Johanes Hahn

Hahn kritikon pozitën dhe ua kujton se liberalizimi është në dorën e tyre

Tashmë janë shndërruar në rutinë deklaratat se Kosova nuk mund të ketë lëvizje të lirë pa e kaluar demarkacionin me Malin e Zi.

Periskopi.com Lajme

Komisionari për zgjerim i BE-së Johanes Hahn erdhi në Prishtinë duke përsëritur me dhjetëra herë se pa demarkacion e luftim të krimit e korrupsionit nuk ka liberalizim, ndonëse thotë se Kosova është vetëm një kilometër larg këtij procesi, raporton KTV.

Ka kritikuar edhe koalicionin që ka shumicën në kuvend që prej një viti nuk po arrin ta ratifikoj marrëveshjen, ndërsa ka thënë se me deklarata në letër BE-ja nuk bën kompromis.

Duke iu referuar deklaratave të presidentit Hashim Thaci, Hahn ka thënë se është habitur me qëndrimin ku fajësohet BE-ja që Kosova nuk ka liberalizim. Hahn ka kërkuar që debati të zhvillohet në Kuvend pa gazlotsjellës e mjete të dhunshme, por me argumente.

Ndërsa nikoqiri Isa Mustafa tha se me komisionarin Hahn kanë diskutuar arritjet dhe sfidat e Kosovës.

Johannes Hahn / ARKIV

Hahn nesër në Kosovë, mbledh liderët e të gjitha subjekteve

Johannes Hahn, Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit do t’a vizitojë Kosovën të premten më 11 nëntor. Kjo është vizita e parë në rajon e Komisionerit Hahn pas miratimit të Pakos për Zgjerim dhe vizita e tij do të jetë e fokusuar në lansimin e Agjendës së Reformave Evropiane, raporton Periskopi

Periskopi.com Lajme

Gjatë vizitës së tij, Komisioneri do të takohet me autoritet politike duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Isa Mustafa, zëvendës kryeministrin Branimir Stojanoviq dhe ministrin e punëve të jashtshme  Enver Hoxhaj. Komisioneri do t’a përmbyllë ditën me një takim së bashku me deputeten e Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek me të gjithë liderët e partive politike për të diskutuar nevojën për tejkalimin e krizës politike. Fotografi dhe video të vizitës do të jenë në dispozicion në platformat e mediave sociale të BE-së në Kosovë dhe në platformën “Europe by Satellite (EbS)”.

 

Ja agjenda e tij:

E premte, 11 nëntor 2016

13.15               Takim me presidentin Hashim Thaçi

13.50               Takim me kryeparlamentarin Kadri Veseli

14.30               Takim përshëndetës me kryeministrin Isa Mustafa

14.45               Lansimi i Agjendës për Reforma Evropiane me kryeministrin Mustafa

16.15               Konferencë për shtyp me kryeministrin Mustafa     

17.30               Takim me ministrin e punëve të jashtme Enver Hoxhaj

18.15               Takim me zëvendësministrin Branimir Stojanoviq

19.00               Tryezë e rrumbullakët e Komisionerit Hahn me eurodeputeten Lunacek dhe liderët e partive politike  (PDK, LDK, VV, AAK and NISMA) / Periskopi

 

Hashim Thaçi reforma zgjedhore

Krejt çka kërkoi Hashim Thaçi për reformën zgjedhore, ku opozita nuk shkoi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka zhvilluar një takim konsultativ për reformën zgjedhore me përfaqësuesit e subjekteve politike në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Presidenti Thaçi kërkoi që të nis puna për përfundimin e reformës elektorale në Kosovë, që të gjendet një sistem elektoral më i përshtatshëm për nevojat e Kosovës.

Duke marrë parasysh që Kosova është shtet i ri në ndërtim dhe konsolidim, presidenti Thaçi ka thënë se reformat zgjedhore janë edhe më komplekse, sepse edhe kultura politike për ndërtimin e demokracisë përfaqësuese është më e zbehtë.

“Në Kosovë ka nevojë për një debat të hapur dhe të gjerë, për të diskutuar për zgjedhjet, për sistemin zgjedhor dhe mënyrën e votimit të cilën qytetarët e saj synojnë ta realizojnë”, ka thënë presidenti Thaçi, raporton Periskopi.com

Për të reformuar sistemin zgjedhor, presidenti ka thënë se në radhë të parë duhet bërë reformën ligjore.

Këto ndryshime, sipas presidentit Thaçi, duhet të përfshijnë edhe mënyrën e zgjedhjes së presidentit, përcaktimin mes një zone zgjedhore apo më shumë zonave zgjedhore në Kosovë, në mes të listave të hapura apo të mbyllura, si dhe përcaktimi për pragun elektoral, të mbetet 5 për qind apo të ulet.

“Të gjitha këto masa duhet të bëjnë procesin e votimit më të lehtë dhe më të drejtë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi ka dhënë edhe propozimin për uljen e numrit të deputetëve nga 120 sa janë tash, në 100, si dhe ndarjen e nga një ulëse edhe për komunitetin malazez dhe kroat, të cilët nuk janë të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë takim, pikëpamjen e Partisë Demokratike të Kosovës për reformën zgjedhore e ka shpalosur zëvendëskryetari i saj, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se Kosova ka një kontekst të brendshëm krejt tjetër prej asaj që kemi pasur deri më tash.

“Sistemi aktual politik, sistemi aktual kushtetues, por edhe sistemi aktual zgjedhor është produkt i një faze të hershme të krijimit të shtetit të Kosovës. Kjo fazë e re duhet të reflektohet edhe në përmirësimin e sistemit zgjedhor. Në proces e sipër, ne besojmë se do të dalim me propozime konkrete se si e shohim sistemin zgjedhor në Kosovë”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërsa, lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se Lidhja Demokratike është përkrahëse e ndryshimeve dhe e reformave të cilat konsiderohen të nevojshme të bëhen, në mënyrë që edhe zgjedhjet lokale që janë më pak se një vit larg, edhe ato qendrore që janë pas një viti e gjysmë, të përgatiten me kohë, duke i shfrytëzuar të gjitha instancat e domosdoshme konsultative, përfshirë edhe komisionin e Venedikut në këtë proces, për t’i përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme.

“Reforma është në dobi të të gjithëve, pa marrë parasysh kush merr pjesë sot dhe kush jo. Ne duhet të punojmë bashkërisht që të gjejmë një zgjidhje për të gjithë”, ka thënë lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

Pjesë e takimit konsultativ për reformën zgjedhore ishin përfaqësuesit e 15 subjekteve politike, parlamentare dhe atyre joparlamentare, që përfaqësojnë të gjitha komunitetet e Kosovës, pastaj përfaqësuesit e ambasadës së SHBA-ve, ata të Zyrës së BE-së, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, kryetarja e KQZ-së, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. / Periskopi