brozo

Stefano Pioli siguron fitoren e parë si trajner i Interit në Giuseppe Meazza (Video)

Interi është rikthyer në rrugë të duhur duke triumfuar ndaj Fiorentinës.

Periskopi.com Sporti

Stefano Pioli regjistroi fitoren e parë si trajner i neroazurëve me rezultat 4:2 ndaj Fiorentinës në ndeshjen e zhvilluar në Giuseppe Meazza.

Golat për Interin i shënuan Brozovic (‘3), Candreva (‘9) dhe Icardi (’19,’90), teksa për mysafirët shënuan Kalinic (’37) dhe Ilicic (’62) për rezultatin final 4:2.

Vlen të theksohet se Viola mbeti pa kapitenin e saj në minutën e 45’, pasi u përjashtua nga loja me karton të kuq nga referi kryesor pas një ndërhyrje ndaj Icardit.

Pas 14 ndeshjeve të zhvilluara, Interi tashmë kalon në pozitën e tetë me 21 pikë, ndërsa një vend më poshtë gjendet Fiorentina me 20 pikë. /Periskopi/

 

 

 

 

pioli

Trajneri i Interit paralajmëron Milanin para derbit

Trajneri i Interit, Stefano Pioli e ka paralajmëruar Milanin para derbit të nesërm.

Periskopi.com Sporti

Dy skuadrat në fjalë takohen nesër mbrëma për të zhvilluar kryendeshjen e javës në Serie A.

Ndërsa, Pioli thotë se skuadra e tij do ta kërkojë fitoren në këtë sfidë, përballë skuadrës në formë.

“Kam parë ndërgjegje të madhe në skuadër. Të gjithë janë të sigurt. Ne nuk jemi në një situatë të mirë dhe derbi ndaj Milanit mund të na jap energjinë e duhur. Ne duam që kjo lojë të jenë e jona, pavarësisht kohërave jo të mira”, ka deklaruar Pioli. /Periskopi.com

pioli-3-780x439

Pioli kërkon fitore në derbi

Trajneri i ri i Interi, Stefano Pioli, ka deklaruar se dëshiron vetëm fitore ndaj Milan.

Periskopi.com Sporti

Ish trajneri  i Lazios në konferencën e tij të parë për shtyp si trajner i Inter, është shprehur se ka motivuar lojtarët para derbit dhe se është fatlum që stërvit një grup lojtarësh si të Interit.

“Janë emocione të forta, të cilat duhet të na lejojnë të shkojmë në këtë ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme, me shumë përqendrim dhe vendosmëri. Sepse duam që derbi të jetë i yni”.

Interi do të mundohet të fitojë dhe të ristartojë sezonin përsëri.

Milan-Inter është kryendeshja e javës në Seria A. /Periskopi.com/

candreva

Pioli tregon nëse ka problem me yllin e Interit

Trajneri i ri i Interit, Stefano Pioli, është shprehur rreth çështjes se mesfushorit itlian, Antonio Candreva.

Periskopi.com Sporti

Ish trajneri i Lazios do ta ketë përsëri nën urdhëra mesfushorin që e kishte edhe tek Lazio.

Ata kishin probleme gjatë kohës së Piolit si trajner i Lazios,

” Candreva ? Nuk kam probleme me të, ai është një top mesfushor dhe jam i lumtur që e kam atë në ekip ” – tha Pioli. /Periskopi.com

ROME, ITALY - SEPTEMBER 25:  Head coach Stefano Pioli of Lazio issues instructions during the Serie A match between SS Lazio and Udinese Calcio at Stadio Olimpico on September 25, 2014 in Rome, Italy.  (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Pioli: Po e realizoj ëndrrën e jetës sime

Ish trajneri i Lazios, Stefano Pioli, ka deklaruar se është duke e përjetuar ëndrrën që e kishte dëshiruar gjithmonë.

Periskopi.com Sporti

Pioli është shprehur se gjithmonë kishte qenë fans i Interit dhe se është rritur si një Interist.

” Jam i lumtur që jam këtu. Jam rritur si Interist. E di që futbolli më dërgojë në një drejtim tjetër por gjithmonë kam qenë i apasionuar pas këtyre ngjyrave. E gjithë familja ime është zi-kaltër. ” -tha Pioli.

Italiani erdhi si zëvendësues i trajnerit holandez, Frank De Boer i cili u shkarkua nga interi një javë më parë. /Periskopi.com

 

inter

Mazzola: Interi me Pioli do të kualifikohen në Ligën e Kampionëve

Legjenda e Interit, Sandro Mazzola, është i bindur se Stefano Pioli është njeriu i duhur dhe akoma shpreson që Nerazzurrët ta zënë vendin e tretë në Serie A.

Periskopi.com Sporti

Klubi e shkarkoi Frank de Boerin pas dështimit që të sillte rezultatet e kërkuara, me ç’rast skuadra ka mbetur nëntë pikë larg pozitës që çon në Ligën e Kampionëve.

Lojtari që ka zhvilluar mbi 400 ndeshje me Interin thotë se trajneri i ri, Stefano Pioli, është zgjedhje e mirë për klubin, përcjell Telegrafi.com

“Interi është në duar të mira me Piolin. Ai është një trajner shumë i mirë dhe do ta kthejë skuadrën që të bëhet sërish ambicioze – pse jo edhe në vendin e tretë”.

“Tash për tash, ata janë prapa, por kanë mbetur edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar dhe për mua Pioli është njeriu i duhur”, ka deklaruar Mazzola. /Periskopi.com

ROME, ITALY - SEPTEMBER 25:  Head coach Stefano Pioli of Lazio issues instructions during the Serie A match between SS Lazio and Udinese Calcio at Stadio Olimpico on September 25, 2014 in Rome, Italy.  (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Zyrtare: Inter bëhet me trajner

Interi ka emëruar trajner italian, Stefano Pioli në pankinën të klubit.

Periskopi.com Sporti

Pioli ka nënshkruar kontratë me ‘zikaltërtit’ deri në fund të qershorit të vitit 2018, por drejtuesit e klubit kanë insertuar një klauzolë të pazakontë deri më tani pasi që ai mund të shkarkohet, nëse Interi gjen një trajner tjetër gjatë verës.

Pioli do të prezantohet te Interi të enjten para mediave në qendrën stërvitore, Appiano Gentile. /Periskopi.com

inter-celebrates

Interi nesër zyrtarizon trajnerin e ri (Foto)

Interi ka gjetur më në fund zëvedësuesin e të larguarit, Frank De Boer që është shkarkuar një javë më parë.

Periskopi.com Sporti

Është fjala për ish trajnerin e Bolognas dhe Lazios, Stefano Pioli, i cili tashmë është konfirmuar nga të gjitha mediat italiane.

Pioli do të zyrtarizohet nesër nga Interi si trajner i skuadrës milaneze, kurse përkrah tij si asistent do të jetë legjenda e ”Nerrazzurëve”, Walter Samuel. /Periskopi.com

ROME, ITALY - SEPTEMBER 25:  Head coach Stefano Pioli of Lazio issues instructions during the Serie A match between SS Lazio and Udinese Calcio at Stadio Olimpico on September 25, 2014 in Rome, Italy.  (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

ZOLA

Trajneri i njohur italian në zyret e Interit

Stefano Pioli besohet se është në Milano për t'u takuar me drejtuesit e Inter, pasi që është shumë afër pët t'u zgjedhur trajner i ri i skuadrës.

Periskopi.com Sporti

Trajneri italian ishte në garë me spanjollin, Marcelino, për të marr timonin e zikaltërtëve në vazhdimin e kampionatin italian.

Pioli ende nuk është i lirë zyrtarisht pasi ai ende figuron në listën e pagave të klubit romak, Lazio, edhe pse ai ishte shkarkuar muaj më parë, raporton Gazetta Dello Sport.

Megjithatë, kjo prishje e kontratës është afër dhe vetëm atëherë ai do të mund të konfirmohet zyrtarisht nga Interi.

Gjatë mbërritjes në zyrat ligjore të klubit, Pioli është munduar të kamoflohet duke vendosur syze dhe një kapuç në kokë. /Periskopi.com

pioli-1-780x439