet e Policisë së Kosovë dhe mekanizmave tjerë të rendit, edhe njohësi i çështjeve të sigurisë Burim Ramadani i quan veprime të duhura.

“Institucionet e sigurisë dhe të zbatimit të ligjit kanë marrë veprime të duhura deri më tani, por në të njëjtën kohë institucionet e sigurisë duhet të njoftojnë publikun për rreziqet, sikurse edhe për veprimet e tyre dhe duhet të qartësojnë nivelin e bashkëpunimit në rajon dhe në botë, pasi që nuk mund të parandalohen aktet terroriste nëse nuk ka bashkëpunim të Kosovës me vendet e rajonit dhe më gjerë”, shton Ramadani.

Autoritetet në Kosovë vlerësojnë se kanë shënuar përparime të mëdha në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit ekstrem fetar.

Në vitin 2015, Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe Ligjin që ua ndalon “qytetarëve të Kosovës bashkimin në luftëra të huaja dhe parasheh dënime deri në 15 vjet heqje lirie”. (REL)

sulmohet Ali Ahmeti

Momenti kur Ali Ahmeti pengohet të hyjë në Kumanovë, shpërthimi i dhunës (Video)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoni, Ali Ahmeti, është penguar nga një grup personash, teksa ishte nisur për një takim me qytetarët e Kumanovës.

Periskopi.com Lajme

Nëpërmjet një deklaratë për media, BDI ka dënuar ashpër aktet e paligjshme për, siç ka thënë ajo, ndaj karvanit të delegacionit.

“Një grup i vogël provokuesish të dhunshëm tentuan të ndalin rrugën e Kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti drejt një takimi me qytetarët e Kumanovës. Tentativa e tyre dështoi dhe Ali Ahmeti zhvilloi në Kumanovë një takim në një sallë plot me mbështetës e simpatizantë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Kjo parti ka shprehur keqardhje për përdorimin e turpshëm të dhimbjes së njerëzve nga disa grupe të reja politike të cilat duan të afirmohen nëpërmjet akteve të dëshpëruara.

“BDI dënon çdo mjet politik jopaqësor dhe mbetet e vendosur të vazhdojë rrugën e vetë politike me anë të bisedave me qytetarët”, thuhet në reagim.

Ndërkohë, në takimin me kumanovarët , Ali Ahmeti shprehu mirënjohje për mbështetjen e treguar ndaj tij dhe BDI-së dhe tha se së bashku ishin më të fortë sesa keqbërësit.

“Keqbërësit në Kumanovë kurrë nuk do të gjejnë aleatin te Bashkimi Demokratik për Integrim,” u shpreh Ali Ahmeti.

 

https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/10154627526684536/

Lavdrim Muhaxheri

Edhe mediat izraelite thonë se Lavdrim Muhaxheri planifikoi terror ndaj tyre

Një nga liderët e organizatës terroriste ISIS, shqiptari nga Kosova Lavdim Muhaxheri është përgjegjës për planifikimin e një sulmi ndaj skuadrës kombëtare të Izraelit, shkruan sot agjencia izraelite e lajmeve Ynet News.

Periskopi.com Lajme

Mediet izraelite: Ky shqiptar planifikoi të sulmonte futbollistët e Izraelit

Sipas asaj që shkruan Ynet Neës, mbështetur tek një kërkim i gazetarit hulumtues nga Izraeli, Ronen Solomon, ushtari i Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, Lavdim Muhaxheri ishte njeriu kryesor që planifikoi sulmin ndaj futbollistëve të Izraelit.

“Gazetari hulmutues, Ronen Solomon, gjurmoi infrastrukturën terroriste shqiptare, e cila sipas tij, është e kryesuar nga Muhaxheri, një qytetar i Kosovës i cili shkoi në Siri për herë të parë në vitin 2012. Atje ai u bashkua me Jabhat al-Nusra, degë e Al-Kaedës në Siri”, shkruan Ynet News.

“Një vit më vonë, ai u kthye në Kosovë, ku u bashkua me komunitetit islamik lokal dhe filloi rekrutimin e militantëve. Më pas, si shumë të tjerë, ai u largua nga al-Nusra dhe u bashkua me ISIS-in. Atje, sipas vlerësimeve, ai është komandant i luftëtarëve shqiptarë”, shkruan më tutje agjencia izraelite, raporton Insajderi.

Katër myslimanë u arrestuan javën e kaluar në qytetin e Shkodrës, që ishte qyteti nikoqir i lojës Izrael-Shqipëri për kualifikueset e Kupës së Botës. Sipas forcave të sigurisë shqiptare, katër të dyshuarit janë arrestuar pas një informacioni të dhënë nga shërbimi i inteligjencës izraelite – Mossad.

Ndeshja Shqipëri – Izrael është zhvendosur të luhet në Elbasan Arenda dhe pritet të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.

shperthim ne Turqi

Një i vdekur dhe së paku 30 të lënduar në një shpërthim në Turqi

Shpërthimi ndodhi pranë stacionit të policisë në qytetin Diyarbakir në Turqinë Jug-lindore që është i banuar kryesisht me kurdë.

Periskopi.com Lajme

Një person tashmë është konfirmuar se ka vdekur dhe të paktën 30 të tjerë janë plagosur, ndërsa ekipet  mjekësore ndodhen në vendin e ngjarjes që nga mëngjesi, raporton Periskopi

I pari i Diyarbakir ka deklaruar se sulmi ka qenë makinë bombë që ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjes që i fajëson luftëtarët kurdë.

Al jazeera raporton nga vendi i ngjarjes se shënjestër e sulmit ishte një pjesë e caktuar e objektit të policisë në këtë vend.

Katër ndërtesa civile përreth janë dëmtuar shumë, shpërthimi është dëgjuar në shumë pjesë të qytetit dhe ka ndodhur vetëm disa orë pasi policia ndaloi 11 deputetë Partia Popullore Kurde./ Periskopi.com

Obama

Obama sulmon FBI-në

Presidenti amerikan, Barack Obama, shënjestroi kreun e FBI-së, James Comey, për hetimin e ri të Byrosë mbi e-mailet e Hillary Clintonit.“Hetimet në Shtetet e Bashkuara”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë, “nuk duhet të kryhen në bazë aludimesh”.

Periskopi.com Lajme

Ky ishte i pari koment publik i Obamës që kur Comey njoftoi të premten se organizmi që ai drejton kishte gjetur e-maile të reja të cilat do t’i kontrollojë. Presidenti nuk e përmendi drejtuesin e FBI-së me emër, por referimi ndaj tij ishte i qartë.

“U përpoqa shumë që mos duket se dua të ndërhyrj në këtë çështje, por mendoj se është normë këtu tek ne që kur çelen hetime, nuk kalojmë në veprime me informacion të paplotë, nuk funksionojmë në bazë rrjedhjesh të të dhënave. Ne veprojmë në bazë të vendimeve konkrete që merren”, deklaroi Presidenti amerikan, transmeton TCh.

Obama kujtoi se kur çështja u hetua në detaje herën e fundit, përfundimi ishte se Clinton kishte bërë vërtet disa gabime, por asnjëri prej tyre nuk ishte i tillë që të kërkonte procedim penal. Demokratët e kanë kritikuar ashpër FBI-në për nxjerrjen e njoftimit 11 ditë përpara zgjedhjeve me argumentin se ky veprim ndërhynte në procesin politik.

Çështja e e-maile-ve doli në dritë për herë të parë marsin e 2015-s, kur u tha se Clinton kishte shkelur rregullat federale me përdorimin e serverit privat për komunikimin online në periudhën e viteve 2009-2013, kur shërbente si Sekretare Shteti.

Hidajet Bytyqi

Lirohet xhaxhai që rrahu mbesën e mitur në Rahovec

Për shkak të gjendjes shëndetësore është liruar nga ndalimi policor H.B., i cili kishte rrahur mbesën e tij të mitur pranë shkollës “12 Maji” në Ratkoc të Rahovecit

Periskopi.com Lajme

Ndaj tij, Gjykata ka vendosur masën e urdhrit mbrojtës.

Personi me inicialet H.B., sipas Policisë së Rajonit të Gjakovës, është liruar nga ndalimi policor, ndërsa gjatë seancës gjyqësore që është mbajtur ndaj tij është caktuar masa e urdhrit mbrojtës.

Xhaxhai i 16-vjeçes nga Ratkoci i Rahovecit ishte në ndalim policor pasi kishte rrahur në mënyrë brutale mbesën e tij në afërsi të shkollës “12 Maji”.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj, tha se personi në fjalë është liruar për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ndërsa në seancën gjyqësore për këtë rast ndaj tij është shqiptuar masa e urdhrit mbrojtës.

Urdhri mbrojtës është masa e cila shqiptohet në rastet e dhunës në familje dhe nënkupton që kryesi i veprës nuk guxon t’i afrohet viktimës ose guxon vetëm në masën e përcaktuar nga gjykata.

Mbi bazën e provave të paraqitura, lëshimi i urdhrit të mbrojtjes është i domosdoshëm për të mbrojtur direkt apo indirekt sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e viktimës.

Incidenti në fjalë ka ndodhur të enjten para shkollës “12 Maji” në Ratkoc të Rahovecit.

Viktima e dhunës ishte nxënëse e kësaj shkolle.

Saimir Tahiri

Tropojani vërsulet për të rrahur ministrin Tahiri (Video)

Gjatë një vizite në Tropojë, Saimir Tahiri ka rrezikuar seriozisht të goditej nga një prej banorëve të zonës.

Periskopi.com Lajme

Video e publikuar në rrjetet sociale tregon një person të irrituar që i afrohet Saimir Tahirit me britmat “Kriminela!”.

Në fillim, ministri i rrethuar nga policë dhe truproja tenton ta qetësojë, por situata acarohet.

Disa herë i njëjti person sulet duke bërtitur dhe sharë drejt ministrit.

Nëse nuk do të kishte truprojat e tij, për Saimir Tahirin do të kishte qenë e vështirë ta ndalte vrullin e këtij banori të zonës që thotë se kishte tre muaj pa punë dhe nuk kishte ushqim për fëmijët e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth dy vite më parë.