Tahiri në takim me këshilltarë komunal nga komunat veriore: Janë shuar strukturat paralele

Ministrja për dialog e Qeverisë së Republikës së Kosovës Edita Tahiri, ka pritur sot në takim një grup të këshilltarëve shqiptarë të komunave veriore të Republikës së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Në këtë takim ishte prezentë deputetja Safete Hadërgjonaj, e cila inicioi këtë takim, si dhe këshilltari politik Dren Zeka.

Ndërsa nga ana e këshilltareve komunal ishin Bashkim Cimili dhe Emir Azemi nga komuna veriore e Mitrovicës, Sefer Veseli, nënkryetar i komunës së Zubin Potokut dhe Faik Kelmendi nga komuna e Zveçanit.

Në këtë takim, ministrja Tahiri theksoi se marrëveshjet e  dialogut të Brukselit kontribuuan për shtrirjen e sovranitetit shtetëror në veri të vendit tonë, si dhe në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme atje.

“Ato kanë kontribuar në shuarjen e strukturave paralele dhe integrimin e komunitetit serb të asaj pjese në sistemin e Republikës së Kosovës”, tha ministrja Tahiri, duke shtuar se këto kanë qenë qëllimet kryesore të dialogut të Brukselit, i cili po ndihmon në fqinjësi të mirë mes dy shteteve, si dhe për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Më tutje, ministrja Tahiri tha se ky dialog po e mundëson forcimin e sovranitetin shtetëror në gjithë territorin e vendit tonë, shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit.

“Ne kemi arritur që të vendosim sovranitetin dhe ligjshmërinë në shumë fusha duke vendosur funksionimin e komunave legale, pas zgjedhjeve lokale të vitit 2013, ku falë dialogut të Brukselit katër komunat veriore morën pjesë për herë të parë pas pavarësisë së Kosovës”, tha Ministrja.

Duke theksuar angazhimin dhe vendosmërinë e Qeverisë, ministrja Tahiri theksoi janë shuar strukturat paralele në fushën e doganave dhe policisë, është vendosur kufiri ndërshtetëror dhe  autoritetet shtetërore në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak në saje të marrëveshjeve të Brukselit, është bërë shuarja e të ashtuquajtur ‘Mbrojtja Civile”, ish-pjesëtarët e së cilës i kemi integruar në institucionet e Republikës së Kosovës. Poashtu, ministrja Tahiri përmendi shuarjen e  strukturave paralele të drejtësisë dhe vendosjen e sistemit unitar të drejtësisë në veri të vendit në bazë të ligjeve të Kosovës.

 

Ministrja Tahiri foli po ashtu për procesin e vendosjes së një numri të madh institucionesh qendrore që kanë veprimtari lokale, gjithsejtë 23 ministri dhe agjenci, ku përgatitjet e objekteve për vendosjen e zyrave janë në fazën finale. Ajo shtoi se po hapen zyrat në veri dhe do të fillojë pajisja e qytetarëve me dokumente të shtetësisë dhe gjendjes civile të Republikës së Kosovës.

Këshilltarët komunal kërkuan më shumë angazhime nga Qeveria për përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe punësimin, si dhe u ankuan që projektet zhvillimore komunale po i diskriminojnë shqiptarët atje.

Ishte konstatim i përbashkët, se gjendja e sigurisë është përmirësuar dukshëm në komunat veriore, ashtu siç është përmirësuar lëvizja e lirë, sidomos tash edhe me heqjen e barrikadave në atë pjesë.

Ministrja Tahiri premtoi se Qeveria e Kosovës do të angazhohet që kërkesat e tyre të trajtohen dhe zgjidhen, dhe se në kuadër të dialogut janë ndërmarrë një sërë masash për të ndihmuar zhvillimin ekonomik duke akorduar një fond për zhvillim duke marrë për bazë rrethanat atje, që demonstrojnë përkushtimin tonë si Qeveri që t’ju shërbejmë të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë./ Periskopi

31_07_2016_5786241_strukturave_paralele_serbe_ne_kosove

Qeveria: Pa shuarjen e plotë të strukturave paralele, nuk ka Asociacion

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se pa shuarjen e plotë të strukturave paralele nuk do të fillojë hartimi i Statutit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ndërsa Lista Serbe pret themelimin e menjëhershëm të Asociacionit, pas arritjes së Marrëveshjes për Telekomunikacionin

Periskopi.com Lajme

Pas arritjes së Marrëveshjes për Telekomunikacionin në mes Kosovës dhe Serbisë, ku shteti i Kosovës do të marrë kodin telefonik +383, përfaqësuesit serbë po presin që të fillojë hartimi i Statutit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Mirëpo, krerët e institucioneve vendore thonë se nuk është vetëm Marrëveshja për Telekomunikacionin ajo që do të mundësojë zbatimin e Marrëveshjes për themelimin e AKS-së, por edhe shuarja e plotë e strukturave paralele të Serbisë që vazhdojnë të operojnë ilegalisht në Kosovë.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë për gazetën “Zëri” se ata do të japin dritën e gjelbër për themelimin e Asociacionit, vetëm kur të bëhet verifikimi i gjendjes në terren se janë shuar të gjitha strukturat paralele.