al2cc

Shaqiri rikthehet në Serie A?

Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Stoke City që në janar.

Periskopi.com Sporti

Roma e ka ringjallur interesimin për ish-futbollistin e Interit dhe Bayernit të Munichut.

Mediat në Itali shkruajnë se lojtari mund të kthehet në Itali që në janar.

Dëmtimi i Mohamad Salah i cili do të mungojë deri në shkurt të vitit të ardhshëm ka bërë që drejtuesit e Romës të tentojnë rikthimin e Shaqirit në Itali.

Lojtari është lider i Stoke Cityt që me shumë mundësi do të tentojë ta bllokojnë këtë transferim.

Shaqiri kishte një eksperiencë të keqe gjashtëmujore me Interin

shaqiri

Trajnerët e njohur në ‘luftë’ për shkak të Shaqirit

Trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes i është përgjigjur komenteve të trajnerit të Zvicrës, Ottmar Hitzfeld.

Periskopi.com Sporti

Ky i fundit tha ditë më parë se shpreson që ‘Shaqa’ nuk do të qëndrojë te një skuadër si Stoke.

Mirëpo, Hughes e fton Hitzfieldin që ta shoh një lojë të Stoke’s nga afër.

“Ndoshta Ottmar duhet të vijë dhe të shoh një lojë në fundjavë. Të shohim energjinë e futbollit këtu. Jam i sigurtë se ai do të gëzohet po ta sheh një ndeshje të tillë”, deklaroi Hughes. /Periskopi.com

shaqa

Shaqiri e fiton duelin ndaj Valon Behramit

Xherdan Shaqiri me skuadrën e tij Stoke City ka fituar si mysafirë i Watfordit të Valon Behramit.

Periskopi.com Sporti

Watford ishte nikoqirë i Stoke City në kuadër të Premier Ligës Angleze.

Që të dytët ishin në fushë nga minuta e parë për skuadrat e tij, por që skuadra e Shaqirit ishte ajo që fitojë me rezultat 0-1, me autogolin e Gomes i cili shënoi në portën e tij.

berh
Valon Behrami, Watford

Stoke City me këtë fitore renditet e  me 16 pikë ndërsa Watford mbetet në pozitën e tetë me 18 pikë. Vlen të theksohet se Behrami është ndëshkuar me karton të verdhë. /Periskopi/

xherdan-shaqiri-stoke-premier-league_3764418

Ja me çfarë shkoi Xherdan Shaqiri për të bërë shopping (Foto)

Ylli i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri, si duket që nga transferimi i tij në Angli, jo vetëm që është adaptuar në lojën e tyre por edhe në stilin e jetës.

Periskopi.com Sporti

Ish ylli i Bayernit është fotografuar nga reporterët anglezë, ku është parë me një biçikletë dhe me një veshje elegante. /Periskopi.com/

shakirrri
Xherdan Shaqiri
XHERDAN SHAQIRI

Lajm shumë i mirë për Shaqirin

Xherdan Shaqiri ka shumë gjasa që të luajë nesër, pas dëmtimit që e pësoi në fundjavën e kaluar në ndeshjen ndaj Swanseas.

Periskopi.com Sporti

Dëmtimi i anësorit nga Kosova nuk është aspak serioz dhe trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes ka thënë se 25-vjeçari ka gjasa të luajë nesër ndaj West Ham United.

“Ne kemi nevojë të shohim nëse ai mund të bëjë më mirë. Ka mundësi që ai të luajë nesër”, tha Hughes. /Periskopi.com

shaqa

Shaqiri i pa fat, lëndohet përsëri

Xherdan Shaqiri është lënduar në ndeshjen Stoke City – Swansea.

Periskopi.com Sporti

Ylli i Zvicrës u largua në minutën e 26-të, duke liruar vendin për Ramadan Sobhi.

Shaqa mungoi disa javë në fillim të stinorit për shkak të lëndimit, që duket se i është kthyer.

Rezultati aktual është 1 me 1. /Periskopi.com

shaqa

Formacionet zyrtare: Stoke City-Swansea City

Stoke City sonte është nikoqire e skuadrës uellsiane, Swansea City.

Periskopi.com Sporti

Ky takim do të zhvillohet në kuadër të javës së 10-jetë të Premier Ligës.

Këto janë formacionet zyrtare:

Stoke City: Lee Grand: Phil Bardsley, Ryan Shawcross (C), Martins Indi, Eric Pieters, Glen Whelan, Charlie Adam, Xherdan Shaqiri, Joe Allen, Marco Arnautovic, Wilfried Bony.

Swansea City:

 swansea

 

shaqiri

Konfirmohet: A po largohet Shaqiri nga Stoke?

Ditëve të fundit kanë qarkulluar spekulime që e lidhnin Xherdan Shaqirin me një largim të mundshëm nga Stoke City.

Periskopi.com Sporti

Anësori nga Kosova është përfolur për një kalim te skuadra e njohur italiane, Roma.

Mirëpo, trajneri i Stoke, Mark Hughes thotë se ‘Shaqa’ do të qëndrojë te kjo skuadër.

“Kam dëgjuar për spekulimet por këto mbesin vetëm spekulime. Ai është në formë të mirë dhe jemi të lumtur për të. Shaqiri po kalon momente të mirë këtu dhe është i lumtur dhe i vendosur për të qëndruar me ne”, deklaroi Hughes. /Periskopi.com

Stoke-City-v-Everton

Nuk mund ta besoni se Barcelona e do yllin e Stoke City

Barcelona do të bëjë ofertë për mbrojtësin e Stoke City, Glen Johnson.

Periskopi.com Sporti

Besohet se ‘katalunasit’ do të transferojnë mbrojtësin e krahut të djathtë Johnson, si zëvendësues për Alex Vidal, i cili është drejt largimit nga klubi qysh në afatin kalimtar të janarit, pas ngrirjes se raporteve me trajnerin, Luis Enrique.

Ish mbrojtësi i Chelsea dhe Liverpool është duke kaluar në formë të mirë dhe nëse ndodh ky transferim atëherë do ishte kulmi i karrierës së tij. /Periskopi.com

glen-johnson-stoke-defender_3359369

xherdan-shaqiri-stoke-premier-league_3764418

Shaqiri më i miri në Premier Ligë (FOTO)

Shaqiri në javën e nëntë arriti që të realizojë dy gola për Stoke Cityn ndaj Hull Cityt.

Periskopi.com Sporti

Ndër pesë më të mirët janë edhe Philippe Coutinho (Liverpool), Joe Allen (Stoke City) dhe Theo Walcott (Arsenal).

Reprezentuesi i Zvicrës fitoi 9.9 pikë. /Periskopi.compower rakings

XHERDAN SHAQIRI

Shaqiri në formacionin e javës në Premier Ligë (Foto)

Xherdan Shaqiri është përfshirë në formacionin e javës në Premier Ligë.

Periskopi.com Sporti

Këtë formacion e ka përzgjedhur tabloidi i njohur ‘Goal’.

Anësori nga Kosova shënoi dy supergola për Stoke Cityn në sfidën ndaj Hull Cityt.

shaqa-formacioni /Periskopi.com

Mark-Hughes-Stoke-City-Stoke-Transfers-Stoke-Transfer-News-584932

Hughes: Nuk më befasojnë kualitetet e Shaqirit

Trajneri i Stoke City, Mark Hughes ka folur për yllin shqiptar që shkëlqej në fitoren ndaj Hull City.

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri kishte probleme me lëndime në fillim të sezonit por tani ai është rikthyer në formën më të mirë, anësori shqiptar ishte lojtari më meritor për fitoren e ekipit të tij duke i shënuar të dy golat e fitores.

Trajneri anglez është deklaruar mbas takimit se nuk befasohet nga kualiteti që posedon Xherdan Shaqiri.

“Fitoret radhazi janë gjithmonë të mirëpritura në Ligën Premier, pasi kjo është një gjë e vështirë për ta bërë. Isha i bindur se ndaj Hull Cityt ishte një mundësi e mirë për ne të arkëtonin tre pikët e radhës”.

“Fitoret radhazi janë gjithmonë të mirëpritura në Ligën Premier, pasi kjo është një gjë e vështirë për ta bërë. Isha i bindur se ndaj Hull Cityt ishte një mundësi e mirë për ne të arkëtonin tre pikët e radhës”.

25-vjeçari në 5 paraqitje ka shënuar 3 gola në këtë sezon. /Periskopi.comshaqa

shaqiri

Shaqiri rikthehet nga dëmtimi

Periskopi.com Sporti

Mesfushori nga Kosova, Xherdan Shaqiri është rikthyer nga dëmtimi.

Reprezentuesi i Zvicrës, i cili aktivizohet te Stoke City në Angli, është i gatshëm për sfidën e fundjavës ndaj Ëest Brom në kuadër të Premier Ligës.

24-vjeçari ka stërvitur gjatë tërë javës dhe është i gatshëm për këtë sfidë. /Periskopi.com

shaqa

Shaqiri i gatshëm për ndeshjen e sotme

Periskopi.com Sporti

Anësori i Stoke City, Xherdan Shaqiri është rikthyer nga dëmtimi dhe është i gatshëm për ndeshjen e sotme që skuadra e tij e zhvillon ndaj Hull Cityt në kuadër të Kupës EFL.

Lajmi është konfirmuar nga asistenti i Stoke, Mark Bowen, i cili thotë se trajneri do të vendosë nëse futbollisti me origjinë nga Kosova do të aktivizohet në këtë lojë.

“Xherdan ka punuar në stërvitje të premten, dita e tij e parë pas kthimit, por ka stërvitur me ne në dy ndeshjet e fundit dhe menaxheri do të marrë një vendim”, tha Boëen.

“Ai është në skuadër për ndeshjen ndaj Hull, por menaxheri do të vendosë nëse ai do të aktivizohet. Por, është e sigurtë se ai është pjesë e skuadrës”. /Periskopi.com

bony

Bony te Stoke

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Manchester Cityt, Wilfried Bony do të huazohet te Stoke City.

Lajmi është dhënë nga mediat britanike, ku thuhet se Stoke do të paguajë 2 milionë funte për huazimin e sulmuesit në fjalë.

Ai pritet të kryejë vizitat mjekësore në orët e ardhshme te skuadra e re.

Bony nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Cityt, Pep Guardiola. /Periskopi.com