Parlamenti suedez simulon gjendjen e luftës në sfondin e kërcënimit rus

Parlamenti suedez u mblodh sot për herë të parë që prej 20 viteve në seancë të reduktuar me qëllim për të simuluar një gjendje lufte në kuadër të tensioneve në rritje me Rusinë, njoftoi sot kryetari i Parlamentit.

Periskopi.com Lajme

“Delegacioni i luftës”, i përbërë nga 50 deputetë të të gjitha partive përfaqësuese në Riksdag, nga e majta që mbështet qeverinë duke kaluar nga opozita e qendrës së djathtë deri te ekstremi i djathtë, u mblodhën sot në një vend të mbajtur të fshehtë.

Asnjë detaj mbi kushtet e manovrës nuk u filtrua.

“Këto janë skenare të fshehta. Ne jemi vënë nën presion”, theksoi kryetari i Parlamentit, Urban Ahlin.

Ky komitet krize i reduktuar mund të mblidhet në rast lufte apo kërcënimi për luftë dhe për të zëvendësuar përkohësisht Parlamentin. Ai nuk ishte mbledhur që prej vitit 1997.

Thirrja e tij ishte parashikuar që prej vitit 2014, por Urban Ahlin kishte pranuar juridikisht se degradimi i klimës diplomatike dhe i sigurisë në botë kishte ndikuar.

“Ne konstatojmë një tendencë për rritjen e kapaciteteve ushtarake”, nënvizoi ai.

Suedia, që nuk ka njohur konflikt të armatosur në territorin e saj që prej dy shekujsh, nuk bën pjesë në NATO, por ka miratuar Partneritetin për Paqe, lansuar në vitin 1994 për zhvillimin e bashkëpunimit ushtarak mes Aleancës Atlantike dhe vendeve jo anëtare.

Edhe pse ajo nuk ka kufij tokësorë me Rusinë, dy vendet janë në kufi të Deti Baltik dhe Moska disponon një bazë detare në Baltik në rajonin e Kaliningradit.

Frika ndaj Rusisë është rritur që prej kapjes së një nëndetëseje të paidentifikuar në arkipelagun e Stokholmit në vjeshtë të vitit 2014.

Stokholmi ka njoftuar që prej fillimit të muajit mars rivendosjen e shërbimit ushtarak që prej kësaj vere, shtatë vjet pasi e kishte hequr.

Reklamë
Reklamë

Pas gjysmë shekulli, Volvo nuk është vetura më shitur në Suedi

Makina më e shituar suedeze në 2016 nuk ishte një Volvo, vit i parë që ndodhi kjo pas më shumë se gjysmë shekulli.

Periskopi.com Lajme

Vendin e zuri makina Volswagen Golf sipas shoqatës së krijuesëve të makinave edhe pse Volvo prap kishte shumicën e shitjeve të tregut të makinave të vendit në përgjithësi.

Golfi bëri 5.9 % të makinave të reja të sjellura në vend, ndërsa Volvo V70, S90 dhe V90 mori 5.7 %.

Volvo e kishte humbur edhe njëherë ‘betejën e shitjeve” karshi Volswagen-it në 1962, megjithatë Volvo V70 në dy dekadat e fundit ka ndërprerë prodhimin në favor të modelit më të ri V90./ Periskopi

 

 

Reklamë
Reklamë

Ky është ambasadori i parë rezident i Suedisë në Kosovë (Foto)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar kredencialet e ambasadorit të parë rezident të Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson.

Periskopi.com Lajme

Presidenti Thaçi i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Nilsson, duke shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi i shkëlqyer në mes të Kosovës dhe Suedisë të thellohet dhe të zgjerohet edhe më shumë.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë, për më shumë se dy dekada”, u shpreh presidenti Thaçi.

“Shpresoj që tani me prezencën e re do të zgjerojmë edhe më shumë bashkëpunimin tonë”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, ambasadori Nilsson u shpreh i lumtur për këtë “ditë historike” në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për mundësinë që të shërbejë si ambasador i parë i Suedisë në Kosovë.

“Do të vazhdojmë të përkrahim Kosovën në procesin e integrimit evropian”, tha ambasadori Nilsson.

Presidenti Thaçi ia konfirmoi ambasadorit Nilsson përkrahjen e Zyrës së Presidentit për projektet e Suedisë në të mirë të Kosovës dhe tërë rajonit./ Periskopi

 

DSC_8726 DSC_8708 DSC_8680

Reklamë
Reklamë

Edhe Arbër Zeneli i bashkohet Kosovës

Periskopi.com Sporti

Futbollisti kosovar, Arbër Zeneli do të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Mesfushori i skuadrës holandeze Heerenveen, i cili ka luajtur për grupmoshat nën-21 vjeç të Suedisë, do të jetë një përforcim i madh për Kosovën, deklaron Bajram Shala, menaxher i Përfaqësueses së Kosovës.

“Kosova vazhdon projektin e saj, krijimin e ekipit për të tashmen dhe për të ardhmen. Fustbollisti i radhës që i bashkohet Kosovës është talenti Arbër Zeneli. Arbëri është 21-vjeç dhe do të jetë pjesë e një gjenerate të jashtëzakonshme që po vjen te Kosova”, ka thënë Shala. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë