gerrard-rooney

Dikur rivalë në fushë, por Rooney ka fjalë të mëdha për Gerrard

Kapiteni i Manchester United, Wayne Rooney ka reaguar pas pensionimit nga futbolli i Steven Gerrard.

Periskopi.com Sporti

Ky i fundit i dha dje fund karrierës shumëvjeçare si futbollist.

Ndërsa, Rooney e quan Gerrardin si një ndër më të mirët me të cilët ka luajtur së bashku me kombëtaren angleze si dhe një ndër më të mirët ndaj të cilëve ka luajtur.

“Një nga më të mirët me të cilët kam luajtur. Një ndër më të mirët kundër të cilëve kam luajtur. Një ndër më të mirët ndonjëherë. Shijoje pensionimin”, ka thënë Rooney. /Periskopi.com

steven-gerrard-anfield-liverpool_3304288

Kur Gerrard donte t’i shtrëngonte dorën Guardiolas (Foto)

Në vitin 2001 Barcelona dhe Liverpooli ishin takuar në një ndeshje në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Mirëpo, tani iu sjellim një foto të marrë nga interneti, ku Steven Gerrard shihet shumë i ri në moshë, duke dashur t’i shtrëngojë dorën pas lojës ish-yllit të Barcelonës, Pep Guardiola, aktualisht trajner i Manchester Cityt.

Ndërsa, vlen të ceket se Gerrard i dha dje fund karrierës si futbollist. /Periskopi.com

gerrard

gerrard

‘Gerrard e nderoi futbollin’

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero ka reaguar pas pensionimit nga futbollit të Seven Gerrard.

Periskopi.com Sporti

Legjenda e Liverpoolit dje njoftoi për këtë vendim që e kishte marrë.

Ndërsa, Del Piero thotë se Gerrard ishte një lojtar dhe kundërshtar i madh, i cili e ka nderuar futbollin.

“Një kundërshtar i madh, një lojtar i madh qe e ka nderuar futbollin. Paç fat Stevie G!” tha Del Piero. /Periskopi.com

diouf-gerrard

Ish-bashkëlojtari i Gerrard: Steven nuk ishte asgjë

Ish-futbollisti i Liverpoolit, El Hadji Diouf është përplasur në të kaluarën me ish-bashkëlojtarin e tij, Steven Gerrard, natyrisht si kundërshtar, pasi Diouf kishte kaluar te Blackburn Rovers.

Periskopi.com Sporti

Gerrard i dha fund karrierës dje nëpërmjet një njoftimi, por Diouf rrëfën diçka interesante nga e kaluara me Gerrard.

“Kur kam ardhur, i kam treguar atij se ai nuk ishte asgjë”, tha Diouf.

“Unë e pyeta: Në çfarë konkurrence të madhe keni luajtur që njerëzit të të kujtojnë ty? Ky nuk ishte Zinedine Zidane”, shtoi ai.

“Për mua, ai ishte një lojtar si të gjithë të tjerët”. /Periskopi.com

gerrard

Gerrard tregon pse vendosi të pensionohet

Steven Gerrard pak më parë deklaroi se ka vendosur t’i jap fund karrierës së tij futbollistike.

Periskopi.com Sporti

Legjenda angleze ditë më parë refuzoi ofertë për të marr pozitën e trajnerit të klubit MK Dons.

Ka disa arsye përse vendosa të pensionohem.

“Ju jeni një dijeni se kohës po i vinte fundi”.

“Trupi fillon të flas dhe dhimbjet fillojnë të bëhen më të shpeshta. Mënyra se si ndjehesh në fushë është ndryshe. Në vitet e fundit e kam parë që jam ngadalësuar. Në fakt nuk mund të performoja në nivel më të lartë”.

“Mendoj se në tre apo katër muajt e fundit me Galaxyn unë pësoja lëndime. Nuk ndjehesha në formë si dikur. Lojërat u bënë shumë sfiduese”, ka thënë veç të tjerash Gerrard. /Periskopi.com/

gerarc

Zyrtare: Gerrard pensionohet nga futbolli aktiv

Legjenda e Liverpoolit dhe Anglisë, Steven Gerrard ka njoftuar se në fund të këtij viti do të pensionohet nga futbolli aktiv

Periskopi.com Sporti

Ai ka thënë se është shumë i lumtur për karrierën e tij dhe skuadrat ku ka luajtur, Liverpool, Los Angelos Galaxy dhe Kombëtaren e Anglisë.

“Duke parë spekulimet e fundit të mediave rreth të ardhmes time, unë mund të konfirmoj se po pensionohem nga futbolli aktiv”, thuhet në komunikatën e Gerrard.

“Kam pasur karrierë të jashtëzakonshme dhe jam falënderues për çdo moment që kam kaluar në Liverpool, Kombëtaren e Anglisë dhe Los Angelos Galaxy”

 

qcdjb5hwfotawq8x4xmdoxojbzmtt2bj

‘Gerrard isha në bisedime me këtë klub’

Legjenda angleze dhe e Liverpool, Steven Gerrard, ka pranuar se ishte në bisedime me skuadrën angleze MK Dons.

Periskopi.com Sporti

Ai mori një ofertë për t’u bërë trajner i skuadrës MK Dons por refuzoi pasi nuk është gati për të filluar një karrierë si trajner.

“Fola me MK Dons. Kisha një bisedë me kryetarin e klubit, dhe mendoj se është një ofertë mjaft e mirë për dikë tjetër. Për mua është herët, por po fola me ata.”

Gerrard foli edhe për aventurën e tij te LA Galaxy.

“Ishin momente te bukura. Për fat të keq nuk e fitova kurrë kupën e MLS dhe jam i zhgënjyer se si përfundova karrieren time aty.”

“Tani po mendoj per të ardhmen dhe mendoj se do jetë një aventurë e re e bukur” tha Gerrard për BT Sport. /Periskopi.com/

gerrard

Gerrard te gjigandi italian?

Steven Gerrard mund të transferohet te klubi i njohur italian, Inter.

Periskopi.com Sporti

Lajmi është dhënë nga ‘The Independent’, ku thuhet se drejtuesit e klubit zikaltër janë duke shpresuar për të bindur veteranin për të kaluar te ta.

Gerrard njoftoi ditë më parë për largimin nga skuadra e deritanishme LA Galaxy.

Ditë më parë u raportua poashtu se Gerrard do të mund të rikthehej te Liverpool, mirëpo mbetet të shihet se çka do të ndodhë. /Periskopi.com

gerrard

Gerrard-Liverpool, lajm i madh

Ish-kapiteni legjendar i Liverpoolit, Steven Gerrard pritet të rikthehet te ky klub.

Periskopi.com Sporti

Mediat europiane shkruajnë se anglezi dhe klubi nga Anfield Road kanë zhvilluar bisedime të avancuara rreth rikthimit të tij.

Ende nuk dihet se në çfarë pozite ka më shumë gjasa të rikthehet Gerrard, si lojtar apo si pjesë e stafit. /Periskopi.com

gerrard

Gerrard në Angli, por jo te Liverpool

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard pritet të rikthehet së shpejti në futbollin anglez, pas përfundimit të misionit te LA Galaxy.

Periskopi.com Sporti

Mirëpo, anglezi nuk do të kthehet te ish-skuadra e tij.

Për të, interesim janë duke shfaqur klubi anglez Newcastle United dhe ai skocez, Celtic.

Raportet e mira me ish-trajnerin e tij që tani drejton Newcastlen, Rafa Benitez, mund të rezultojnë me kalimin e Gerrard në St James Park. /Periskopi.com

gerrard

Ja çfarë bën Gerrard në takimin me Shkëlzen Gashi (Foto)

Steven Gerrard është takuar me futbollistin e kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi.

Periskopi.com Sporti

Ish mesfushori i Liverpool ia ka dhuruar fanelën e tij më nënshkrimin e tij mbi të, besohet se mesfushori anglez ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit si futbollist aktiv. Gashi ëshë shprehur në rrjetin e tij social Twitter për këtë gjest të yllit të La Galaxy.

“Është një nder i madh, të pranojë fanelën tënde, në ndeshjen e fundit si profesionist. Je një legjendë për të gjithë”, ka shkruar në Twitter. /Periskopi.com

gashi

gerrard

Gerrard-Liverpool, e pabesueshme

Steven Gerrard dhe Liverpool janë në bisedime për një rikthim të mundshëm të mesfushorit legjendar tek klubi.

Periskopi.com Sporti

Gerrard do të largohet nga LA Galaxy kur të përfundojë sezoni dhe trajneri Jurgen Klopp ka hapur rrugën për ish kapitenin t’i bashkohet klubit që i ka shërbyer për shumë vite.

Mesfushori ende nuk e ka publikuar vendimin për t’u pensiounar nga futbolli, derisa ende është duke diskutuar me Liverpool për rolin që do të marrë, por Gerrard mund të marr ndonjë pozitë në akademin e klubit, pasi që fillet e trajnerit aty i kishte filluar duke i ndihmuar për kurset e UEFA-s. Steven Gerrard u largua nga Liverpool në vitin 2015 për të vazhduar karrirën tek klubi amerikan LA Galaxy. /Periskopi.com

pogba

Pogba si Gerrard, Lampard dhe Toure

Periskopi.com Sporti

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher ka thënë se mesfushori i Manchester United, Paul Pogba do të përmendet si një ndër mesfushorët më të mirë në Angli.

Anglezi thotë se 23-vjeçari do të ketë ndikimin te skuadra e tij sikurse dikur që kishte Steven Gerrard te Liverpool, Frank Lampard te Chelsea dhe Yaya Toure te Manchester City.

“Pogba do të krahasohet në të ardhmen me Steven Gerrard, Frank Lampard dhe Yaya Toure. Të tre këto figura dominuese në Premier Ligë në repartin e mesfushës shënonin gola, bënin asistime, fitonin ndeshje vet dhe dërgonin përpara skuadrat e tyre drejt trofeve”, ka thënë Carragher.

Pogba është kritikuar kohëve të fundit për paraqitje jo të mira te United. /Periskopi.com