inter

Pioli fillon pastrimin e skuadrës, largon yllin e skuadrës

Trajneri italian i Interit, Stefano Pioli, është duke menduar të largojë disa lojtar nga skuadra.

Periskopi.com Sporti

Tekniku i sapoemëruar dëshiron që në janar të nënshkruajë me lojtar që ai i dëshiron dhe poashtu të largojë disa lojtar që nuk bëjnë pjesë në planet e tij për ringjalljen e neroazzurëve.

I pari në listë besohet të jetë mesfushori francez i ardhur me bujë të madhe nga Monaco, Geoffrey Kondogbia i përcjelluar nga Davide Santon, Jonathan Biabyani dhe Stevan Jovetic.

kondogbia
Geoffrey Kondogbia

Kondogbia nuk po arrin as nën urdhërat e Piolit të tregojë më të miren e tij dhe si duket në janar do t’i jep fund karrierës së tij në Inter. /Periskopi/

inter

Milani do që t’ia marrë Interit këtë yll

Derbi i Madoninës mes Interit dhe Milanit duket se do të luhet edhe në merkato. Përveç interesit për Badelj, mes dy klubeve milaneze është vënë edhe emri i Stevan Jovetic. Futbollisti malazez pëlqehet shumë nga Montella, i cili ka punuar me të edhe gjatë kohës që ka qenë trajner i Fiorentinës, shkruan Top Channel.

Periskopi.com Sporti

Kuqezinjtë mund të kërkojnë të përfitojnë nga situata që po përjeton Jovetic, i cili nuk po gjen hapësira te zikaltrit, për të tentuar blerjen e tij në merkaton e muajit janar.

Trajnerit italian të Milanit i lindi ideja per Jovetic në një takim krejtësisht të rastësishëm me të në një restorant në Milano, me futbollistin që duket se e sheh me sy të mirë një transferim në Milanello. Ajo që duhet të bëjë tani Jovetic është të kuptojë nëse Pioli do të bëjë të njëjtën gjë si De Boer dhe do ta lërë atë në harresë, apo do të fillojë të besojë tek ai, një dilemë që pritet të zgjidhet në javët në vazhdim.

Ndërkohë, te Milani së fundmi është shfaqur interesi edhe për mesfushorin gjerman Sebastian Rudy. Futbollisti 26-vjeçar është në përfundim të kontratës me Hoffenheim dhe mund të bëhet pjesë e kuqezinjve që në merkaton e muajit janar.