Stresi i pushimeve

Për festa të duhet që të shkosh në dyqane të ndryshme, për të blerë produktet e nevojshme.

Periskopi.com Shëndeti

Të duhet të planifikosh vaktet dhe ndonjëherë fillon edhe shqetësimi për financat.  Duket se edhe “koha më e mrekullueshme e vitit” mund të jetë stresuese. Fillo ta çlirosh këtë tension sezonal me këto strategji që do të ndihmojnë të mbash stresin  larg.

Dil jashtë dhe ushtrohu

Të kalosh kohë duke bërë aktivitete fizike bashkë me familjen, është një mënyrë e shkëlqyer për t’u mësuar fëmijëve zakone të shëndetshme.  Kështu mund të shpenzoni kohë duke festuar së bashku. Bëni një ecje të shkurtër. Mund të këndoni këngë të Krishtlindjes teksa ecni.  Nëse është shumë  ftohtë për të dalë jashtë, mund të realizoni  ushtrime në kushte shtëpie. Trupi juaj do të ndjejë endorfinën që prodhohet pas çdo aktiviteti të konsiderueshëm fizik dhe ju do të ndiheni më mirë.

Bëni një festë ku të gjithë të sjellin nga një gatim

Ai që do ta organizojë festën në shtëpi, do të përgatisë edhe pjatën kryesore ( që në këto raste është zakonisht mishi), por të ftuarit mund të sjellin  gatime të tjera dhe sigurisht ëmbëlsira. Për shembull dikush mund të vijë me një ëmbëlsirë shtesë, dikush tjetër mund të sjellë frutat e thatë. Për ta realizuar sa më mirë këtë, mund të përgatisni që më parë një listë me gjërat që mund të nevojiten dhe të ndani se kush do të përgatisë çfarë. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer që pesha  e përgatitjes të mos mbetet vetëm mbi një person dhe të gjithë të mund të ndajnë gjërat së bashku.

Delego

Mos i bëj gjërat vetëm, kur vjen puna tek përgatitjet e festive. Anëtarët e tjerë të familjes mund të ndihmojnë. Fëmijët mund të dalin jashtë për të nxjerrë shëtitje qenin, për të hedhur mbeturinat, apo për të pastruar tavolinat.

Qëndro brenda buxhetit

Qëndro brenda një buxheti që ke krijuar në lidhje me të gjitha shpenzimet që llogariten për festa. Mos harroni të përfshini këtu edhe kartolinat, postën, dekorimet, rrobat e reja, ushqimin, argëtimin, letrën mbështjellëse të dhuratave, e udhëtimet. Sa shumë mund të shpenzoni gjatë kohës të sezonit festiv?  Një mënyrë e mirë përllogaritje do të ishte sa  1.5 % e buxhetit tuaj vjetor. Pra nëse e gjithë familja juaj merr ne vit një milion lekë të reja, ju nuk duhet që të shpenzoni më tepër se 15 mijë lekë të reja për festa.

Mësohu të qëndrosh i shëndetshëm në vendin e punës

Të gjithë duam të qëndrojmë të shëndetshëm, apo jo? Por, të mos presim që vendi ynë i punës të jetë tepër favorizues për ta realizuar këtë. Gjithsesi, jemi në që sjellim zakone të tjera të këqija në zyrë.

Periskopi.com Shëndeti

Nëse do të arrinim të qëndronim të shëndetshëm në punë, kjo do të ulte stresin dhe do të na ndihmonte të ishim më produktiv.  Le të shohim disa ide që  mund të na shërbejnë në lidhje me këtë çështje.

  1. Bëj kujdes me ato që prek

Kije mendjen në gjërat që prek në vendin e punës. Sigurohu që të pastrosh dhe të dezinfektosh sipërfaqet e tavolinave, dorezat e dyerve, telefonat, tastierën, për të shmangur kështu mikrobet. Ndoshta nuk do të mundesh t’i eliminosh të gjitha, por të paktën mund të ulësh numrin e tyre. Dezinfektimin mund të bëhet duke përdorur alkool të thjeshtë të çnatyruar, që mund të blihet në farmaci.

  1. Bëj ushtrime

Çohu nga karrigia jote dhe fillo të bësh disa ushtrime për  10-15 minuta .Nëse mund të dalësh nga zyra bëj pak ecje,  e nëse jo, fillo të lëvizësh  në ambientet e  brendshme të ndërtesës. Mund të fillosh të ngjisësh shkallët në vend se të marrësh ashensorin, të parkosh pak larg kur vjen në punë, apo  të vish me biçikletë. Të bërit ushtrime do të largojë  stresin, dhe do të ndihmojë trupin tënd të ndihet më i  relaksuar. Gjithashtu do të të bëjë ty një punonjës më të lumtur.

  1. Menaxho stresin

Stresi mund të shkaktojë atak zemre, presion të lartë gjaku, dhimbje koke (më e zakonshmja) ose shtim në peshë. Vendos balancën e duhur, ndërmjet jetës në shtëpi dhe jetës në punë. Nëse të duhet një pushim, merr një ditë vetëm për veten . Pas pune provo që të pushosh dhe të bësh diçka që të pëlqen.

  1. Ha shëndetshëm

Në qoftë se ke një frigorifer në vendin ku punon, mund të mbash aty karota, bajame, banane ose një sallatë të përgatitur. Kjo ndihmon të shmangësh ushqimet e shpejta, e  të pashëndetshme. Ha ushqime të cilat kanë përmbajtje të lartë fibrash si: thjerrëza, bizele, brokoli ose fasule të zeza. Shmangni ëmbëlsirat në punë  Ato mund të shtojnë qindra kalori.

  1. Pi më shumë ujë

Pi rreth 6-8 gota ujë në ditë. Përfshi gjithashtu në dietën tënde edhe çajin bimor, supat, ose lëngjet e frutave.  Kastravecët, luleshtrydhet, domatet dhe karotat, janë një mënyrë e mirë për të të qenë i hidratuar. Përveç hidratimit, uji gjithashtu të ndihmon të mbrohesh nga ftohja dhe mikrobet.

Shtatë mënyra përmes së cilave trupi ju tregon se po vuani nga ankthi

Të gjithë, në përditshmëri vijmë në kontakt me situata që na shkaktojnë ankth. Shumë apo pak ai ndikon negativisht në ditën tonë. Përveç atyre që ne shprehim me fjalë, edhe trupi ka disa mënyra për t’u ankuar.

Periskopi.com Shëndeti

Ja cilat shenja shfaq ai:

Jeni vazhdimisht të lodhur
Lodhja trupore nuk ndalon asnjëherë, edhe kur qëndroni në shtëpi gjatë pushimit.

Shfaqni shenja të ndryshme në trup
Stresi ndikon në të gjitha organet e trupit. Lëkura është një nga ato.

Shkoni shpesh në tualet
Urinimi i shpeshtë është një nga simptomat e ankthit. Njëkohësisht edhe stresi mund të shkaktojë kapsllëk.

Nuk mund të përqendroheni
Ankthi mund t’ju shpërqendrojë në mënyrë që të mos keni mundësi të përqendroheni në diçka për orë të tëra.

Ndieni muskujt të fortë
Është një tjetër simptomë e ankthit.

Keni vështirësi në frymëmarrje
Shtrëngim në gjoks, frymëmarrje shumë e shpejtë, ose simptoma të tjera të frymëmarrjes mund të jenë të lidhura me presionin psikologjik.

Nevrikoseni shpejt
Nëse ju ndodh që të nevrikoseni me gjënë më të vogël, atëherë arsyen duhet ta kërkoni më thellë. Ajo është ankthi.