Emigrimi në Suedi, vjen një lajm i keq për shqiptarët

Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven, ka thënë se do e limitojë pranimin e punëtorëve nga jashtë, për të siguruar më shumë vende pune për suedezët e papunësuar dhe refugjatët që tashmë janë në shtetin nordik.

Periskopi.com Lajme

Në vitin 2016, Suedia ka garantuar lejet e punës për 12,000 njerëz të vendeve jashtë Bashkimit Europian. Këto shifra përfshijë rreth 4000 punëtorë që punojnë si pastrues, kuzhinierë, kamerierë dhe mekanikë, thotë zyra e emigracionit në Suedi, shkruan Al Jazeera.

“Punët që kërkojnë pak apo aspak arsimin do të mbushen së pari nga personat e papunësuar që janë tashmë në vendin tonë,” tha Lofven për gazetarët në Stokholm, të premten.

“Është e paarsyeshme që të kemi një migracion për punë që konsistojnë në punonjës restoranti apo pjatalarës kur ne kemi persona të aftë që kanë ardhur tashmë si refugjatë”, tha Lofven.

“Gjëja e parë që do të bëjmë është të theksojmë se çdokush që mund të punojë do të punojë,” tha lideri 59-vjeçar.

Shqiptarja bëhet kryetare e Komunës në Suedi

Kur 20-25 vjet më parë, qindra familje shqiptare ikën nga Kosova në Suedi për ti shpëtuar represionit serb, ishin të paktë ata që besonin se fëmijët e tyre do të integroheshin aq shpejt në jetën e këtij vendi dhe pak e nga pak do të kapnin majat e përfaqësimit në sport, kulturë, universitete, media, administratë publike, politikë, parlament, biznes, etj.

Periskopi.com Lajme

Tashmë brezi i dytë i ish emigrantëve, është realisht gjenerata e re që përfaqëson denjësisht shqiptarët në Suedi, të rritur dhe edukuar në këtë vend.

Njëra prej tyre që ka shkëlqyer së fundi, është Dëshira Vrajolli Flankör, e cila është zgjedhur kryetare e bashkisë Värmdö, një nga njësitë administrative të qarkut të Stockholmit.

Dëshira, një nga fëmijët e familjes së Sadik Vrajollit, ka studiuar në ekonomi në Suedi, ndërsa prej shumë vitesh ajo ka drejtuar departamentin e ndërtimtarisë të administratës lokale si përfaqësuese e Partisë Moderatore.

Në një njoftim publik që ka bërë pas zgjedhjes së saj në këtë post të lartë, zonja Dëshira Vrajolli Flankör, shprehet:

“Miq, brenda dhe jashtë partisë! Me përulje të plotë dhe nga thellësia e zemrës, ju falënderoj për besimin në postin e kryetares të komunës së Vermdës. Sonte morëm konfirmimin se komuna e Vermdës ka një grup të politikanëve kurrizdrejt, të cilët besojnë në demokraci”.

Zgjedhja e saj në këtë forum të lartë vendimmarrës është pritur me shumë entuziazëm nga shqiptarët që punojnë e jetojnë në Suedi.

Ata kanë shprehur vlerësimin e tyre për Dëshirën si dhe krenarinë që një shqiptare dhe për më tepër një grua, arrin një përfaqësim kaq të lartë në politikën e vendit skandinav.

Värmdö, është një qytet me një popullsi prej rreth 42 mijë banorë. Papunësia në këtë qytet është shumë e ulët ndërsa të ardhurat për frymë, të larta.

Në këtë zonë ka rreth 10 mije ishuj të vegjël. Në Suedi jetojnë afërsisht 70 mijë shqiptarë, shumica dërmuese e tyre nga Kosova.

Kjo është shqiptarja më e bukur në botë (Foto)

Prishtinasja Medina Hajraj, 17 vjeçe, është shqiptarja më e bukur e diasporës.

Periskopi.com Limonada

Ajo ka fituar kurorën e vajzës shqiptare më të bukur në botë.

Ndonëse është me prejardhje nga Prishtina, ajo jeton në Suedi.

Ceremonia është mbajtur mbrëmë Rumlang.

13912773_514600468730683_5586623929558332367_n 14238218_525314747659255_2234472246066467959_n 14238336_525315197659210_3926761289414770310_n 14322237_525314600992603_7244669142711722508_n 14322253_525314620992601_593887187990303697_n 14322338_525314594325937_8668393529800658845_n

Hoxhaj thotë se në Suedi mori mbështetjen për vizat, a Suedia nuk ka as ambasadë në Prishtinë

Ministi i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar në Stockholm homologen e tij suedeze, Margot Wallström, me të cilën ka diskutuar për një sërë temash që ndërlidhen me agjendën euroatlantike të Kosovës dhe atë bilaterale.

Periskopi.com Lajme

Hoxhaj e ka falënderuar ministren Wallström për përkrahjen e Suedisë, dhe njëherësh ka kërkuar mbështetjen e mëtejshme në procesin e liberalizimit të vizave, implementimin e MSA-së dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, raporton Periskopi

Një çështje tjetër e bisedës ka qenë forcimi i marrëdhënieve bilaterale, veçmas në fushën e ekonomisë ku Suedia mund të luaj një rol të rëndësishëm.

“Gjatë ditës së sotme kisha një vizitë të veçantë në një shtet të rëndësishëm evropian sikurse Suedia ku takova Kryetarin e Kuvendit, Ministren e Jashtme dhe Komisionin për Punë të Jashtme. Me ta biseduam se si të sigurojmë mbështetjen për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, dhe se si Suedia ta mbështes Kosovën në anëtarësimet në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Njëkohësisht kemi biseduar se si të hapet një kaptinë e re e bashkëpunimit ekonomik mes Suedisë dhe Kosovës” ka thënë Hoxhaj.

Nga ana e saj, ministrja Wallström ka vlerësuar lartë raportet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Suedisë.

“Jam shumë e lumtur të takoj sot kolegun, ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës. Sërish nënvizuam rëndësinë e miqësisë dhe mbështetjes për Kosovën në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Ne po ashtu kemi diskutuar për çështje që janë të rëndësishme për të dyja palët, sfidat dhe mundësitë që dalin nga partneriteti dhe miqësia e jonë e përbashkët” ka thënë Wallström.

Hoxhaj po ashtu ka takuar edhe Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin me të cilin ka diskutuar për nevojën e mbështetjes në agjendën multilaterale të Kosovës veçmas në organizatat ku parlamentarët suedezë janë të pranishëm.

Po ashtu, kryediplomati Hoxhaj ka takuar mbi dhjetëra deputetë nga të gjitha partitë politike në Suedi, pjesë e Komisionit për Punë të Jashtme.

Hoxhaj i ka njoftuar me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, rajon dhe nivelin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Suedisë./ Periskopi